• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
1 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

  • POLITIKË

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

    Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

    Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

    Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

Frontex: Rusët, kinezët dhe turqit keqpërdorin regjimin pa viza të Ballkanit Perëndimor

30 Qershor, 2026
in JO VETEM LAJM
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Shtetasit e Kinës, Rusisë dhe Turqisë hyjnë në vendet e Ballkanit Perëndimor pa viza dhe më pas përpiqen të vazhdojnë udhëtimin drejt Bashkimit Evropian, paralajmëron Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare, Frontex, në vlerësimin e fundit të rrezikut.

Brukseli, në të njëjtën kohë, u kërkon vendeve të rajonit të ashpërsojnë politikat e vizave dhe të mbyllin hapësirat që mundësojnë keqpërdorime të tilla.

Policia Kufitare e Bosnje dhe Hercegovinës konfirmon për Radion Evropa e Lirë se merr rregullisht informacione nga Frontex-i për migrimin e paligjshëm, kontrabandën e njerëzve dhe keqpërdorimin e mundshëm të regjimit pa viza.

Ajo thotë se është në dijeni edhe për përpjekjet e shtetasve të huaj për të vazhduar në mënyrë të paligjshme udhëtimin drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

“Këto informacione nuk kanë të bëjnë vetëm me shtetasit e Federatës Ruse, Republikës Popullore të Kinës dhe Turqisë, por edhe me shtetas të vendeve të tjera”, thekson Policia Kufitare e Bosnje dhe Hercegovinës, duke shtuar se ajo bashkëpunon vazhdimisht me Frontex-in dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë.

Viteve të fundit, shumë shtetas kinezë kanë mbërritur në Ballkan me avion dhe më pas janë përpjekur të vazhdojnë rrugën drejt BE-së.

Disa shtetas rusë, përfshirë edhe çeçenë, e kanë shfrytëzuar Ballkanin si rrugë transiti ose si strehim të përkohshëm, pas fillimit të luftës në Ukrainë, më 2022.

Frontex: Keqpërdorimet do të vazhdojnë

Në vlerësimin vjetor të rrezikut për periudhën 2026-2027, të publikuar në qershor, Frontex paralajmëron se lëvizjet migratore në Ballkanin Perëndimor do të vazhdojnë të pasqyrojnë zhvillimet në rrugën e Mesdheut Lindor.

Sipas agjencisë, shtetas të disa vendeve do të vazhdojnë të shfrytëzojnë regjimin pa viza në vendet e rajonit për të tentuar më pas hyrjen në Bashkimin Evropian.

Frontex veçon në këtë kategori shtetasit e Kinës, Rusisë dhe Turqisë, si dhe “poseduesit e pasaportave jordaneze me origjinë palestineze”.

Sipas agjencisë, presioni migrator mund të zbutet nga aksionet policore, faktorët sezonalë dhe efekti parandalues i dhunës dhe rrëmbimeve të kryera nga rrjetet e kontrabandës së njerëzve.

Megjithatë, ajo paralajmëron se keqpërdorimi i regjimit pa viza do të vazhdojë.

Në të njëjtin raport thuhet se politikat e pavendosura në mënyrë të harmonizuar për vizat në vendet e Ballkanit Perëndimor, vazhdojnë ta lehtësojnë përdorimin e fluturimeve drejt rajonit si pikënisje për hyrje të parregullt në Bashkimin Evropian.

Frontex shton se korridori i Ballkanit Perëndimor, që kalon përmes Serbisë, Bosnje dhe Hercegovinës dhe Kroacisë drejt Sllovenisë dhe Austrisë, do të mbetet rruga kryesore për migrantët që vijnë nga rruga e Mesdheut Lindor.

Agjencia nuk iu përgjigj kërkesës së Radios Evropa e Lirë për koment lidhur me paralajmërimet për keqpërdorimin e mundshëm të regjimit pa viza në Ballkanin Perëndimor.

Komisioni Evropian prej vitesh kërkon harmonizimin e politikave të vizave

Komisioni Evropian u bën vazhdimisht thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor që t’i harmonizojnë politikat e tyre të vizave me rregullat e Bashkimit Evropian, me qëllim uljen e rrezikut të migrimit të parregullt dhe keqpërdorimit të regjimit pa viza.

Kjo çështje përmendet rregullisht në raportet vjetore të progresit të Komisionit Evropian, si dhe në raportet për Mekanizmin e Pezullimit të Vizave, i cili monitoron nëse vendet që gëzojnë regjim pa viza me BE-në, vazhdojnë t’i përmbushin kushtet për ta ruajtur atë.

Nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Bosnje dhe Hercegovinë thonë për Radion Evropa e Lirë se nga ky vend, si kandidat për anëtarësim në BE, pritet harmonizim i mëtejshëm i politikës së vizave me listën e vendeve të treta, shtetasit e të cilave kanë nevojë për vizë për të hyrë në Bashkimin Evropian, veçanërisht kur bëhet fjalë për shtete që paraqesin rrezik migrimi ose të sigurisë.

Ata rikujtojnë se Bosnje dhe Hercegovina, përmes Agjendës së Reformave, është zotuar që në periudhën 2025-2027 të shfuqizojë çdo vit nga një marrëveshje për regjim pa viza me një vend, shtetasit e të cilit kanë nevojë për vizë për të hyrë në BE.

Ministri i Jashtëm i Bosnje dhe Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, ka thënë më herët se, deri në fund të këtij viti, vendi do të vendosë regjim vizash për një nga këto shtete, pa bërë të ditur se për cilin prej tyre bëhet fjalë.

Megjithatë, ai ka theksuar se “nuk është reale” që kjo të vlejë për Turqinë, Kinën ose Rusinë.

Bosnje dhe Hercegovina mban regjim të përhershëm pa viza me shtatë vende, shtetasit e të cilave kanë nevojë për vizë për të hyrë në Bashkimin Evropian: Azerbajxhanin, Kinën, Katarin, Rusinë, Turqinë, Kuvajtin dhe Vanuatun.

Përveç kësaj, ajo zbaton edhe heqje sezonale të vizave, kryesisht gjatë verës, për Bahrejnin, Omanin dhe Arabinë Saudite – një praktikë që nuk është në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Policia Kufitare e Bosnje dhe Hercegovinës thotë për Radion Evropa e Lirë se gjatë vitit 2025 janë regjistruar 147.910 hyrje të shtetasve të Kinës dhe 125.088 hyrje të shtetasve rusë.

Ndërkaq, nga 1 janari deri më 16 qershor 2026 janë regjistruar 55.359 hyrje të shtetasve kinezë dhe 51.001 hyrje të shtetasve rusë.

Denis Avdagiq, analist i politikës së jashtme në Institutin për Strategji të Reja Mediale (INMS) në Zagreb, thotë se nëse Bosnje dhe Hercegovina nuk arrin t’i përmbushë këto kërkesa, ajo do të dërgojë mesazh të qartë për Brukselin.

“Nuk mund t’i zgjidhin të gjitha problemet përfaqësuesit e lartë. Një pjesë e përgjegjësisë u takon edhe qytetarëve. Nëse dikush dëshiron t’i mbajë qytetarët peng të politikave, sidomos atyre ndaj Rusisë, atëherë ata duhet ta dinë se, sipas sondazheve më të fundit, më shumë se gjysma e qytetarëve në Republikën Sërpska janë pro anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërsa mbështetja në Federatën e Bosnje dhe Hercegovinës dhe në Distriktin e Bërçkos është ndër më të lartat nga të gjitha vendet kandidate”, thotë Avdagiq.

“Ballkani Perëndimor nuk mund të bëjë përjashtim”

Avdagiq thotë se harmonizimi i politikës së vizave është një kërkesë që Bashkimi Evropian ua parashtron të gjitha vendeve kandidate, prandaj as vendet e Ballkanit Perëndimor nuk mund të bëjnë përjashtim.

Ai thekson se është e qartë se vendosja e regjimit të vizave nuk është një dëshirë politike e shteteve të veçanta.

“Nëse ky kusht është vendosur për të gjithë dhe të tjerët e kanë pranuar kërkesën për harmonizimin e regjimit të vizave me atë të vendeve anëtare të BE-së, atëherë gjërat janë krejtësisht të qarta”, thotë Avdagiq.

Viza për rusët në Mal të Zi deri në shtator?

Mali i Zi është vendi i parë në rajon që, nën presionin e Bashkimit Evropian, do ta heqë regjimin pa viza për shtetasit rusë.

Në nëntor të vitit 2025, Qeveria e Malit të Zi njoftoi se regjimi i vizave për shtetasit rusë do të vendoset më së voni deri në shtator të vitit 2026.

Kjo masë është pjesë e obligimeve që Mali i Zi ka marrë në kuadër të harmonizimit me rregullat e Bashkimit Evropian, në Kapitullin 24 – Drejtësia, Liria dhe Siguria.

Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi konfirmoi për Radion Evropa e Lirë më 26 qershor se shtetasit rusë do të kenë nevojë për vizë për të hyrë në Mal të Zi dhe se pa këtë masë nuk do të jetë e mundur të mbyllet Kapitulli 24 i negociatave me BE-në.

Ministria bëri të ditur se më 2 qershor 2026 ka nisur pranimin e kërkesave për viza përmes kompanisë VFS Global në disa qytete të Federatës Ruse.

Sipas saj, kjo do ta lehtësojë ndjeshëm pajisjen me viza malazeze për shtetasit rusë dhe do t’i minimizojë sa më shumë pasojat e heqjes së regjimit pa viza.

Nga numri i përgjithshëm i shtetasve të huaj që hyjnë në Mal të Zi gjatë një viti, rusët zakonisht renditen të dytët, menjëherë pas shtetasve të Serbisë.

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, të zhvilluar në shtator të vitit 2024, 13.550 shtetas rusë me qëndrim të përhershëm jetojnë në Mal të Zi – më shumë se çdo grup tjetër i shtetasve të huaj.

Megjithatë, të dhënat zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme tregojnë një shifër edhe më të lartë, sipas së cilës në Mal të Zi ndodhen 23.330 shtetas rusë.

Mali i Zi mbështetet në masë të madhe te turizmi, pasi të ardhurat nga ky sektor përbëjnë rreth një të katërtën e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Turistët rusë janë ndër më të shumtët që vizitojnë këtë vend.

Sipas Entit të Statistikave të Malit të Zi, gjatë vitit 2025, turistët rusë realizuan 16 për qind të të gjitha netqëndrimeve të turistëve të huaj në vend, duke u renditur të dytët pas turistëve nga Serbia, të cilët përbënin 23 për qind.

Edhe pse Mali i Zi ka vendosur sanksione ndaj Moskës në vitin 2022, për shkak të pushtimit të Ukrainës, Bashkimi Evropian ka theksuar vazhdimisht se harmonizimi i politikës së vizave është një kusht kyç për përparimin në negociatat e anëtarësimit.

Mali i Zi konsiderohet vendi me gjasat më të mëdha për t’u bërë anëtar i BE-së deri në fund të kësaj dekade.

Deri tani, ai ka mbyllur 16 nga 33 kapitujt e negociatave të anëtarësimit.

Sa u përket shtetasve kinezë, Enti i Statistikave i Malit të Zi regjistroi rritje të numrit të vizitorëve nga Kina.

Gjatë vitit 2025, numri i mbërritjeve nga Kina (82.054) tejkaloi rekordin e mëparshëm të vitit 2019.

Megjithatë, shtetasit kinezë nuk mund të hyjnë individualisht në Mal të Zi pa vizë.

Për udhëtimet turistike në grup zbatohen rregulla të veçanta: përmes agjencive turistike malazeze që bashkëpunojnë me agjenci kineze, ata mund të pajisen me letra ftesë dhe, nëse kanë rezervuar një paketë turistike, të qëndrojnë në Mal të Zi deri në 30 ditë.

Serbia stagnon

Sa i përket Serbisë, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme nga Bashkimi Evropian, ajo nuk ka vendosur ende sanksione ndaj Rusisë, edhe më shumë se katër vjet pas fillimit të luftës në Ukrainë.

Shtetasit rusë mund të hyjnë dhe të qëndrojnë në Serbi deri në 30 ditë pa vizë.

Që nga viti 2022, kur ka nisur lufta, një numër i madh rusësh janë zhvendosur në Serbi.

Sipas regjistrimit të popullsisë të atij viti, në këtë vend jetonin mbi 10.000 shtetas rusë, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se numri i rusëve që qëndronin në Serbi ishte mbi 30.000.

Sipas vlerësimeve të organizatave joqeveritare, numri i shtetasve rusë në Serbi është edhe më i lartë.

Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë vlerëson se, nga fillimi i agresionit rus ndaj Ukrainës e deri në fund të vitit 2024, më shumë se 67.000 shtetas rusë kanë marrë leje të përkohshme qëndrimi në Serbi.

Edhe shtetasit kinezë, prej vitesh, janë ndër turistët më të shumtë në Serbi.

Ata mund të hyjnë dhe të qëndrojnë në këtë vend deri në 30 ditë pa vizë.

Sa i përket Kosovës, ajo nuk ka marrëdhënie diplomatike me Kinën, pasi Pekini nuk e njeh pavarësinë e saj.

Për këtë arsye, shtetasit kinezë nuk mund të hyjnë në Kosovë pa vizë.

I njëjti rregull vlen edhe për shtetasit rusë, të cilët gjithashtu kanë nevojë për vizë për të hyrë dhe qëndruar në Kosovë.

Maqedonia e Veriut, po ashtu, kërkon vizë si për shtetasit e Kinës, ashtu edhe për ata të Rusisë.

“Është e qartë pse Rusia dhe Kina…”

Duke folur për aspektin e sigurisë, analisti i politikës së jashtme, Denis Avdagiq, thotë se nuk mund të vlerësojë raste të veçanta të keqpërdorimit të regjimit pa viza, por shton se shtetasit rusë janë lidhur edhe më herët me aktivitetet hibride.

“Dihet se shtetasit rusë janë përfshirë më herët në aktivitete hibride, jo vetëm në vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe brenda Bashkimit Evropian. Ndërsa në BE është shumë e vështirë të kalohen kontrollet e sigurisë, qoftë për marrjen e vizës apo hyrjen në territorin e saj, situata në Ballkan është ndryshe, veçanërisht kur ekziston një regjim i liberalizuar i vizave për shtetasit rusë”, thotë Avdagiq.

Sipas tij, harmonizimi i politikës së vizave është para së gjithash një test politik për vendet që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Nëse e shohim në tërësi, është e qartë për të gjithë pse pikërisht Rusia dhe Kina janë një çështje veçanërisht sfiduese për Bashkimin Evropian. Pikërisht në këto tema, vendet kandidate duhet të dëshmojnë se sa seriozisht e dëshirojnë anëtarësimin në BE”, përfundon Avdagiç./REL

Related- Posts

JO VETEM LAJM

Von der Leyen në Tiranë: Mesazhe për reformat dhe integrimin në BE, pritet me protesta para Kryeministrisë

30 Shtator, 2026
JO VETEM LAJM

Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

30 Shtator, 2026
JO VETEM LAJM

Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së

29 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

1 Tetor, 2026

SHBA largohet nga Iraku pas 23 vitesh, Trump: “Fitore për Amerikën dhe Irakun” – Irani feston tërheqjen

30 Shtator, 2026

Kaliningradi rikthen përplasjen Rusi-NATO, Moska ngre kërcënimin bërthamor

30 Shtator, 2026

Von der Leyen në Tiranë: Mesazhe për reformat dhe integrimin në BE, pritet me protesta para Kryeministrisë

30 Shtator, 2026

Nga masat e sigurimit te prezumimi i pafajësisë: Çfarë ndryshon në Kodin e Procedurës Penale

30 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.