• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
10 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

    Delegacioni i Kongresit amerikan në Tiranë, Peleshi: Partneritet strategjik me SHBA-në

    Rama: Mbi 127 mijë kërkime në “Flamingo Mirror”, platforma zmbraps 122 sulme kibernetike

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

    Kosova zhbllokon krizën institucionale, Kuvendi zgjedh presidenten e re

    KPM u kërkon mediave në Kosovë raportim të saktë dhe të përgjegjshëm gjatë protestave

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

BE: Projektstatuti pikënisje në diskutimet për Asociacionin

10 Maj, 2023
in FOKUS, KOSOVA
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Komisioneri Evropian për Çështje të Zgjerimit dhe Fqinjësisë, Oliver Varhelyi, tha se projektstatuti i ekipit menaxhues të Kosovës duhet të jetë pikënisje në diskutimet për themelimin e Asociacionit të komunave serbe.

Asociacioni sipas draft-statutit, i cili u prezantua me 2 maj në Bruksel, do të jetë një “formë e veçantë organizimi, e themeluar me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe të pakicave”. Në një debat për Kosovën, të mbajtur së fundmi në Parlamentin Evropian, komisionari Varhelyi, tha se krijimi i Asociacionit është detyrim që rrjedh nga marrëveshjet e dialogut.

“Duhet të zbatohen të gjitha detyrimet nga dialogu, pa vonesa dhe pa kushte, përfshirë edhe atë nga marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Siç ka nënvizuar Përfaqësuesi special për dialog Mirosllav Lajçak, draft-propozimi i prezantuar në takimin e fundit nga ekipi menaxhues, është pikënisje për diskutimet e mëtejme për themelimin e Asociacionit”, tha Varhelyi.

Ministri i Jashtëm i  Kroacisë, Gordan Grliç RadmanMinistri i Jashtëm i  Kroacisë, Gordan Grliç Radman
Ministri i Jashtëm i  Kroacisë, Gordan Grliç RadmanFotografi: Dimitrios Karvountzis/Pacific Press/picture alliance

Kurse ministri i Jashtëm i  Kroacisë, Gordan Grliç Radman, i cili ishte të  martën për vizitë në Kosovë, tha se vendi i tij mbështet çdo marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndërsa nënvizoi se modeli kroat për trajtimin e të drejtave të pakicave kombëtare mund të shërbejë si model i mirë edhe për Kosovën. Sipas tij, modeli i vendit të tij ishte i suksesshëm por, ekzistojnë modele të shumta në botë që mund të përdoren.

Gërvalla: Rajoni nuk ka nevojë për një republikë të dytë serbe

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, nga ana e saj, tha se Kosova ka shqyrtuar modele të shumta për mbrojtjen e pakicave, por nënvizoi se “Kushtetuta e Kosovës u ofron pakicave shumë më shumë të drejta se sa të gjitha modelet tjera”.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-SchwarzMinistrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-SchwarzFotografi: Christoph Soeder/dpa/picture alliance

“Ne kemi trajtuar modele, i kemi parë cilat janë ato për cilat për neve nuk vijnë në shprehje, sepse shkelin vijat e kuqe që kemi në këtë dialog. Asnjë lloj formacioni, asnjë lloj Asociacioni, asnjë lloj mekanizmi nuk mund të implementohet në Kosovë nëse e shkel së pari sovranitetin e vendit, së dyti Kushtetutën e vendit dhe së treti funksionalitetin e Republikës së Kosovës, sepse, këto tre elemente janë bazë për funksionimin e shtetit. Çfarë kemi parë në Bosnje e Hercegovinë përmes Republikës Serbe të instaluar atje, është një bllokim i tërësishëm i funksionimit të shtetit. Nuk ka për të ndodhur në Republikën e Kosovës. Ky rajon e ka mjaft një Republikë Serbe dhe nuk ka nevojë për një të dytë”, tha Ministrja Donika  Gërvalla.

Formë e veçantë organizimi

Një javë më parë, ekipi menaxhues për hartimin e statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, prezantoi në Bruksel draftin e parë. Ky draft, ka 67 nene dhe është i ndarë në nëntë kapituj, si: dispozitat e përgjithshme, çështjet e komunitetit, struktura organizative, anëtarësimi në Asociacion dhe marrëdhëniet ndërmjet komunave anëtare, asetet dhe të ardhurat, format e vendimmarrjes së drejtpërdrejtë, ndryshimet në statutin e Asociacionit, shpërbërja e Asociacionit dhe dispozitat tranzicionale dhe përfundimtare. Sipas draft-statutit që e publikuan të martën mediet në Prishtinë, Asociacioni do të jetë një “e themeluar me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe të pakicave” të të gjithë banorëve dhe komuniteteve që jetojnë në komunat që janë pjesë e Asociacionit. Qendra administrative e tij, bazuar në draft-statutin e prezantuar, është Mitrovica e Veriut. Do të ketë Kuvendin e Asociacionit, i zgjedhur nga komunat anëtare, dhe Kuvendi është organi suprem i Asociacionit.

Ky draft statut që e publikuan mediet në Prishtinë, u kundërshtua ashpër edhe nga Kryetari i Lidhjes i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në opozitë Lumir Abdixhiku. Sipas tij, “dokumenti i projekt statutit, i hartuar nga ekipi menaxhues, është më tepër se asociacion dhe është më tepër se autonomi, është shtet brenda shtetit.” Abdixhiku shkroi në rrjetet sociale se “një trup që nxjerr ligje, menaxhon asete kombëtare, pasuri publike e burime natyrore, një trup që organizon zgjedhje, mbanë referendume e merr kompetenca nga Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës, nuk ka vend në rregullimin tonë shtetëror e kushtetues”.

Kurti: Projekt i papajtueshëm me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e refuzoi këtë draft-statut menjëherë sapo u prezantuan në Bruksel, duke thënë se ai është i papajtueshëm me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, por edhe vlerat evropiane. Në të njëjtën kohë, Kurti  propozoi një draft-vizion siç e quan ai, se si do duhej të ishin vlerat dhe parimet që rregullojnë çështjen e komuniteteve pakicë në Kosovë. Në këtë dokument të kryeministrit të Kosovës, mes tjerash, thuhet se ai do t’u ofrojë mundësi pjesëtarëve të komunitetit serb në Kosovë për të promovuar dhe mbrojtur të drejtat e tyre përmes “kornizës së vetëmenaxhimit”, kanal të drejtpërdrejtë komunikimi me Qeverinë e Kosovës, si dhe mundësi për t’u financuar nga Kosova dhe vende të tjera, përfshirë edhe Serbinë.

Vuqiç: Prishtina nuk dëshiron të përmbushë detyrimet e saj

Pas refuzimit që i bëri Kurti draftit të Asociacionit të prezantuar nga ekipi menaxhues Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuqiç, tha se “është shumë i shqetësuar, sepse është e qartë se Prishtina nuk dëshiron ta përmbushë obligimin e saj të dhjetë vjetëve më parë për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”.

“Kosova ose do ta pranojnë atë për të cilën jemi pajtuar në vitin 2015, ose do të jetë fundi i çdo gjëje”, tha presidenti serb Aleksandar Vuqiç,  pas takimit më 2 maj në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. E një draft vizion për Asociacionin që u prezantua nga kryeministri Kurti, po e mbështet ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbot, i cili tha se është koha që “Kosova  nga ana e saj, “ta prezantojë zyrtarisht draft-statutin për Asociacionin”. Sipas tij, një dokument i tillë le të prezantohet duke u bazuar në draft-vizionin e paraqitur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Aleatët e Kosovës duan të shohin përparim në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, tha ambasadori Abbot, duke treguar se Kosovën e viziton këtë javë e i dërguari britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.

Në vitin 2013 Kosova dhe Serbia u morën vesh për themelimin e Asociacionit. Po ashtu në vitin 2015, u dakorduan për parimet e tij. Po në vitin 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se në 22 nene të Asociacionit janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Themelimi i Asociacionit parashihet tash edhe me marrëveshjen e arritur në Ohër me 18 mars ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. E i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha javën e kaluar se “zbatimi i marrëveshjes së Ohrit, nisë me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë”./DW

Related- Posts

NATO headquarters in Brussels with 32 flags
Bota

NATO zhvillon manovrat bërthamore “Steadfast Noon”, 17 vende aleate marrin pjesë në stërvitjen në Itali

9 Tetor, 2026
FOKUS

Jemeni si front i rivalitetit saudito-iranian

8 Tetor, 2026
JO VETEM LAJM

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

8 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

10 Tetor, 2026

Ukraina reagon me zemërim: “Deal” nafte i Trumpit me Rusinë

10 Tetor, 2026

Peng Liyuan bën thirrje për zhvillimin e arsimit digjital dhe inteligjent për gratë

10 Tetor, 2026

Trump pas telefonatës me Putinin: Rusia do të furnizojë tregjet globale me karburant për të ulur çmimet

9 Tetor, 2026

Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

9 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.