Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi për mediat se aksioni opozitar do të vijojë me protesta, por dhe me mosbindje civile.
Ai u shpreh se nuk bëhet fjalë për dhunë, por mosbindja civile nuk është as “gudulisëse”.
Kryedemokrati tha se kanë marrëdhënie shumë të mira me Partinë e Lirisë dhe janë në sinkron.
Sipas tij nuk ka asgjë që e pengon këtë opozitë nga fitorja.
“Rama i ka orët e numëruara,” – u shpreh Berisha.
/Argumentum.al