• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
22 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

  • POLITIKË

    Rama në takimin me bankat: Paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm dhe mbështetje për studentët

    Nga karriget e kuqe te ato të zeza, Rama nuk ndryshon qëndrim: dialog po, dorëheqje jo.

    Berisha u bën thirrje shqiptarëve t’u bashkohen studentëve: Nesër, në orën 10:00, para Universitetit

    Dita e tetë e protestave në Tiranë: Rama ofron dialog, protestuesit kërkojnë dorëheqjen

    SPAK merr të pandehur Belinda Ballukun, ish-zëvendëskryeministres i komunikohen zyrtarisht akuzat

    Rama u përgjigjet organizatave të shoqërisë civile: “Jepeni ju të parët shembullin e dialogut dhe ne do të jemi aty”

    Rama: “Me gurin nuk negociohet”. Kryeministri i cilëson protestat “fatkeqësi kombëtare”

    Ervin Demo: “Ka kaluar vija e kuqe”, 295 të lënduar në 6 ditë protestash: Dhuna nuk është mjet negocimi

    Moska i përgjigjet Ramës për protestat: “Mos na hidhni fajin, zgjidhini vetë problemet tuaja”

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

    Maqedonci takon komandantin e ri të KFOR-it: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, prioritet strategjik

    Kosova reagon për protestat në Shqipëri, Haxhiu: Institucionet të dëgjojnë qytetarët

    Kroacia vendos 8 kushte për Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, çfarë kërkon Zagrebi para anëtarësimit

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

DAVOS/ Kryeministri Rama: Bashkëpunim mes vendeve kundër sulmeve kibernetike

18 Janar, 2023
in NGJARJE, POLITIKË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës me temë: “Perspektiva e Sigurisë Kibernetike Globale 2023 – bashkëpunimi mes vendeve në përgjigje të kërcënimeve kibernetike”.

Bashkëpunimi mes vendeve në fushën e sigurisë kibernetike, si dhe shkëmbimi i eksperiencave në përballjen me kërcënimet kibernetike gjithnjë e më të sofistikuara, ishin temat e një prej konferencave të sotme në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit 2023, ku u diskutua gjithashtu mbi raportin e Perspektivës së Sigurisë Kibernetike 2023, që është bazuar në kërkimin dhe bashkëpunim e mëparshëm.

Raporti përfshin rezultatet e hulumtimit të ri se si liderët po reagojnë ndaj kërcënimeve kibernetike tani dhe ofron rekomandime se çfarë mund të bëjnë liderët për të siguruar vendet e tyre në vitin që vjen.

Në fjalën e tij, Rama ndau me të pranishmit përvojën e Shqipërisë në përballjen me sulmin kibernetik, si dhe rëndësinë që ka bashkëpunimi mes vendeve për të shfrytëzuar në mënyrën më të mirë teknologjinë dhe për të formësuar një përgjigje të përbashkët, të shpejtë dhe të suksesshme ndaj kërcënimeve kibernetike.

“Shohim pritshmëritë e ngjarjes katastrofike kibernetike nga 95% e liderëve botërorë. Shqipëria ka qenë në zemër të një sulmi kibernetik. Çfarë mund të marrim nga kjo përvojë sidomos për liderët politikë”, theksoi Rama.

“Do të përpiqem që të jem i dobishëm. Së pari, për shkak të ngjarjes që ju përmendët, ne u detyruam që të nisnim të mësonim më shumë për të dhe një prej fakteve që unë mësova ishte se në qoftë se krimi kibernetik do të ishte shtet, do të ishte ekonomia e tretë globale pas SHBA-së dhe Kinës. Në 2015 potenciali i përllogaritur i përgjithshëm i tij ishte 3 trilionë USD, në 2025 parashikohet të jetë 10.5 trilionë. Në qoftë se do të mendonim në terma të një virusi, Covid-19-ës, që krijoi kaq shumë kaos dhe pati nevojë për kaq shumë ndërveprim dhe për kaq shumë përpjekje të përbashkëta, le të imagjinojmë një mori eksponenciale virusesh, të cilat çdo ditë pësojnë mutacione në mënyrë eksponenciale – nuk kërcënojnë organizmin tonë, por organizmin ku jetojmë, organizatat tona, vendet tona, sistemet tona – atëherë fundi mund të jetë thjesht një apokalips. Janë viruse që, jo vetëm mund të bllokojnë mënyrën tonë të jetesës, por mund ta kontrollojnë atë dhe mund ta devijojnë, pra mund të përdorin sistemet tona si largqoftë, sistemet e transportit ajror për të na goditur. Merreni me mend, në qoftë se ka një sulm kibernetik tek sistemet e transportit ajror që i kthen një numër avionësh që fluturojnë, në bomba”, tha Rama.

Rama vuri theksin tek sulmi kibernetik i Iranit ndaj Shqipërisë dhe bashkëpunimi mes vendeve.

“Ajo çfarë kemi mësuar është se kjo është diçka për të cilën është tejet naive të mendosh që çdo vend, qoftë i varfër a i fuqishëm, qoftë i pasur ose jo, të mund ta adresojë i vetëm. Ajo çfarë po shohim në betejën tonë të përditshme, jemi nën sulm qysh prej verës së kaluar nga Irani, (do të ishte e ndërlikuar që t’ia shpjegoja pse-në audiencës, por jemi nën sulm dhe jemi koalicion me disa vende mike që përballen me të njëjtin kërcënim që vjen nga i njëjti burim e që janë më të zhvilluar se ne sa i takon mbrojtjes kibernetike) është që këto armë, po e përdor këtë fjalë sepse janë armë të vërteta, janë loge dhe kode që përdoren për të na sulmuar, përbëjnë risi edhe për aleatët tanë. Që do të thotë, se bashkëpunimi është edhe një mënyrë për të mësuar se ç’armë të reja përdoren çdo ditë dhe për t’u përgatitur kundër tyre.

Po ashtu, Rama u kërkoi vendeve të bashkëpunojnë në luftë kundër sulmeve kibernetike. Ai theksoi se, BE duhet të mundohet të krijojë konvergjenca dhe kohezione për të bërë një veprim të përbashkët.

“Nuk mund ta imagjinoj sesi bota, bota institucionale, bota e organizuar, qoftë në sektorin publik apo privat mund t’i mbijetojë kësaj pa një koalicion të madh, shumë të madh. Ajo çka mësojmë nga krimi tradicional në Evropë është se krimi tradicional ka krijuar një BE shumë më funksionale sesa shtetet vetë, sepse është shumë më i ndërlidhur, nuk ka samite që nuk mbarojnë kurrë, mbledhje, nuk ka veto për t’i ndalur eksponentët e tij për të bërë ndonjë gjë, ndërkohë që vetë BE duhet të mundohet të krijojë konvergjenca dhe kohezione për të bërë një veprim të përbashkët. E pamë gjatë pandemisë. Ka dhe një gjë tjetër në fund. Për sektorin publik, kjo është vërtete sfiduese nga njëra anë se ka të bëjë me burimet. Imagjinojeni Shqipërinë me GDP e saj, me zhvillimin e saj, që ka hedhur një hap eksponencial për t’u shndërruar nga një vend që mbështetej kryesisht tek letrat, tek burokracitë, tek ryshfetet, në një vend, i cili sot ka 95% të shërbimeve të veta online, që është bekimi i teknologjisë për vendet në zhvillim, për të hedhur hapa që tjetërsoj do të duheshin dekada për t’i hedhur, por nga ana tjetër është mallkim i teknologjisë sepse ekspozohesh tërësisht dhe tashmë jemi të ekspozuar, kundrejt një fuqie si Irani që nuk është dikush me të cilin mund të jemi njësoj në raport të financave, të sjelljes antidemokratike e kështu me radhë, e na duhet tashmë të investojmë shumë më tepër. Që qeveria të investojë në atë çka do të ndodhë është diçka, por të investojë në diçka që nuk duhet të ndodhë është tjetër gjë sepse në fund të fundit na duhet të zgjidhemi. Çështja është: Sa do të bëhen bashkë, sa do të bëhet bashkë bota, sa do të bëhen bashkë vendet. Sa vendet e vogla, të mëdha, të pasura dhe jo të pasura, do të kuptojnë që duhet të jenë me njeri-tjetrin sepse në mos për asgjë tjetër, Shqipëria tashmë është shembull shumë i rëndësishëm për të kuptuar çfarë vjen më pas”, tha ai.

Po ashtu, kryeministri Rama i është përgjigjur pyetjeve në lidhje me reagimin e Shqipërisë ndaj sulmeve kibernetike.

I pyetur lidhur me ndikimet dhe pasojat konkrete që Shqipëria përjetoi prej këtij sulmi dhe cila ka qenë përgjigja më e shpejtë që mundi të jepte vendi, Rama u shpreh se, “e shmanga këtë në hyrje sepse do të ishte e ndërlikuar për kohën që kemi në dispozicion. Në Davos mund të nisesh vonë, por nuk mund të përfundosh vonë sepse janë të tjerë që duhet të vijnë të zënë sallën”.

“Do të përpiqem që të flas në mënyrë sa më të sintetizuar të jetë e mundur. Ajo çfarë kemi bërë është që e konsideruam teknologjinë si varkën e shpëtimit për të shkuar nga një nivel administrimi, që ishte mjaft i ndotur nga korrupsioni endemik, sa i përket ryshfeteve, në një nivel ku kontakti i drejtpërdrejtë midis qytetarëve dhe nëpunësve publikë dhe zyrave u eliminua përmes ndërveprimit online. Ia dolëm kështu të shndërroheshim nga një vend, i cili ishte vërtetë në fund në këtë drejtim tek një vend, i cili është i teti i renditur në Evropë dhe i 16-17 në botë sipas Kombeve të Bashkuara për vendet që përdorin shërbimet digjitale. Por, pikërisht aty donin të na dëmtonin autorët e hacker-imit, praktikisht duke synuar që të asgjësonin tërësisht infrastrukturën tonë digjitale dhe të fshinin tërësisht të dhënat tona të lidhura me shërbimet publike”, tha ai.

Rama shtoi se, ishte shumë shqetësuese sepse për javë të tëra ishte një luftë e jashtëzakonshme që po ndodhte në internet, 24 orë në 7 ditë të javës, shumë njerëz të përkushtuar në llogore për t’i sprapsur dhe ia dolëm t’i mbijetonin këtij sulmi duke mos i lënë që të bënin atë çfarë donin të bënin.

“Përmes një analize shumë tërësore që ne e bëmë përmes ekipit kundër kërcënimeve të Microsoft dhe ekipit të FBI arritën në përfundimin se ishte absolutisht e qartë se pas këtij sulmi ishte një shtet dhe konkretisht Irani. Ky është një sulm që i atribuuam Iranit bazuar në fakte. Ana tjetër e pranisë të frikshme të krimit kibernetik në jetët tona është se nuk është njësoj si dikush që të hyn në shtëpi, të shpërthen derën apo të thyen dritaren dhe hyn. Kiberkriminelët mund të jenë në shtëpinë tënde dhe ti nuk e di që i ke aty. Pra, janë depërtime dhe është njësoj si të marrësh e të vendosësh mina me sahat dhe të përcaktosh ditën, kohën kur të shpërthesh minën dhe deri atëherë, ti nuk e di që je duke fjetur mbi një minë. Ajo çfarë po bëjmë sot, siç e thashë, së bashku me dy vende të tjera mike, është saktësisht kjo; ne po zbulojmë, falë edhe ekspertizës së tyre më të madhe, saktësisht se cilat janë lëvizjet në errësirë, që në të kundërt askush nuk do t’i dinte. Ne jemi mjaft të angazhuar për të rritur ndërgjegjësimin e sektorit privat për këto rreziqe dhe që të bëjmë që edhe sektori privat të hyjë në bashkëpunim dhe në ndërveprim me qeverinë edhe kur vjen fjala për të kontribuar. Pra, nuk është aspak një proces i lehtë, por është bota e re, ndaj shpresoj që fjalia profetike e Michel Rocard nuk do të vërtetohet me kohën; para se të vdiste ai tha që “Ndjehem shumë i bekuar që jetova në kohën kur lindi interneti dhe ndihem shumë i bekuar që po e lë këtë botë përpara se interneti ta shkatërrojë”, përfundoi Rama.

Related- Posts

POLITIKË

Rama në takimin me bankat: Paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm dhe mbështetje për studentët

21 Tetor, 2026
Kryesore

Nga karriget e kuqe te ato të zeza, Rama nuk ndryshon qëndrim: dialog po, dorëheqje jo.

21 Tetor, 2026
POLITIKË

Berisha u bën thirrje shqiptarëve t’u bashkohen studentëve: Nesër, në orën 10:00, para Universitetit

20 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

German Chancellor Friedrich Merz attends the Berlin Global Dialogue at the European School of Management and Technology (ESMT) in Berlin. Photo: Fabian Sommer/dpa

Merz: BE-ja nuk kërkon luftë tregtare me Kinën, por kërkon konkurrencë të drejtë

21 Tetor, 2026

Guri, shkopi dhe tryeza evropiane

21 Tetor, 2026

Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

21 Tetor, 2026
People attend a protest organised by ProGlas, the Serbian pro-democracy movement, amid opposition claims of major election law violations in the Belgrade city and parliament races, in Belgrade, Serbia, December 30, 2023. REUTERS/Zorana Jevtic

Çfarë e pret Serbinë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 tetorit

21 Tetor, 2026

Kina mbron trashëgiminë e Marshimit të Madh me klasa patriotike me teknologji të lartë 

21 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.