Prokuroria e Tiranës ka kërkuar arrestimin e ish kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku ndaj të cilit rëndon akuzat e mos deklarimit të arrestimit në Greqi, shpërdorimit të detyrës dhe ushtrimi i funksioneve pas dhënies së fund të detyrës. Urdhër -arresti nuk është ekzekutuar megjithëse kërkesa është pranua nga gjykata pasi ish kryebashkiaku nuk është gjetur në banesë.
Vetëm pak javë pasi ka marrë në dorë materialin nga Prokuroria e Përgjithshme, akuza e Tiranës ka lëshuar urdhër-arresti për Agim Kajmakun ish-kryebashkiakun e Vorës të shkarkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas deklarimit të rreme në formularin e vetëdeklarimit.
Por ky urdhër arrest nuk është ekzekutuar nga policia, megjithësë është marrë edhe miratimi i gjykatës, pasi Kajmaku nuk është gjendur në banesë. Vendimi është marrë nga prokurori i Tiranës, Kolë Hysenaj, i cili ka vënë nën akuzë Kajmakun për tre vepra penale, atë të falsifikimit të formularëve, që lidhet me mosdeklarimin në KQZ të ndalimit që i është bërë në Greqi , dhe të dy akuzave të tjera, “shpërdorim detyrës” dhe “ushtrimi i funksioneve pas dhënies fund të detyrës”.
Pas denoncimeve të PD Prokuroria e Përgjithshme kreu verifikimet ku doli me konkluzionet se Agim Kajmaku ka fshehur arrestimin dhe më pas hetimin në Greqi me një emër tjetër, Jorgo Toto, duke bërë që ai të jetë në kushtet që e kap ligji i dekriminalizimit. Por edhe pse gjykata greke e ka shpallur të pafajshëm në lidhje me akuzën e falsifikimit të kartëmonedhave, për drejtësinë shqiptare Kajmaku nuk i shpëtoi dot problemeve për shkak se arrestimin e vitit 2013 duhet ta kishte deklaruar në votimin e 30 qershorit 2019. në hetim ai është dhe për shkarkimin e dy nënkryetarëve të bashkisë si dhe të emërimit të një tjetër nënkryetari veprime që dyshohet se janë bërë ditën kur KQZ ia hoqi mandatin./oranews