Vreme[i]
Të premten me 10 tetor do të shpallet emri i fitueit të çmimit “Nobel” për paqen.
Meqënëse sipas Statutit të Fondacionit “Nobel” ndalohet zbulimi i informacioneve për nominimet, qofshin publike apo private, dihet se këtë vit janë nominuar për këtë çmim 338 individë dhe organizata. Ndërmjet tyre ështtë edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Tramp dhe studentët nga Serbia
Studentët serbë janë nominuar zyrtarisht për çmimin “Nobel” me 31 janar të këtij viti. Komiteti për Nobelin pohoi se e ka pranuar nominimin të cilin e kanë paraqitur shkrimtari Sinisha Kovaçeviç dhe advokatja Dijana Stojkoviç.
Sa afër çmimit Nobël është Donald Trampi?
Fakti që Izraeli dhe lëvizja palestineze arritën një marrëveshje mbi fazën e parë të planit të presidentit amerikan Donald Tramp për vendosjen e paqes në Rripin e Gazës mund të jetë arësye plus për të cilën, sikurse edhe vetë e pohon, Trampi meriton Nobelin për paqe.
Megjithatë, shanset për t’u bërë nobelist nuk janë të mëdha, nëse merret parasysh se Komiteti norvegjez i Nobelit, i cili i ndan çmimet, ka mbajtur takimin e fundit të hënën (me 6 tetor), gjë që do të thotë se emri i laureatit është zgjedhur që para mbylljes së marrëveshjes mes Izrealit dhe Hamasit.
Historiani i Komitetit Nobel Asle Sven tha për AFP-në se “Trampi nuk do t’a fitojë çmimin këtë vit”.
“Për këtë jam 100 përqind i sigurtë”, theksoi Sveni, duke nënvizuar se presidenti amerikan ka kohë që “i ka dhënë dorë të lirë” kryeministrit izraelit për të bombarduar Gazën dhe se i ka ofruar ndihmë të madhe ushtarake ushtrisë izraelite.
Nina Greger, drejtoreshë e Institutit për kërkime për paqen në Oslo, mendon se zhvillimet e fundit në Gaza kanë ardhur me vonesë kur është fjala për Trampin edhe çmimin Nobel për këtë vit.
“Është shumë pak e besueshme që ngjarjet më rë fundit në Gaza të ndikojnë në vendimin e Komitetit për Nobelin. Deri në këtë fazë laureati është zgjedhur, dhe po bëhen përgatitjet për shpalljen e tij të premten”, tha ajo për Skaj Njuz-in.
Ndoshta vitin e ardhshëm
Megjithatë, nëse plani prej 20 pikash i Trampit shpie në paqe afatgjatë dhe të qëndrueshme në Gaza, komisioni me siguri do të duhet të marrë seriozisht në konsideratë kandidaturën e tij për vitin e ardhshëm.
“Natyrisht, do të duhen të bëhen krahasimet me dosjen më të gjërë që të promovohet paqa – si brenda ShBA-ve ashtu edhe në nivelin ndërkombëtar – në përputhje me testamentin e Alfred Nobelit”.
Në testamentin e Alfred Nobelit, mbi bazën e të cilit ëeshtë vendosur çmimi, nënvizohet se Nobeli duhet t’i jepet personit “që ka bërë më shumë ose më mirë për përparimin e vëllazërimit mes popujve”.
Përse Trampi mendon se do të duhej të merrte çmimin Nobel
Trampi disa herë ka deklaruar se ka luajtur rol vendimtar në ndalimin e shumë luftërave.
“Kam udhëhequr gjashtë luftëra, kam përfunduar gjashtë luftëra”, tha me 18 gusht gjatë samitit me liderët europianë dhe ukrainas.
Një ditë më vonë, në një intervistë për Fox News-in e rriti numurin në shtatë luftëra. Kjo është një daklaratë që e ka përsëritur edhe muajin e kaluar duke thënë se “kurë askush nuk ka bërë diçka të ngjashme”.
Përmendi në këtë kontekst edhe Kosovën e Serbinë.
Trampi në muajin qeshor deklaroi se Komiteti për Nobelin duhet t’ia japë çmimin për paqe dhe se “duhej t’a kishte marrë katër apo pesë herë”.
Në muajin shtator u tha delegatëve të Kombeve të Bashkuara se “të gjithë thonë” se duhej t’a kishte marrë çmimin. Ka dhënë komente të ngjashme edhe kur gjeneralët e ushtrisë amerikane u mboldhën kohët e fundit në Virgjinia. Megjithatë, ai deklaroi për CBS njuz-in në shtator se nuk kërkon çmim.
Gjatë dy mandateve në Zyrën Ovale, Trampi është nominuar për çmimin Nobel më shumë se dhjetë herë. Nominimet i kanë paraqitur kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, kryeministri kamboxhian Huna Maneta, politikanë ukrainas, si dhe deputetë nga ShBA, Sudia dhe Norvegjia, shkruan Skaj Njuz-i. Ndërsa, Netanjahu e ka nominuar për çmimin e këtij viti.
Fituesi i çmimit Nobel për paqen për këtë vit do të shpallet me 10 tetor.
[i] https://vreme.com/svet/moze-li-tramp-da-dobije-nobela-za-mir/
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA




























































