Diplomohen 246 punonjës të rinj të Policisë së Shtetit,

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi gjatë fjalës së mbajtur në Akademinë e Shkencave për ceremoninë e diplomimit të 246 punonjësve të rinj të Policisë së Shtetit i ka sugjeruar atyre që të mos joshen nga korrupsioni dhe krimi pasi jo vetëm do përballen me forcën e ligjit por edhe do zhvishen nga dinjiteti.

“Sot ju nisni një rrugëtim të gjatë të vështirë, por aq të bukur dhe fisnik. Karriera në Policinë e Shtetit fillon këtu dhe për pjesën më të madhe tuajën do përfundojë në moshën kur do dilni në pension. Do jeni njerëzit që do keni përballjen e parë me krimin dhe në kushtet kur krimi sa vjen dhe sofistikohet me figura të reja veprash penale, gjë që padiskutim e vështirëson punën tuaj.

Dua t’iu jap disa porosi, këshilla jo vetëm si Ministër. E para mos u joshni nga korrupsioni dhe nga krimi.; Jo vetëm që do përballeni me forcën e ligjit, por si korrupsioni dhe rimi do ju zhveshin nga dinjiteti. E dyta, mos u thyeni nga krimi. Jini të guximshëm jo vetë, nga krimi por dhe nga politika që për fat të keq, ende vazhdon atë rrugën e përbaltjes që e ka ringjallur dhe po e ringjallin fantazmat e politikës së vjetër”, tha Çuçi.

Ministri theksoi më tej se policia vijon të jetë një nga institucionet me besimin më të lartë në komunitet pavarësisht të gjitha tentativave për përbaltjen e saj. Çuçi ka bërë me dije më tej se në buxhetin e 2023 pagat për trupën policore do të rriten me 15%.

foto galeri

“Kemi operacione të përbashkëta policore me  agjencitë ligjzbatuese evropiane. Janë 17 të tilla që janë në proces sot që flasim. Lajmi mirë erdhi me buxhetin e ri për vitin 2023. Në tërësinë e tij në gjithë buxhetin e policisë së shtetit kemi rritur 16 % buxhetin krahasuar me një vit më parë. Dhe për 75% të trupës policore ne kemi filluar që prej tetorit rritje page prej 15%. Me buxhetin 2022 trajtuam ata punonjës policie që banonin jashtë qendrës së punës duke rritur pagat dhe shpërblimet deri në 50%, këtë vit po rrisim për pjesën më të madhe të trupës policore 15 % pagat. Këtë vit investimet në policinë e shtetit do jenë 56% më shumë se viti 2022”, tha Ministri.

Related Posts

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Add New Playlist