• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
22 Korrik, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

  • POLITIKË

    Ministri i Mbrojtjes: Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë, vlerësim për rëndësinë strategjike të Shqipërisë

    Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Meksikës: Shtysë bashkëpunimit ekonomik

    Nënsekretarja Hooker takim me Hoxhën: Biseduam për marrëdhëniet e ngushta që lidhin SHBA-të dhe Shqipërinë

    Shqipëria mbylli tre kapitujt e parë të negociatave, ambasada gjermane: Moment historik, vlerësojmë përpjekjet e ndërmarra

    Mbyllja e tre kapitujve të parë, Rama: Njerëzit duan më shumë, duhet të vazhdojmë të japim rezultate për qytetarët tanë

    Rama: “Ballkani i Hapur” u konsiderua ide e tmerrshme thjesht sepse unë dhe Vuçiç ishim pas saj

    Shqipëria dënon me forcë sulmet e Iranit ndaj vendeve arabe të Gjirit

    Kryeministri Rama në Paris me ftesë të Macron, pjesë e Samitit të Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën

    Ndarja nga jeta e Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani, Rama: Burrë shteti vizionar dhe udhëheqës historik i Katarit

  • SOCIALE / KULTURË
    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

    Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

    Përgjegjësia intelektuale dhe qytetare dhe protestat e sotme në Shqipëri

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

    RUSIA NË BOTËN MODERNE

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    BE kritikon vendimin e Kosovës për prokurorët serbë

    Çfarë pret SHBA-ja për të nisur Dialogun Strategjik me Kosovën?

    Kosova e shpall ministren serbe person “të padëshirueshëm” pas deklaratave të saj për “spastrim etnik”

    KFOR-i amerikan patrullime përgjatë vijës administrative pranë kufirit me Serbinë e Maqedoninë e Veriut

    Kurti dhe Abdixhiku shprehin gatishmëri për vazhdimin e bisedimeve për një marrëveshje për institucionet e reja

    Kur politikanët ushqejnë mosbesim, qytetaria duhet të kërkojë ndryshim, jo polarizim

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home POLITIKË

Dita Botërore e Lirisë së Shtypit/ Reagojnë Yuri Kim, Meta dhe Rama

3 Maj, 2022
in POLITIKË, SHQIPËRI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Presidenti Ilir Meta ka denoncuar problematikat në punën e gazetarëve, duke përmendur mungesën e kontratave të punës, punën me orare të stërzgjatura dhe pagesat e ulëta.

Sipas Metës, institucionet e ngarkuara për mirëfunksionimin dhe rregullimin e medias janë tërësisht të politizuara, duke bërë që autocensura dhe censura redaktoriale të jenë të pashmangshme.

Postimi i plotë i Metës:

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vlerësoj dhe respektoj punën dhe përpjekjet e çdo gazetari kurajoz dhe media të pavarur në vend, për informim të drejtë dhe të paanshëm, mbështetur mbi fakte dhe prova. Një media e lirë, e pavarur dhe e përgjegjshme është thelbësore për çdo demokraci funksionale dhe të qëndrueshme. Por kur shumica e gazetarëve vijojnë të jenë pa kontrata pune dhe sigurime të rregullta, të keqpaguar, të detyruar të punojnë me orare të stërzgjatura dhe në kushte aspak dinjitoze, si dhe kur institucionet e ngarkuara për mirëfunksionimin dhe rregullimin e medias publike janë tërësisht të politizuara, atëherë autocensura dhe censura redaktoriale janë të pashmangshme. Kjo i krijon terren kontrollit dhe ndikimit politik të mediave, nëpërmjet përcaktimit të linjave editoriale dhe përhapjes së dizinformacioneve të qëllimshme, që diktohen nga burime të errëta financimi, presioni dhe shantazhi qeveritar, me qëllim final centralizim të informacionit dhe forcim të autoritarizmit. Nuk është rastësi që vit pas viti janë rritur edhe aktet e dhunës policore, ndalimet pa shkak, kërcënimet, shantazhet dhe fyerjet publike ndaj reporterëve shqiptarë. Gjuha e presionit, denigrimit, frikësimit deri dhe urrejtjes ndaj gazetarisë si profesion, gazetarit si individ apo vetë komunitetit të medias në tërësi, përbën kërcënim serioz për të gjithë shoqërinë dhe rendin demokratik. Ndaj edhe Shqipëria, sipas raportit më të fundit të “Reporterëve pa Kufij” ka rënë frikshëm me 20 vende në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias, duke u renditur e fundit dhe lënë pas edhe vende të sapo dala nga lufta dhe ku ka patur tensione të forta sociale.

Siç evidenton dhe ky raport “gazetarët në Shqipëri vijojnë të përballen me presione politike që u përkeqësuan në vitin 2021 nga përpjekjet për të kontrolluar informacionin gjatë zgjedhjeve parlamentare dhe pandemisë Covid-19. Klasa politike kërcënon pavarësinë e redaksive nëpërmjet institucioneve shumë të politizuara të rregullimit të medias dhe menaxhimit të medias publike. Gazetarët kritikë ndaj qeverisë përballen me sulme të rregullta politike që synojnë t’i diskreditojnë, si dhe kanë vështirësi në aksesin e informacionit publik”.

Në kushtet kur dhe organizatat lokale të mbrojtjes së reporterëve janë pothuajse inekzistente, pjesërisht apo tërësisht të kapura, vetë gazetarët duhet të organizohen, të kenë një qëndrim më të unifikuar, të jenë më transparentë ndaj çështjeve të pronësisë së medias dhe ndarjeve politike, por më e rëndësishmja të mos presin që lirinë e shprehjes t’ua servirë politika apo grupet klienteliste.

Rikthimi i lirisë së mediave do t’i shërbejë jo vetëm transparencës por llogaridhënies në çdo nivel.

Media e lirë, e pavarur dhe në shërbim të interesit më të lartë publik, është një qëllim për të cilin duhet të përpiqemi dhe të bashkëpunojmë të gjithë.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, SHBA-të kanë theksuar edhe njëherë mbështetjen e tyre për gazetarët e pavarur që përpiqen të zbulojnë të vërtetën.

Me një postim në Facebook, Ambasada e SHBA shkruan se roli i medias është parësor që lufta kundër korrupsionit të ketë sukses. Po ashtu SHBA dënon sulmet ndaj gazetarëve të cilët kërkojnë të raportojnë në mënyrë të pavarur.

“Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Shtetet e Bashkuara ritheksojnë mbështetjen e tyre të palëkundur për gazetarët e pavarur të cilët përpiqen të zbulojnë dhe të përcjellin të vërtetën, të luajnë rolin e tyre mbikëqyrës në një mënyrë të përgjegjshme dhe të punojnë në një mjedis pa përndjekje, frikësime dhe vetëcensurë. Javën e kaluar, Ambasadorja Yuri Kim u takua me gazetarët Edmond Hoxhaj (BIRN Albania) dhe Isa Myzyraj (Ora News) për të shprehur mbështetjen e palëkundur për gazetarët e pavarur dhe për të dënuar sulmet direkte dhe indirekte ndaj gazetarëve të cilët kërkojnë të raportojnë në mënyrë të pavarur dhe të saktë. Që lufta kundër korrupsionit të ketë sukses dhe pandëshkueshmëria të përfundojë, roli që. ka një media e fortë dhe e pavarur është parësor”, shkruhet në postimin e Ambasadës së SHBA.

Kryeministri Rama

Në ditën e Lirisë së Medias, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratave të Presidentit Meta, i cili tha se janë rritur rastet kur gazetarët janë viktima të dhunës policore. Rama e quajti  gënjeshtër

“E di që edhe ky opinion i imi do klasifikohet si sulm, presion, agresion kundër mediave, por e kam të pamundur të hesht kur shoh se si tallen disa me lirinë e fjalës dhe se si liria e shtypit bëhet liri e shtypjes, duke shkelur mbi faktet, njerëzit dhe vendin, në emër të saj!

Gazetarët viktima të dhunës policore në Shqipëri? Çfarë gënjeshtre! Gazetarët kritikë ndaj qeverisë përballen me sulme politike? Çfarë fantazie! Vetërregullim etik në median shqiptare? Çfarë talljeje! Vetëm titulli mungon: Ankesa për mungesën e lirisë ngaqë s’dimë ç’të bëjmë me lirinë!

Në Shqipëri s’ka as media të intimiduar, as gazetarë të penguar në lirinë e tyre. Madje në Shqipëri ka gjithnjë e më shumë viktima të shpifjeve,gënjeshtrave e lajmeve të rreme! Flitet për gjyqe me gazetarë, kur në fakt s’ka! Flitet për ligjin antishpifje kur në fakt s’ekziston”, tha Rama.

/Argumentum.al

Tags: ALbaniamediayuri kim

Related- Posts

POLITIKË

Ministri i Mbrojtjes: Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë, vlerësim për rëndësinë strategjike të Shqipërisë

21 Korrik, 2026
NGJARJE

Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Meksikës: Shtysë bashkëpunimit ekonomik

21 Korrik, 2026
NGJARJE

Humb jetën në një aksident rrugor gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

21 Korrik, 2026

NATO: Aleatët nuk kanë përgjigje për katër pyetje

21 Korrik, 2026

BE kritikon vendimin e Kosovës për prokurorët serbë

21 Korrik, 2026

Ministri i Mbrojtjes: Samiti i ardhshëm i NATO-s në Tiranë, vlerësim për rëndësinë strategjike të Shqipërisë

21 Korrik, 2026

Kina thekson qëndrimin parimor me tre pika mbi Ren’ai Jiao, u kërkon Filipineve të ndalojnë provokimet detare

21 Korrik, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.