Të premten në Nju-Jork u zhvillua sesioni për ShBA-në i Dialogut Global “Kina në Pranverë: Zhvillimi i Kinës, Mundësitë Globale”, i organizuar nga Grupi Mediatik i Kinës. Zëvendësdrejtori i Departamentit të Publicitetit të Komitetit Qendror të PKK-së dhe president i CMG-së Shen Haixiong, ambasadori i Kinës në Shtetet e Bashkuara Xie Feng, presidenti i Këshillit të Biznesit ShBA-Kinë Tan Sen dhe profesori i Universitetit të Kolumbias Jeffrey Sachs mbajtën videofjalime. Gati 100 të ftuar nga sektorët e biznesit, akademisë dhe medias, si të Kinës, ashtu edhe të ShBA-së, morën pjesë në këtë aktivitet.

Shen Haixiong deklaroi se “dy sesionet” vjetore të Kinës, duke shërbyer si një dritare e rëndësishme për të vëzhguar Kinën në epokën e re, tërhoqën përsëri vëmendjen globale. Takimet e këtij viti miratuan dokumente të rëndësishme, siç është projekti i Planit të 15-të Pesëvjeçar. Plani i Kinës për zhvillim me cilësi të lartë i ofron gjithashtu botës një “listë mundësish” të re. Presidenti Xi Jinping theksoi gjatë dy sesioneve nevojën për të zgjeruar hapjen në nivel të lartë, për të eksploruar gjerësisht tregjet globale dhe për t’u lidhur më mirë me ciklin ekonomik ndërkombëtar. Kjo tregon edhe një herë vendosmërinë e fortë të Kinës se “dera e hapur e saj do të hapet edhe më shumë”. Që nga fillimi i këtij viti, forcat e reja prodhuese të Kinës janë zhvilluar me shpejtësi, nga popullariteti global i modeleve të mëdha të Kinës deri te debutimi mahnitës i një grupi robotësh inteligjentë në Galanë e Festës së Pranverës të CMG-së, dhe rigjallërimi i tregut të konsumit nëpërmjet iniciativave ekonomike të bazuara te filmat, të tilla si “film + turizëm”, “film + ushqim” dhe “film + trashëgimi kulturore jomateriale”. Kina, ky “oaz sigurie”, po krijon vazhdimisht mundësi të reja zhvillimi. Grupi Mediatik i Kinës (CMG) është i gatshëm të shfrytëzojë avantazhet e tij të integruara mediatike të klasit botëror, duke u mbështetur në rrjetin e vet ndërkombëtar të komunikimit që përfshin 85 gjuhë, 192 stacione jashtë vendit dhe platformën e integruar mediatike CGTN, për të ndarë më mirë frytet e modernizimit të Kinës me botën dhe mundësitë e reja të zhvillimit me cilësi të lartë të Kinës me miqtë globalë. CMG-ja është e gatshme të shfrytëzojë avantazhet e saj të inovacionit teknologjik të nivelit botëror, të thellojë integrimin e “kulturës + teknologjisë” dhe të kultivojë vazhdimisht fusha të reja si 5G, 6G, transmetimet me qartësi ultra të lartë dhe inteligjenca artificiale, duke punuar me miqtë globalë për të krijuar së bashku një platformë inovative, ku teknologjia i sjell dobi njerëzimit. CMG-ja është e gatshme të shfrytëzojë burimet e saj mediatike të nivelit botëror për të kryer më shumë shkëmbime kulturore e njerëzore të ngrohta e praktike, duke punuar me miqtë globalë për të pikturuar së bashku një pamje të re të qytetërimit njerëzor, ku çdo kulturë është e bukur në mënyrën e vet dhe të gjithë mund të ndajnë bukurinë e njerëzimit. “Le të bashkojmë forcat për të promovuar paqen e zhvillimin botëror dhe për të kontribuuar në ndërtimin e një bashkësie me të ardhme të përbashkët për njerëzimin,” tha Shen Haixiong.

Pjesëmarrësit ranë dakord se teknologjitë inovative kryesore botërore të Kinës në fusha të tilla si robotika, automjetet elektrike dhe panelet diellore, do të vazhdojnë të nxisin inovacionin teknologjik global. Avantazhet e plota të prodhimit industrial të Kinës ofrojnë mundësi të gjera për bashkëpunim me dobi të ndërsjellë midis Kinës dhe vendeve të tjera.

Në veprimtari u paraqitën disa pjesë me cilësi të lartë, duke përfshirë programin e parë të kulturës industriale në shkallë të gjerë të CMG-së, “Kronika e Zanateve Kineze”, dhe numrin “Wu Bot” të Galasë së Festës së Pranverës.
Ky aktivitet në ShBA shënoi fillimin e serisë së dialogut global “Kina në Pranverë: Zhvillimi i Kinës, Mundësitë Globale”, i cili do të vazhdojë në shumë vende në Evropë, Afrikë, Lindjen e Mesme, Amerikën Latine dhe Azi./cgtn





























































