Ambasadori i OSBE në vendin tonë Bernd Borchardt thotë se ka ende punë për të bërë për ta pasur një sistem drejtësie të saktë.
Bernd Borchardt: Ka ende shumë punë për të bërë për të siguruar që të kemi sistem drejtësie të saktë ka nisma që shkojnë paralelisht.
Vettingu vazhdon, ndërsa Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë shpresojmë se do të bëhert funksionale së shpejti. Këto përpjekje janë të favorshme për të forcuar gjyqësorin.
OSBE mbështet organet qeverisëse të gjyqësorit. Ne jemi të lumtur që mbështetin punë e KLP dhe KLGJ.
Në konferencën e parë rajonale për administrimin e Gjykatave dhe menaxhimin e çështjeve, diplomati i OSBE përmendi tre shembuj për të thënë se projekti “drejtesi pa vonesa” eshte nje histori suksesi.
Bernd Borchardt: Flasim për gjykatën e Krujës, vetëm pas 6 muaj pas zbatimit të projektit “drejtësi pa vonesa” kohëzgjatja e e gjyqeve penale u ul nga 135 ditë nga 45 ditë. Secili gjyqtar pati mundësinë të bënte dyfishin e çështjeve gjatë kësaj periudhe.
Në Korçë numri i seancave jo produktive ra nga 35 % në 2%.
Në Lezhë numri mesatar i seancave u ul me gati 50%.
Këto janë vetëm 3 shembuj të historisë së suksesit.
/Ora News.tv/