• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
30 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

  • POLITIKË

    Rrëzimi i helikopterit ushtarak në Bosnjë-Hercegovinë, Hoxha: Shqipëria qëndron krah të Italisë dhe komunitetit të EUFOR-it

    Kryeministri Rama prezanton paketën fiskale 2027 dhe u përgjigjet protestuesve: “Nuk ndalem, nuk ndalemi, nuk do të më ndalin”

    Kryeministri Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, qeveritë ndryshojnë përmes zgjedhjeve, jo dhunës

    Ministri Hoxha takim me ambasadorët e BE-së: Dialogu dhe respektimi i ligjit, thelbësorë për kapërcimin e tensioneve

    Balla: Dhuna në protesta kërkon instrumente të reja ligjore, ndryshimet në ligjin për tubimet me akt normativ

    Presidenti Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

    Ministri Hoxha u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të votojnë masivisht në zgjedhjet në Serbi

    Kryeministri Edi Rama prezantoi sot paketën e re ligjore kundër dhunës urbane e cila përfshin gjashtë instrumente që plotësojnë njëri-tjetrin.

    PD i bashkohet protestave kundër qeverisë, simpatizantët djegin ulëset para Kryeministrisë

  • SOCIALE / KULTURË

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Kosovë-Gjermani: Forumi Ekonomik, investimet dhe tregtia

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Edicion Special Europe

Evropa në një muzg gjeopolitik, ose si u humb vetëdija për shpirtin e saj

26 Janar, 2026
in Edicion Special Europe, Kryesore
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Dr. Zlatko Kramarić| ARGUMENTUM
Ambasador i Kroacisë në Shqipëri

Në fjalimin e mbajtur nga Kryeministri i Kanadasë në Davos, unë nuk shoh thjesht një koment politik brilant mbi kohën në të cilën jetojmë. Përkundrazi, bëhet fjalë për një fjalim që identifikon me saktësi shumicën e simptomave të ndryshimeve të thella në konstelacionin global. Nga perspektiva evropiane, por edhe nga këndvështrimi ynë, ky fjalim funksionon si një lloj pasqyre e jashtme e Evropës. Jo sepse zbulon diçka të re, por sepse artikulon atë që Evropa e ka ditur prej kohësh, por që, për arsye të vështira për t’u kuptuar, ka shmangur ta shprehë: bota është kthyer te politika e fuqisë, ndërsa Evropa ende flet gjuhën e vetëbesimit post-politik. Ky fakt dëshmon në mënyrë të pamohueshme për pafuqinë shpirtërore të Evropës, për lodhjen e saj. Prandaj, ia vlen të mbahet parasysh se ata që janë të lodhur, të vjetër dhe të pafuqishëm nuk janë të aftë të kryejnë asnjë ndryshim politik apo çfarëdo ndryshimi tjetër.

Kanadaja, e cila e sheh veten si një fuqi të mesme pa ambicie imperiale, demonstron një nivel të lakmueshëm të qartësisë normative. Është e vetëdijshme për fundin e iluzioneve liberale, megjithatë, pavarësisht kësaj vetëdije, nuk i braktis vlerat liberale. Evropa, në mënyrë paradoksale, bën të kundërtën: i ruan të gjitha ato vlera si një kornizë retorike, por ndërkohë ka humbur besimin në efektivitetin e tyre historik. Sipas mendimit tim, ky është thelbi i krizës së sotme evropiane, e cila nuk është aspak rezultat i dobësisë institucionale. Kjo krizë ka lindur kryesisht për shkak të një pamjaftueshmërie të plotë shpirtërore – një paaftësi për të ofruar përgjigje të përshtatshme, domethënë në kohë, për marrëdhëniet ekzistuese politike dhe të tjera në botë.

Pikërisht për këtë arsye, fjalimi i Kryeministrit Kanadez duket pothuajse subversiv për një audiencë evropiane. Jo sepse ofron zgjidhje, por sepse tregon se është ende e mundur të flitet për demokracinë pa ironi dhe pa disfatizëm. Kanadaja pranon realitetin e një bote shumëpolare, por nuk i relativizon vlerat; Evropa, në mënyrë paradoksale, shpesh i relativizon vlerat e veta pikërisht sepse i konsideron ato “të vetëkuptueshme”. Fatkeqësisht, udhëheqësit evropianë me sa duket nuk i kanë lexuar me kujdes tekstet e K. Marksit, i cili tha se “çdo gjë e ngurtë shkrihet në ajër”! Dhe është pikërisht kjo gjeneratë evropianësh që po dëshmon atë transformim të “të ngurtës” në “ajër” – vetë ideja se Amerika nën Trump mund të mbështesë Rusinë në krizën ukrainase fshin shumë nga supozimet mbi të cilat bazohej bota e shumicës së evropianëve.

Evropa e Depolitizuar dhe Iluzioni i Qeverisjes

Në ndërhyrjet e tij të fundit, Ivan Krastev nuk flet për Evropën si një projekt të dështuar, por si një projekt që ka humbur narrativën e saj për të ardhmen. Diagnoza e tij e një gjendjeje depresive publike është veçanërisht e rëndësishme: sot, qytetari evropian i frikësohet jo vetëm luftës, migrimit apo problemeve ekonomike, por edhe kthimit historik – ndjesisë se Evropa po kthehet në vitin 1914, 1938 ose 1989, por pa një vetëdije të qartë për arsyet e vërteta të këtyre kthimeve dhe në një të kaluar më të keqe. Në fund të fundit, lufta, rënia e perandorive dhe autoritarizmi janë të gjitha përvoja të dhimbshme evropiane. Megjithatë, do të ishte gabim ta reduktonim problemin ekskluzivisht në kujtime negative. Duke vepruar kështu, do ta thjeshtonim shumë. Problemi i vërtetë qëndron në mungesën e së ardhmes. Nuk ka dyshim se kujtimet (e këqija) mbizotërojnë në vetëdijen evropiane, ndërsa pritjet dhe shpresa janë reduktuar në minimum.

Pikërisht kjo është pika e konvergjencës midis pikëpamjeve tona dhe atyre të I. Krastev: fryma evropiane nuk është zhdukur sepse u sfidua nga jashtë, por sepse ka pushuar së qeni objekt debati të brendshëm. Politika evropiane flet një gjuhë teknike rregulloresh, fondesh dhe procedurash, ndërsa sfera publike mbetet pa një horizont elementar filozofik dhe kulturor që mund të justifikojë, të paktën pjesërisht, këto politika ad hoc.

Në tekstet e mia mbi shpirtin europian, kam theksuar vazhdimisht se Europa nuk u formua si një projekt stabiliteti, por si një projekt i (vetë-)kritikës. Që nga Iluminizmi, identiteti europian është formësuar përmes një konflikti të përhershëm idesh, përmes dyshimit, përmes vënies së vazhdueshme në pikëpyetje të vetë themeleve të tij. Sot, megjithatë, po dëshmojmë atë që — duke ndjekur premisat themelore të teorisë kritike — do ta quaja depolitizim strukturor të Europës, ku “politika” është zëvendësuar nga menaxherialja. Konflikti është zëvendësuar nga procedura (dhe shpesh kemi përshtypjen se këto veprime procedurale janë kryesisht të pakuptimta, të panevojshme dhe të mërzitshme). Vizionin e ka zëvendësuar menaxhimi i krizës. Në këtë kontekst, qytetari europian nuk e përjeton aq shumë represionin, sesa vuan nga ndjenja e të jetuarit në një botë të zhveshur nga çdo kuptim. Prandaj nuk është për t’u habitur që Ivan Krastev, me të drejtë, flet për një gjendje depresive të opinionit publik europian, ku kjo depresion nuk përfaqëson një problem apo gjendje emocionale, por është par excellence një fakt politik.

“Dhjetë vitet e ardhshme do të kenë dy karakteristika të rëndësishme. E para është se, psikologjikisht, ato do të jenë jashtëzakonisht intensive. Gjithçka do të sillet rreth mënyrës se si ndihesh, kështu që edhe fuqitë e mëdha do të kenë pesë minutat e tyre adoleshente. Kemi hyrë në një periudhë në të cilën të gjitha janë në kërkim të identiteteve të reja gjeopolitike.”

Depresioni, nostalgjia dhe melankolia janë këtu kategori dhe derivate të teorisë kritike. Ato shënojnë gjendje në të cilat subjekti nuk e sheh më veten si aktor të historisë, por si objekt të proceseve që jo vetëm nuk i kupton, por as nuk është në gjendje t’i kontrollojë. Europa sot vuan pikërisht nga kjo: nga ndjenja se historia “u ka ndodhur të tjerëve”, ndërsa ajo vetë ka mbetur e bllokuar në vetëkuptimin e saj normativ. Prandaj do të ishte më se e dëshirueshme që Europa më në fund të kuptojë se aleanca me Amerikën nuk është një kategori e përjetshme — veçanërisht jo tani, kur D. Trump është President i Shteteve të Bashkuara, për të cilin Venezuela duket qartazi më e rëndësishme se Ukraina.

Nga këndvështrimi kritik, ky është një paradoks i liberalizmit të vonë: shoqëritë që janë institucionalisht më të qëndrueshme janë njëkohësisht më të pasigurta në aspektin ekzistencial. Në këtë kuptim, Europa nuk prodhon më ide politike, por reagime politike. Ajo thjesht përgjigjet, ndërsa pothuajse nuk nis asgjë. Pikërisht për këtë arsye, fjalimi i Kryeministrit kanadez tingëllon si një paralajmërim i jashtëm — një kujtesë se ende është e mundur të flitet për demokracinë pa ironi, por edhe pa naivitet.

Shpirti Europian si një praktikë e humbur

Për mua, shpirti europian ka qenë gjithmonë një praktikë, jo një dogmë. Jo një grup “vlerash”, por një mënyrë të menduari. Sot, këto vlera shpesh përsëriten mekanikisht, sikur vlefshmëria e tyre të ishte e pavarur nga konteksti politik dhe shoqëror. Teoria kritike, megjithatë, na mëson të kundërtën: vlerat që nuk jetohen dhe nuk vihen në pikëpyetje shndërrohen në ideologji të thjeshtë.

Në këtë kuptim, Europa e sotme nuk është cinike, por konformiste. Ajo nuk i mohon idealet e veta, por nuk i vë më në dyshim — dhe pikërisht ky qëndrim (vetë-)kritik përbënte themelin e forcës së saj historike. Shpirti europian nuk ka qenë kurrë thjesht një grup vlerash, por një proces i vazhdueshëm vetë-pyetësimi — nga Augustini dhe Erasmusi, te Kanti dhe Husserli, e deri te Krleža, Miłosz dhe Kundera. Mendimi europian ka lindur gjithmonë përmes një përballjeje të pandërprerë midis idealeve dhe realitetit (të ashpër). Sot, ky proces është zëvendësuar pothuajse tërësisht nga një logjikë menaxheriale, e cila prodhon stabilitet politik pa legjitimitet shpirtëror. Duhet ta kemi gjithmonë parasysh se çdo relativizim është një rrugë e sigurt drejt zbrazëtisë së plotë intelektuale.

Në vend të një përfundimi

Nga perspektiva ime, situata aktuale gjeopolitike nuk është thjesht një provë e institucioneve evropiane, por një provë e vetëdijes evropiane. Nëse Evropa dëshiron të mbetet një subjekt historik, ajo duhet të mësojë përsëri se si të mendojë vetë. Dhe ky mendim duhet të zhvillohet brenda paradigmave të reja teorike. Ne duhet t’u themi lamtumirë të gjitha gjendjeve shpirtërore melankolike që e bëjnë Evropën të perceptojë veten si në një pozicion shumë më të keq sesa është në të vërtetë (I. Krastev).

Përndryshe, Evropa nuk do të mposhtet nga jashtë. Ajo do të shpërbëhet ngadalë por me siguri nga brenda, në heshtjen e efikasitetit administrativ irracional dhe indiferencës publike. Dhe ky, paradoksalisht, do të ishte fundi i saj më jo-evropian. Prandaj, ne nuk duhet të lejojmë në asnjë mënyrë që pesimizmi të bëhet ndjenja mbizotëruese në shoqëritë evropiane. “Tani rrezikojmë të bëhemi viktima të pesimizmit të tepruar. Kjo më kujton një njeri që dëshiron të vrasë veten nga frika e vdekjes.” Evropa ka nevojë për mobilizim – në të gjitha segmentet e shoqërisë. Nga “dekadenca konkurruese”, në të cilën ne ngushëllojmë veten duke vërejtur se të tjerët janë më keq se ne, ka pak përfitim. Sepse midis pesimizmit dhe optimizmit, duhet të zgjedhësh gjithmonë SHPRESËN.

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

Bota

Tragjedia hekurudhore në Spanjë: 69 të vdekur, hetimet nisin pas dështimit të sistemit të sinjalistikës

29 Tetor, 2026
Kryesore

Kryeministri Rama prezanton paketën fiskale 2027 dhe u përgjigjet protestuesve: “Nuk ndalem, nuk ndalemi, nuk do të më ndalin”

28 Tetor, 2026
JO VETEM LAJM

Tetori i Putinit: Trumpi, Nord Stream dhe rifillimi i kontakteve me Evropën

27 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Rrëzimi i helikopterit ushtarak në Bosnjë-Hercegovinë, Hoxha: Shqipëria qëndron krah të Italisë dhe komunitetit të EUFOR-it

29 Tetor, 2026

Katër të vdekur dhe 11 të plagosur nga rrëzimi i një helikopteri ushtarak italian në Bosnjë

29 Tetor, 2026

Kosovë-Gjermani: Forumi Ekonomik, investimet dhe tregtia

29 Tetor, 2026

Zgjedhjet në Izrael: Netanyahu kryeson, por pa shumicën parlamentare; negociatat për qeverinë e re në fokus

29 Tetor, 2026

Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

29 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.