Senati në SHBA nuk e ka miratuar emërimin e David Kostelancik si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.
Senati i ka kërkuar Presidentit të SHBA, Joe Biden, që të miratojë një kandidat të ri për këtë pozicion.
Kujtojmë se Kostelancik u emërua ambasador i SHBA në Tiranë nga Presidenti i SHBA, Joe Biden në janar të vitit 2023.
Ai do të zëvendësonte në këtë detyrë ish-ambasadoren Yuri Kim, e cila u largua pas përfundimit të mandatit.
David Kostelancik ka shërbyer në Shqipëri edhe më përpara në periudhën 1992-1994, si përfaqësuesi i parë për çështjet politike dhe ekonomike në ambasadën e porsahapur amerikane në Tiranë. Para emërimit si ambasador, ai shërbente si Këshilltar për Politikën e Jashtme i Shefit të Shtatmadhorisë amerikane, Gjeneralit Mark Milley.
/Argumentum.al