• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
16 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

    Çfarë mund të fitojë sektori rus i energjisë nga lufta në Lindjen e Mesme

  • POLITIKË

    Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

    Begaj në Uzbekistan: Vizita e parë e një presidenti shqiptar, hapet një kapitull i ri në marrëdhëniet dypalëshe

    Marta Kos: Projekti i lidhur me Kushner do të respektojë standardet mjedisore evropiane

    Kryeministri Rama: S’ka shitje të Sazanit apo projekt të miratuar në Zvërnec, Shqipëria nuk i frikësohet ëndrrave të mëdha

    Pas heqjes së ‘non grata’-s, nis beteja e re kundër Berishës

    Begaj në 20-vjetorin e Eurorajonit Adriatiko-Jonian: Bashkëpunimi rajonal, çelës për zhvillimin evropian

    35-vjetori i themelimit të PS, Rama: Ngjitim Shqipërinë në majën e Europës së Bashkuar

    Presidenti Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Mirënjohje për UÇK-në dhe NATO-n

    I hiqet non grata? /Sali Berisha: “Sot unë them: u ktheva. U ktheva”.

  • SOCIALE / KULTURË

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

    Pashkët: tetë fjalë, që duhet të kuptohen, për festën më të rëndësishme të krishterë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Lufta që gjeografia refuzoi ta humbte

    Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

    Samiti Xi–Trump 2026: një “modus vivendi” në marrëdhëniet Kinë–SHBA

    Pandëshkueshmëria, Përgjegjësia politike dhe prezumimi i pafajësisë

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    SHBA paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

    NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

    27 vjet nga çlirimi i Kosovës

    Beteja juridike e humbur e Serbisë dhe shfrytëzimi i Rezolutës 1244 për luftë juridike (lawfare) dhe terroriste

    Zgjedhjet e qershorit në Kosovë, nuk prodhuan as humbës klasik dhe as fitues absolut!

    Forumi i 26-të i Politikave Bujqësore 2026 përfundon me sukses në Prishtinë

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Epstein. E keqja në perandorinë e pushtetit: jo kaos, por rend

10 Shkurt, 2026
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Arben Cici| ARGUMENTUM

Ambasador

Publikimet e fundit të dosjeve që lidhen me Jeffrey Epstein nuk tronditën botën sepse zbuluan diçka krejtësisht të panjohur. Ato tronditën sepse konfirmuan, me ftohtësi dokumentuese, një të vërtetë që zakonisht përmendet vetëm me zë të ulët: se pushteti absolut nuk jeton brenda moralit të përbashkët, por krijon për vete një moral paralel.

Publikimi i tyre nuk është një moment skandali. Ai është një moment zbulimi moral. Jo sepse na tregon fytyra të reja, por sepse zhvesh, për një çast të shkurtër, mitin më të qëndrueshëm të rendit modern: idenë se pushteti i madh bashkëjeton me përgjegjësinë. Në realitet, sa më lart ngjitet pushteti, aq më i hollë bëhet morali, derisa në majë ai nuk zhduket, thjesht bëhet i panevojshëm.

Në këtë kuptim dosjet Epstein nuk janë skandal. Skandal është fakti që ne ende i quajmë skandale. Ato janë thjesht çarje të përkohshme në perden e trashë të një rendi ku pushteti ka hequr dorë prej kohësh nga ideja e fajit. Ajo që del në dritë nuk është krimi, por normaliteti i tij në majat e botës. Këto dosje janë pasqyra e një rendi të padukshëm, ku veset nuk janë devijime, por pjesë funksionale e arkitekturës së pushtetit

Në perandorinë moderne të pushtetit, morali është një relike retorike, e ruajtur për fjalime elektorale dhe raporte “përgjegjësie sociale”. Në majat e hierarkive globale, aty ku elitat politike, financiare, diplomatike, kulturore dhe akademike ndërthuren, ligji nuk shfaqet më si normë universale, por si mekanizëm selektiv. Ai zbatohet me rigorozitet për masën, por bëhet fleksibël për ata që ndodhen brenda rrethit të brendshëm.

Këto elita të botës moderne kanë ndërtuar një ekosistem ku ligji nuk shërben për të kufizuar fuqinë e tyre, por për ta menaxhuar atë. Drejtësia është kthyer në një procedurë teknike, të administruar nga juristë, komisione dhe afate, ndërsa etika është reduktuar në një fjalor ceremonial për përdorim publik. Brenda këtij rendi, pushtetarët nuk sillen si kriminelë të fshehur, por si administratorë të privilegjit të tyre.

Pushtetarët politikë, financierët globalë dhe teknokratët e ndikimit nuk e shohin veten si shkelës të normave, por si përjashtime të justifikuara prej tyre. Ligji nuk është kufi; është arkitekturë mbrojtëse. Etika nuk është detyrim; është dekor. Mbrojtësit e këtij rendi do ta quajnë këtë stabilitet institucional, realizëm politik, madje mençuri strategjike. Por një stabilitet që mbijeton vetëm duke pezulluar përgjegjësine morale nuk është rend. Ështe amortizim i fajit.

Ata nuk sundojnë me dhunë të hapur, sepse nuk kanë nevojë. Ata sundojnë me padukshmëri. Me kontrata konfidenciale, me juridiksione të fragmentuara, me komisione hetimore që nuk arrijnë kurrë askund. Ky është triumfi i pushtetit modern: jo të shtypë turmën, por ta lodhë atë.

Në këtë botë, veset nuk janë shkelje aksidentale të normës; ato janë prova e përkatësisë në klub. Ishuj privatë, vila të izoluara e të ruajtura, evente të mbyllura, avionë pa itinerar publik, të gjitha këto nuk janë thjesht simbole luksi, por territore të sovranitetit real. Aty ku kamera nuk hyn dhe ligji ndalon në prag, pushteti e shijon veten pa nevojën për justifikim. Këto janë oazet moderne të vesit, ku imoraliteti nuk dënohet, por rregullohet.

Ajo që trondit më shumë nuk është abuzimi i skajshëm, por normaliteti me të cilin ai përthithet nga sistemi. Pushtetarët heshtin me elegancë institucionale, financierët mbyllen pas ujdive dhe fshehtësië, ndërsa intelektualët e afërt me pushtetin e relativizojnë gjithçka në emër të “kompleksitetit”. Heshtja nuk është frikë; është bashkëfajësi e rafinuar.

Në këtë rend, askush nuk e ndien veten fajtor, sepse faji shpërndahet si përgjegjësi kolektive pa autor. Çdo hallkë mbron tjetrën, jo nga solidariteti moral, por nga interesi i përbashkët për të ruajtur sistemin. Kështu, e keqja nuk shfaqet si akt brutal, por si proces i menaxhuar. Nuk bërtet, nuk ekzpozohet; ajo firmoset.

Paprekshmëria e këtyre figurave nuk është një anomali e sistemit, por arritja e tij më e lartë. Ajo nuk vjen nga mungesa e ligjeve, por nga mbingarkesa e tyre; jo nga mungesa e provave, por nga fragmentimi i së vërtetës. Publiku merr mjaftueshëm informacion për t’u tronditur, por kurrë aq sa për të kërkuar llogari reale. Skandali shndërrohet në spektakël dhe pastaj në lodhje.

Në këtë kuptim, Jeffrey Epstein nuk ishte përjashtim, por funksion. Një figurë ndërmjetëse që lidhte pushtetin politik me paranë, ndikimin kulturor me sekretin, dëshirën me imunitetin. Rënia e tij nuk shkatërroi sistemin, sepse sistemi nuk ishte ndërtuar mbi të; ai ishte ndërtuar mbi nevojën për figura të tilla.

Jeffrey Epstein nuk ishte monstër. Monstra është ideja se ai ishte i vetëm. Ai ishte thjesht funksionari i errët i një sistemi që kishte nevojë për dikë që të mbante sekretet, të lidhte dëshirat me ndikimin, perversitetin me pushtetin dhe paranë me heshtjen. Kur funksioni u bë i rrezikshëm, sistemi e sakrifikoi atë, por jo veten.

Ajo që këto dosje na imponojnë të pranojmë është se perandoria moderne e pushtetit nuk sundon përmes dhunës së dukshme, por përmes amoralitetit të organizuar. Demokracia mbetet fasadë, transparenca mbetet slogan, ndërsa drejtësia mbetet selektive. Për masën, ligji është detyrim; për elitën, është opsion.

Perandoria e pushtetit nuk frikësohet nga e vërteta. Ajo frikësohet nga kujtesa. Prandaj skandalet vijnë me cikle, publikimet bëhen me pika, ndërsa përgjegjësia shpërndahet deri në zhdukje. E vërteta lejohet të shfaqet për pak çaste, mjaftueshëm për të dhënë iluzionin e transparencës, por kurrë aq sa për të ndryshuar rendin.

Hipokrizia e pushtetit nuk qëndron vetëm në aktet që fshihen, por në maskat që shfaqen me kujdes para publikut. Ata që predikojnë moralin në podiume, që flasin për vlera, familje, rend dhe përgjegjësi, janë shpesh të njëjtët që e trajtojnë etikën si kostum ceremonial: vishet për kamerat dhe hiqet sapo dritat fiken. Propaganda e pushtetit nuk synon të bindë për të vërtetën, por të mpijë ndjeshmërinë morale. Ajo prodhon figura publike të pastra, narrative shembullore dhe armiq abstraktë, ndërsa realiteti zhvendoset në prapaskenë. Kur maskat bien, si në rastin e dosjeve Epstein, nuk zbulohet thjesht hipokrizia individuale, por mekanizmi i një rendi të tërë që mbijeton duke predikuar virtytin dhe duke administruar vesin.

Tragjedia e vërtetë dhe dështimi ynë kolektiv nuk qëndron vetëm tek krimet e fshehura, por tek pranimi shoqëror i këtij rendi si realitet “normal” dhe i pashmangshëm. Ne jemi mësuar ta quajmë këtë realizëm politik, stabilitet institucional, madje edhe maturi ose mençuri strategjike. Kemi mësuar të kërkojmë drejtësi vetëm për të dobëtit dhe të admirojmë cinizmin e të fortëve si shenjë inteligjence. Por në thelb, kemi pranuar një rend ku pushteti nuk ndien më nevojën të justifikohet moralisht. Sepse aty ku pushteti nuk njeh kufi etik, e keqja nuk ka pse të maskohet. Ajo thjesht administrohet, protokollohet dhe mbrohet, derisa një tjetër dosje të hapet, dhe një tjetër heshtje të mbyllet mbi të.

Por një pushtet që nuk njeh turp nuk është i fortë; është i kalbur. Një rend që mbijeton vetëm duke pezulluar moralin nuk është racional; është i frikësuar nga çdo formë llogaridhënieje reale. Dhe një shoqëri që e pranon këtë nuk është naive; është e dorëzuar.

Dosjet Epstein nuk na tregojnë se sa e errët është elita. Ato na tregojnë sa shumë errësirë kemi mësuar të tolerojmë. Sepse aty ku pushteti jeton pa turp, e keqja nuk ka nevojë të fshihet. Ajo qeveris; dhe ne e quajmë rend.

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

OP/ED

Lufta që gjeografia refuzoi ta humbte

16 Qershor, 2026
OP/ED

Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

10 Qershor, 2026
OP/ED

Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

4 Qershor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

“Europe, Can You Hear Us?”/ Protesta kundër qeverisë hyn në ditën e 17-të

16 Qershor, 2026
A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

Protesta si shkurorëzim i autoritetit të nënshtrimit, anatomia e një zgjimi

16 Qershor, 2026

Rama për ‘Vanity Fair’: E vërteta mbi ishullin e Sazanit dhe kush qëndron pas protestave

16 Qershor, 2026

Lufta që gjeografia refuzoi ta humbte

16 Qershor, 2026

SHBA paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

16 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.