Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ndare me ndjekesit e tij ne rrjetet sociale nje moment nga takimi me homologun e Kines, Li Keqiang. Ne nje video postuar ne Facebook, Rama ndan pamje nga takimi me homologun gjate vizites se tij ne Dubrovnik te Kroacise. Te dy jane te qeshur, teksa jane takuar e me pas jane ulur ne tryeze per takimin e punes. Nderkohe qe edhe nje dite me pare, ne profilin e tij ne Instagram, Rama ka postuar nje video ne shoqerine e kinezeve qe shprehen: “We Love Albania”.
Ndërkaq, homologu kinez, sipas agjencisë së lajmeve Reuters dhe asaj shtetërore kineze, i ka shprehur Kryeministrit shqiptar pëlqimin e tij dhe të qeverisë së tij sa i përket zgjerimit të eksporteve shqiptare drejt Kinës, sidomos për produkte si mjalti dhe vaji i ullirit.
Ndër të tjera, Li Keqiang mësohet se i ka kërkuar Kryeministrit Rama bisedime për eliminimin e vizave mes dy vendeve, një program për shkëmbimin e të rinjve, si dhe krijimin e marrëveshjeve dy-palëshe.
Rama mësohet se i ka kërkuar homologut të tij asistencë për burimet e kualifikuara njerëzore për të pasur mundësinë të trajnohen më tej në Kinë.
Shqipëria është i vetmi vend ndër ato të Ballkanit Perëndimor që nuk gëzon qoftë edhe një investim të vetëm infrastrukturor nga Kina, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit.
Nuk dihet nëse përplasja më e fundit mes qeverisë shqiptare dhe koncesionarit kinez të aeroportit Nënë Tereza, i cili kontrollohet nga qeveria kineze, ka qenë ndër temat e bisedës mes Edi Ramës dhe Li Keqiang.