Afati i aplikimeve për kredi me garanci sovrane 1 është shtyrë deri në datë 20 Qershor.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaron se për kreditë përmes Garancisë Sovrane për pagat e sektorit privat, Qeveria Shqiptare subvencionon plotësisht interest si dhe garanton 100% kreditë e aprovuara nga sistemi bankar.
Gjithashtu, Denaj ka publikuar edhe të dhënat mbi Garancinë Sovrane të miratuar deri në 5 Qershor.
Deri me tani kanë aplikuar për garancia sovrane 712 biznese dhe është miratuar për 462 prej tyre me një vlerë financiare prej 5.8 miliardë lekë.