Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë në një konferencë për shtyp mbrëmjen e këtij 30 qershori dhe ka folur në lidhje me procesin e votimit të ditës së sotshme.
Në një kohë kur të gjithë po prisnin deklaratën për media të kryeministrit Edi Rama, i cili ka njoftuar se do të dalë para mediave në orën 21:00, kreu i opozitës Basha ka folur për mediat pak minuta para orës 21:00.
Ai ka thënë se votimet ishin si votimet brenda PS dhe se votoi administrata.
“Ishte një ngjarje që nuk ndodhte askund në Evropë. Organizata e Rilindjes votonte vetë, numëronte, vetë, zgjidhte vetë. Ishin njëlloj si votimet brenda PS-së. Punonjës publikë janë kërcënuar për largim nga puna. E gjithë votimi ishte pjesëmarrja e punonjësve publikë. Do çlirohemi shumë shpejt nga ky ankth”.
Ai shtoi:“Ka pas blerje votash, kërcënim për të marrë pjesë, përdorim të administratës dhe mbushje kutish”.
Basha deklaroi se me braktisjen e votimit sot shqiptarët braktisën maskaradën e votimit partiak. Ai tha se 85% e shqiptarëve refuzuan votimet e paligjshme.
Ai tha se Edi Rama është refuzuar edhe nga socialistët. Kryedemokrati foli po ashtu edhe për manipulime në zgjedhje.