Nga ceremonia e ngritjes së flamurit deri te fenerët e pikturuar me dorë dhe shfaqja e fishekzjarrëve, Hong Kongu u përfshi në një atmosferë gëzimi për të festuar Ditën Kombëtare.
Një ceremoni ngritjeje flamuri u mbajt në sheshin “Golden Bauhinia”. Mes notave solemne të himnit kombëtar, u ngritën flamuri kombëtar i Kinës dhe flamuri i Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong Kongut (HKSAR), shkruan “Xinhua”.
foto nga VCG
Ceremoni të ngjashme u zhvilluan në të gjithë qytetin, në shkolla, parqe sportive dhe njësi qeveritare, duke i shndërruar rrugët në një det të gjallë të kuq dhe duke shtuar frymën e festave.
Në pritjen e Ditës Kombëtare, shefi ekzekutiv i HKSAR-së, John Lee, tha se Kina mbetet e përkushtuar ndaj hapjes dhe për të ndjekur zhvillim me cilësi të lartë, duke ofruar mençuri kineze për reformën e sistemit të qeverisjes globale dhe duke demonstruar përgjegjësinë e saj si një fuqi e madhe.
foto nga VCG
Duke theksuar ngritjen e Hong Kongut në vlerësimet ndërkombëtare, Lee shprehu besim në perspektivat e ardhshme të qytetit.
“Jam i bindur se duke punuar së bashku, duke përkrahur inovacionin dhe duke përqafuar reformat, do ta shndërrojmë Hong Kongun tonë të dashur në një shtëpi edhe më të mirë për të gjithë. Perla e Orientit do të vazhdojë të shkëlqejë më shumë se kurrë më parë”,- tha Lee.
Me afrimin e Festivalit të Mesvjeshtës, qyteti është zbukuruar edhe me dekorime festive. Fenerë shumëngjyrësh të varur në Wan Chai, vallëzimi i dragoit të zjarrit dhe tregu i gjallë i natës në Parkun Victoria, feneri mahnitës i zanave 12.8 metra i lartë në Distriktin Kulturor West Kowloon, kanë krijuar spektakle marramendëse për vizitorët.
foto nga VCG
Në festimin e Ditës Kombëtare, pati lehtësira edhe për qytetarët dhe turistët, si udhëtime falas me tramvaj, hyrje falas në muze dhe parqe, si dhe ulje të çmimeve në restorante e kinema.
Festimet sollën edhe prani të shtuar të njerëzve, me rreth 550.000 udhëtime pasagjerësh të regjistrua në të gjitha pikat e kontrollit, deri pasditen e të mërkurës, me udhëtarë hyrës që tejkalonin 300.000, sipas Departamentit të Emigracionit të qeverisë së Hong Kongut.
foto nga VCG
Festimet arritën kulmin me shfaqjen e shumëpritur të fishekzjarrëve.
Nën temën “Fishekzjarrët e Portit të Viktorias shkëlqejnë në të gjithë atdheun”, shfaqja 23-minutëshe shumëngjyrëshe ndriçoi horizontin në të dy anët e Portit të Viktorias dhe mahniti të pranishmit./CGTN





























































