Në Bruksel zhvillohet online këtë të mërkurë (17 qershor) Ministeriali i Mbrojtjes i Aleancës së Atlantikut të Veriut në Bruksel.
Prezente është dhe ministrja e mbrojtjes, Olta Xhaçka e cila në fjalën e saj tha se Shqipëria do të jetë prezente ushtarakisht në Kosovë dhe Letoni.
Gjithashtu ajo ka propozuar fokus për sigurinë dhe stabilitetin në kufirin jugor të Aleancës.
“NATO rol vendimtar në mbrojtjen e rendit global, bazuar në vlerat e përbashkëta të Aleancës. Përmes përpjekjeve të saj të kombinuara me vendet tona sjellin ndryshim të madh në jetën e popujve. Propozoj fokus të vecantë të axhendës së NATO-s për sigurinë dhe stabilitetin në kufirin jugor të Aleancës. NATO e bashkuar dhe solidare, përgjigja më e mirë ndaj çdo rivali gjeopolitik të Aleancës. Shqipëria mbështet miratimin dhe zbatimin e Konceptit për Frenimin dhe Mbrojtjen në zonën Euro – Atlantike. Shqipëria konfirmon praninë e saj në Kosovë, Afganistan, Letoni, u shpreh Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.
Ministeriali do të zhvillohet më datat 17 dhe 18 qershor. Në ditën e parë diskutohet për misionet e NATO-s si dhe mbrojtjen e deterencën.
Ndërkohë që në ditën e dytë në Ministerial diskutohet për masat në fazën e dytë të COVID-19