Bashkimi Europian kërkon të pezullojë të gjithë udhëtimet jo të domosdoshme drejt bllokut, në një përpjekje për të frenuar përhapjen e coronavirus.
“Ne duhet të bëjmë më shumë që të hëqim barrën e madhe që ka rënë mbi sistemin e shëndetësisë”, tha presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen.
“Këtu në Europë, jemi prekur rëndë nga ky virus”.
Von der Leyen sqaroi se personat që janë banorë prej një kohe të gjatë në Bashkimin Europian ose që janë anëtarë të së njëjtës familje me një shtetas të BE, si dhe diplomatë, doktorë dhe staf mjekësor, mund të përjashtohen nga kjo masë. Ndër të tjera edhe punonjësit në sektorin e transporteve mund të përjashtohen në mënyrë që të vazhdojë transporti i mallrave.