• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
10 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

  • POLITIKË

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

    Delegacioni i Kongresit amerikan në Tiranë, Peleshi: Partneritet strategjik me SHBA-në

    Rama: Mbi 127 mijë kërkime në “Flamingo Mirror”, platforma zmbraps 122 sulme kibernetike

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

    Kosova zhbllokon krizën institucionale, Kuvendi zgjedh presidenten e re

    KPM u kërkon mediave në Kosovë raportim të saktë dhe të përgjegjshëm gjatë protestave

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Kryesore

Ballkani në Bruksel dhe Nju Jork! Panairi diplomatik i botës! Jo fakt i kryer! Më në fund negociatat!

30 Shtator, 2024
in Kryesore, Realpolitik
A A
Share on FacebookShare on Twitter

REALPOLITIK FLASH NR. 96

16  – 30 SHTATOR 2024

Komente “ flash” mbi  4 ngjarjet kryesore, shkurt dhe shqip, vetëm me 1000 fjalë nga analisti i njohur diplomatik,   

DR. JORGJI KOTE

1.Ballkani në Bruksel dhe Nju Jork me 6 liderët e tij. Në Bruksel më 18 Shtator në një drekë pune me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Takimi i saj i parë me ta mbas rikonfirmimit dhe në stinën e re politike europiane. Ndonëse takimi ishte për  përgatitjet lidhur me përfitimet nga Pakti Ekonomik i Rritjes, gjithçka  ishte më tepër për “t’u çmallur” mbas pushimeve verore, foto familjare, buzëqeshje dhe shtrëngim duarsh. Asgjë më shumë.

I njëjti skenar dhe në Nju Jork më 25 Shtator, ku Darkën e punës e dha Përfaqësuesi i Lartë i BE-së Josep Borrell, ndoshta dhe lamtumira e tij. Njësoj si Brukseli, vetëm vendi ndryshonte. Siç e kemi thënë dhe më parë, këto takime rajonale janë kthyer në teatro politike lëvizëse, pa vlerë dhe rezultat, veç imazhit dhe atmosferës së këndshme të pijeve dhe kulinarisë për liderët e tij.

2.Panair Botëror diplomatik mund të quhet vërtet Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, e cila ka tri javë e mbledhur në sesionin e saj vjetor të 79-të. Kam qenë tri herբ dhe vetë në ”Pallatin e Qelqtë” disa vite më parë; aty thjesht ekspozohen dhe ”shiten” mostrat, idetë dhe konceptet e produkteve politike. Më tepër në formën e një marketing politik, sidomos për vendet e vogla si i yni, pa ndonjë ndikim në realpolitikën ndërkombëtare, sipas sloganit “ rroftë sebepi”! Vetëm fjalime, takime dhe premtime, asnjë vendim dhe reformë ” fjalë im Zot fjalë!”.

3. Bektashistani si fakt i kryer! Natyrisht lajmi që bëri bujë deri në Nju Jork dy javët e fundit ishte njoftimi mbi krijimin e minishtetit Bektashian, sipas modelit të Vatikanit. Kjo temë është trajtuar gjerësisht te ARGUMENTUM, ndaj këtu po përmendim vetëm se ai u bë ” fakt i kryer”, pa asnjë informim dhe transparencë paraprake publike, siç ndodh në një vend demokratik. Pa shpjegime për dobinë dhe nevojën e këtij minishteti. Kjo mund dhe duhej të ishte bërë më parë në tryeza debatesh në media, në takime me komunitetet fetare, në Kuvend dhe gjetkë. Ndërkohë, diplomacia jonë duhej të bënte paraprakisht ” matjen e pulsit” të vendeve të tjera, në mënyrë që dhe nëse e kur të krijohej ky minishtet, të ishte krijuar bindja dhe konsensusi i nevojshëm për një gjë të tillë pa probleme dhe pengesa. Këtu veç aleatëve tanë të mëdhenj, të cilët po flasin me ” gjysëm zëri” për këtë çështje, kujdes i veçantë duhej të tregohej me vendet fqinje, në mënyrë që ky shtet i ri të mos kthehet as në precedent, se terreni gati është dhe as ” mollë sherri”. Sepse gjërat jashtë nesh nuk ecin dhe zhvillohen vetëm sipas  logjikës kryeministrore shqiptare.

Dihet se diplomacia e huaj kudo ” gjuan” me vëmendje çdo rast e sidomos kur vjen fjala për ” dhurata” të tilla pa kosto nga vetë vendi organizator. Vetëm atëhere mund të ” shitej” ky produkt te Nju Jork Times dhe gjetkë. Po të ishte vepruar kështu nuk do të ishte më nevoja as për replika të gjata kryeministrore në distancë ndaj kundërshtimeve të shumta që vijnë nga akademikë, komunitetet fetare, publike, etj. Një reagim pa vend inatçor, pa mirësjelljen e duhur, pa vëmendje dhe respekt ndaj mendimeve ndryshe dhe kundër, çka dallon një rend dhe lider  të vërtetë demokratik.

4. Më në fund negociatat! Po, më 15 Tetor do të zhvillohet Konferenca e Dytë Ndërqeveritare BE-Shqipëri, e cila shënon dhe çeljen praktike të grupit të parë të kapitujve përkatës  ” Themelore” shteti ligjor, liritë themelore, drejtësia, etj. Kjo u bë e mundur mbas heqjes se vetos greke dhe ndarjes sonë nga Maqedonia e Veriut, me të cilën ishim ” çift” nga viti 2019. Ky përbën një moment të ri mobilizimi, duke filluar nga qeveria, opozita, media, shoqëria civile, diplomacia, komuniteti ekonomik, etj. Me qëllim që të bëhet e mundur ose t’i afrohemi sa më shumë objektivit të shpallur nga Kryemnistri Rama që viti 2030 të na gjejë në BE.

Sa për rezervat për ndarjen tonë nga Maqedonia e Veriut, për shkak të moszbatimit nga ana e saj të marrëveshjeve me Bullgarinë dhe Greqinë, këtë temë e kam shtjelluar gjerësisht dhe në librin tim më të ri ” Negociatat, sfida e fundit e integrimit”. Para tre vitesh atje argumentoja përse duhet të vazhdonim të ishim bashkë deri në fund të vitit 2022, ndërsa më vonë të kërkonim dhe vetë ndarjen prej saj. Pavarësisht nga ndjeshmëritë, patriotizmi, aspekti moral, solidariteti ynë me Shkupin dhe bashkëatdhetarët tanë atje, ndarja është alternativa më e mirë, bindëse dhe me rezultat dhe për vetë Maqedoninë e Veriut.

Sepse ne nuk mund t’i themi BE-së dhe vendeve të tjera aleate, faleminderit, por ne nuk duam t’i çelim negociatat pa Shkupin. Nuk funksionon kështu realpolitika. Ky qëndrim do të hidhej poshtë nga BE-ja, ai do të na ”ftohte” me Sofjen dhe Athinën, me Brukselin dhe vende të tjera të cilat kanë lobuar vazhdimisht për çeljen  e negociatave me ne, sipas meritave. Nga ana tjetër, ne kemi 5 vjet bashkë me Maqedoninë e Veriut, ndaj dhe na lanë aq gjatë, por prapë asnjë rezultat nuk solli, siç ishte menduar, as ndaj Bullgarisë dhe as ndaj Shkupit. Madje gjërat shkuan nga ” shiu në breshër”. Për pasojë, vazhdimi i ” çiftit” tonë integrues nuk pritet të sjellë ndonjë  ndryshim në politikën e Shkupit zyrtar e as të Bullgarisë dhe Greqisë. Mirëpo, BE-ja nuk bën dot asgjë pa Sofjen dhe  një vend anëtar i BE-së ka përparësi dhe besueshmëri më të madhe se një kandidat.

Po ashtu, qëndrimi bashkë mund të shfrytëzohej nga qarqe të caktuara në Shkup për t’u ”fshehur si struci” ose si trysni ndaj Sofjes dhe Athinës zyrtare duke mos bërë përpara. Natyrisht që kemi dhe do të gjemë dhe mënyra të tjera për të shprehur solidaritetin dhe mbështetjen tonë për fqinjët  dhe bshkëatdhetarët tanë për të ecur në procesine inegrimit, me frymë europiane dhe me vështrimin përpara. Tani t’i hyjmë punës mirë, se vërtet do t’i çelim negociatat më 15 tetor, por askush nuk e di se kur do të mbyllen, se janë 6 grupe kapitujsh me shumë kushte dhe problematika; për pasojë, veto do të na qendrojë si çekan te koka nga vende të veçanta dhe nga gjithë BE-ja. Krimi, korrupsioni dhe disa akte e ligje të diskutueshme e të kundërshtuara nga BE-ja janë pengesa serioze që kërkojnë kohë.

/Argumentum.al

© 2024 Argumentum

Related- Posts

EKONOMI

Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

9 Tetor, 2026
Kryesore

Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

9 Tetor, 2026
US Secretary of State Marco Rubio speaks at the Pnyx hill, where ancient Athenians held democratic assemblies, with the ancient Parthenon temple atop the Acropolis in the background, in Athens, Greece October 7, 2026.   Mark Schiefelbein/Pool via REUTERS
Kryesore

Rubio në Athinë: Kur historia bëhet doktrinë politike

8 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Ukraina reagon me zemërim: “Deal” nafte i Trumpit me Rusinë

10 Tetor, 2026

Peng Liyuan bën thirrje për zhvillimin e arsimit digjital dhe inteligjent për gratë

10 Tetor, 2026

Trump pas telefonatës me Putinin: Rusia do të furnizojë tregjet globale me karburant për të ulur çmimet

9 Tetor, 2026

Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

9 Tetor, 2026
NATO headquarters in Brussels with 32 flags

NATO zhvillon manovrat bërthamore “Steadfast Noon”, 17 vende aleate marrin pjesë në stërvitjen në Itali

9 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.