Para se të niste seanca në Kuvend për heqjen e imunitetit të ish-zv. kryeministres Belinda Balluku, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë dërgoi një mesazh të qartë për ligjvënësit.
Në reagimin e saj, Ambasada Britanike thekson rëndësinë e ruajtjes së sundimit të ligjit dhe pavarësinë gjyqësore, duke njohur gjithashtu progresin e Shqipërisë në reformën gjyqësore që nga viti 2016, përfshirë krijimin e SPAK-ut.
“Imuniteti parlamentar duhet të mbrojë proceset demokratike, ai nuk duhet të jetë pengesë për llogaridhënie të barabartë para ligjit,” nënvizon Ambasada, duke theksuar se drejtësia duhet të funksionojë pa pengesa, edhe për zyrtarët më të lartë të shtetit.
Ky reagim i Ambasada Britanike vjen pas tensioneve të shumta politike dhe paralajmërimeve të Bashkimit Evropian dhe vendeve partnere mbi rëndësinë e luftës kundër korrupsionit dhe funksionimit të drejtësisë në Shqipëri.
/Argumentum.al





























































