• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
20 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Rama u përgjigjet organizatave të shoqërisë civile: “Jepeni ju të parët shembullin e dialogut dhe ne do të jemi aty”

    Rama: “Me gurin nuk negociohet”. Kryeministri i cilëson protestat “fatkeqësi kombëtare”

    Ervin Demo: “Ka kaluar vija e kuqe”, 295 të lënduar në 6 ditë protestash: Dhuna nuk është mjet negocimi

    Moska i përgjigjet Ramës për protestat: “Mos na hidhni fajin, zgjidhini vetë problemet tuaja”

    Nushi: U sekuestrua karikatori me fishekë luftarakë, Renea doli pas një telefonate për protestues të armatosu

    Zv.ministrja e Brendshme Ruseti apel prindërve: Fëmijët të mbahen larg përplasjeve gjatë protestave

    Rama refuzon dorëheqjen dhe akuzon për ndërhyrje të huaja në protestat në Tiranë: “Janë kundër Shqipërisë europiane”

    Skënder Hita: 167 të arrestuar dhe 388 të proceduar penalisht për dhunën në protesta, pezullohen 7 policë

    Kryeministri Rama: Bizneset e shkatërruara nga protesta do të regjistrojnë dëmet në e-Albania

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI
    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

    Maqedonci takon komandantin e ri të KFOR-it: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, prioritet strategjik

    Kosova reagon për protestat në Shqipëri, Haxhiu: Institucionet të dëgjojnë qytetarët

    Kroacia vendos 8 kushte për Malin e Zi në rrugën drejt BE-së, çfarë kërkon Zagrebi para anëtarësimit

    SHBA nuk ndryshon qëndrim për Dialogun Strategjik me Kosovën

    Senatori amerikan: Kosova propozoi marrëveshje financiare për ta bërë Bondsteelin bazë të përhershme të SHBA-së

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Fryma e Ankarasë në Samitin historik të NATO-s!

9 Korrik, 2026
in FOKUS, Kryesore
A A
None

None

Share on FacebookShare on Twitter

 NGA DR. JORGJI KOTE

Vlerësimet pozitive për Samitin e 36-të  të NATO-s të zhvilluar në Ankara më 7 – 8 Korrik 2026 vazhdojnë të mbizotërojnë faqet e shtypit të shkruar, kronikat televizive, rrjetet sociale, etj. Me të drejtë, mbasi ky Samit shënoi më në fund kthesën e shumëpritur  historike për Aleancën më të madhe politike dhe ushtarake të botës. Ca më tepër në momentet kur ishte vënë në pikpyetje edhe vetë  mbijetesa esaj. ”Fryma pozitive e Ankarasë” siç u cilësua me të drejtë nga të gjithë liderët e NATO-s dhe Presidenti Trump çoi në rikonfirmimin e kohezionit dhe unitetit politiko- ushtarak  të Aleancës, të pasqyruar edhe në Deklaratën e tij Përfundimtare.

Padyshim që për disa shkaqe dhe fakltorë jetikë, Samiti i Ankarasë  përbën një ‘gur kilometrik’ me rëndësi përcaktuese  për fatet e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në botë. Ai u zhvillua në një klimë tejet të tendosur gjeopolitike, ku spikatin përshkallëzimi i konfliktit ushtarak midis Rusisë dhe Ukrainës, kriza  shpërthyese në Iran, e cila pas armëpushimit 60 ditor ngjalli dyshime serioze nëse do të sillte paqe të qëndrueshme apo do të ishte thjesht një pauzë midis dy luftrave në atë rajon shpërthyes; dhe në fakt pikërisht ditën kur Presidenti Trump ndodhej në Ankara, SHBA-të goditën 80 objektiva ushtarake në shenjë ndëshkimi pas sulmeve iraniane, duke e rindezur konfliktin në Lindjen e Mesme; ndërkohë, NATO  përballet me synimet strategjike të Kinës dhe aleatëve të saj dhe  me sfida të tjera serioze, përfshirë edhe ato  në Ballkanin Perendimor.

Vërtet që në Ankara nuk u muar ndonjë vendim dhe në fakt nuk kishte pse; por   në Ankara u rivendos fryma e vullnetit, e unitetit dhe kohezionit politik dhe ushtarak të Aleancës; jo vetëm aq, por me po atë frymë pozitive nga të gjithë dhe Presidenti Trump aty u bë bilanci i arritjeve dhe mangësive; dhe mbi këtë bazë u bë kolaudimi i qëndrimeve dhe teknikalitetev përkatëse për zbatimin e vendimeve të Samiteve  të mëparshme të Ëashingtonit (2024) dhe të Hagës (2025).

Kjo merr rëndësi akoma më të madhe kur mendon se ky  Samit u zhvillua në momente të vështira kur ‘anija’ e Aleancës kishte filluar të “fuste ujë” si pasojë e fërkimeve midis disa vendeve, pozicioneve të paqarta dhe kërcënimeve amerikane deri në tërheqjen nga NATO; me paralajmërimet për marrjen e masave të njohura, si pakësimi i ndjeshëm i trupave ushtarake amerikane nga Europa e  deri te heqja e ndihmave ushtarake amerikane ndaj Ukrainës. 

Të gjitha këto zhvillime dhe tensione të tjera  të njohura, bashkë me etiketimet dhe deklarimet e mëparshme të Presidentit Trump mbi NATO-n kishin hedhur hije dyshimi mbi aftësitë dhe mbijetesën e Aleancës përballë sfidave të sotme madhore.

Në këto situata dhe përballje të vështira për NATO-n, ishte fat dhe lehtësi e madhe politike që mikpritëse e Samitit ishte Tϋrkiye, shtet i madh dhe kyç për stabilitetin rajonal, ndërmjetësuese në konfliktin Rusi-Ukrainë, garant i lëvizjeve të mëdha migruese drejt Europës dhe vendi me ushtrinë e dytë më të madhe të Aleancës.

Kësisoj, ky Samit konfirmoi rolin gjeopolitik në rritje të Tϋrkiye dhe  të Presidentit Erdogan. Nga ana tjetër,  vetë prania e Trump, kur dihet se  ai nuk i ka  për zemër të tilla evente ishte nje sukses i shënuar për Samitin dhe Turqinë. Presidenti Trump e pohoi publikisht se ai shkoi në Samit vetëm në respekt të  mikut të  tij, Erdogan.

Po ashtu fakti që përveç deklarimeve ndaj Spanjës dhe kritikave të mëparshme ndaj Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe nuk pati asnjë incident serioz me Trumpin që të kompromentonte Samitin dhe  Aleancën  ishte arritje e shënuar e tij.   

Arritje tjetër e madhe  e Samitit për fatet e NATO-s ishte rikonfirmimi qysh në pikën e parë të Deklaratës mbi zbatimin  e  Nenit 5 të mbrojtjes kolektive të NATO-s në rastin e një sulmi nga një armik i jashtëm. Kjo është me rëndësi  jetike sidomos tani kur Rusia, megjithë dështimet në Ukrainë po mat pulsin e NATO-s, me  provokime të ndryshme ndaj

vendeve të saj, madje  edhe ndaj  Gjermanisë me luftë hibride, me  dronë, subversion  dhe mbështetje për Partinë djathtiste ‘AfD’

Komponenti i dytë madhor i këtij suksesi historik lidhet me axhendën dhe tri objektivat e tij, bazat e të cilave në fakt ishin hedhur qysh në Samitin e Uashingtonit dhe sidomos të Hagës vitin e kaluar. Më konkretisht u përshëndetën  hapat premtues dhe u caktuan objektiva për shtimin e ndjeshëm të investimeve në fushën e mbrojtjes, të  industrisë ushtarake dhe  të ndihmave për Ukrainën.  Të tria këto në varësi dhe të lidhura ngushtë me konkretizimin e objektivit të kontribuar secili vend me 5 për qind të GDP-së për NATO-n, nga e cila 1, 5 për qind për infrastrukturen ushtarake.  Dhe kjo jo vetëm me fjalë por edhe me nënshkrimin e kontratave të shumta në këto fusha me dhjetra miliarda dollarë, shumica e tyre për blerje të armatimit  ushtarak në SHBA.  

Më konkretisht, ashtu siç deklaroi edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, qysh tani vendet europiane dhe Kanadaja kanë filluar të japin 4 për qind të GDP-së së tyre për NATON, ndërsa të tjerat, me Gjermaninë në krye  janë në proces.

Po ashtu është bërë përparim i mirë në realizimin e objektivit tjetër madhor që  1/5-ta e shpenzimeve të secilit vend anëtar për NATO-n t’i kushtohet shtimit të investimeve ushtarake. Kështu, gjatë vitit  2025, Europa i ka shtuar  ato nga 90 në 139 miliard Euro. Ndërsa gjatë 2 viteve të fundit në këtë fushë  ka realizuar shifrën rekord prej 258 miliard Euro.

Ndërkohë, ndërmjet disa marrëveshjeve të nënshkruara gjatë Samitit spikat ajo për ndërtimin e një rakete moderne tejet të shpejtë nga Britania e Madhe dhe vende të tjera, me një vlerë që kap shifrën prej 50 Miliard Euro, ajo për ndërtimin nga Gjermania  të 10 nëndetësve për Kanadanë  me vlerë 62 miliard dollarë, etj.

Vlen të theksohet se përfituese e arritjeve në fushën e prodhimit të armatimit ushtarak janë edhe vetë SHBA-të. Kështu, në këtë industri në Europë/Kanada gjatë këtyre 2 viteve janë çelur 200.000 vende pune për shtetasit amerikanë, etj.

Nisur nga sa sipër, krejt ndryshe  nga Samiti i Hagës 2025, ku Europa ishte e detyruar të zbatonte ndaj Trumpit ‘diplomacinë përkëdhelëse ose në shqip të  ‘lëpirjes’ në Ankara ajo nuk  kishte pse të ndiqte më këtë politikë. Dhe Kjo pikërisht falë arritjeve dhe realizimeve konkrete premtuese të lartpërmendura, si ‘ armët ‘ e saj më të forta dhe më bindëse ndaj pretendimeve dhe qortimeve amerikane.

Shqetësimi i madh europian me Presidentin Trump,  që ato të paktën hë për hë e kapërcyen me sukses  ishte  se në zbatim të Doktrinës  Transaksionaliste të ujdive fitimprurëse, në vend të parimeve, vlerave dhe interesave të përbashkëta strategjike,  ai dhe SHBA-të mund të synojnë që  angazhimin e tyre në NATO ta kthejnë në një veprimtari biznesi, dhe vetë Aleancën në një automat  parash. Dhe kjo duke detyruar europianët të blejnë armatime vetëm te SHBA-të. Duke e justifikuar këtë me kthimin nga europianët të kontributit financiar të SHBA-ve.

Lidhur me këtë aspekt, në Samit u ra praktikisht dakord për kalimin nga parimi “ burden sharing” në “ burden shifting” ose nga “ ndarja e barrës financiare” duke e kaluar më shumë barrën te Europa”. Vetëm se europianët me të drejtë i thonë aleatit të tyre se kjo kërkon kohën e vet, pa trysni dhe ultimatume; ndaj më me vend do të ishte ajo që përmend edhe Mark Rutte “ një ndarje më e drejtë e barrës” mes aleatëve, ku europianët të marrin më shumë përgjegjësi.

Samiti i Ankarasë shënoi sukses dhe risi të prekshme dhe të dukshme lidhur me konfirmimin e vazhdimit të ndihmës dhe mbështetjes  ekonomike dhe ushtarake për Ukrainën. Kështu, u ra dakord që në vitet 2026-2027  Kievit t’i jepen edhe  70 miliard Euro ndihma ekonomike dhe financiare. Ndërkohë, Europa do vazhdojë të paguajë SHBA-të  për  të gjitha armatimet që ajo do të blejë për Ukrainën nga SHBA-të.   

Po aq i rëndësishëm është premtimi i Presidentit Trump për t’i dhënë  Ukrainës licensën e prodhimit të sistemit  të raketave të fuqishme “ Patriot”, fryma pozitive në takimin me Presidentin Zelenski dhe vlerësimi i përparimit në frontin e luftimeve.  Kjo ripërtëritje e angazhimit amerikan është me shumë rëndësi për Europën dhe Ukrainën. Kjo sidomos tani kur Ukraina po korr suksese të bujshme kundër Rusisë, duke e goditur atë deri në thellësi të territorit rus. Situata ka ndryshuar tërësisht dhe Putini siç po duket mund t’i ketë ditët e numëruara. Në këto kushte, vendimtare  mbetet vazhdimi dhe intensifikimi i mbështetjes ushtarake dhe ekonomike për Ukrainën, çka u konfirmua edhe në Samit, që ajo të thellojë arritjet në frontin e luftimeve, në mënyrë që kur  palët të ulen në tryezën e bisedimeve,  kushtet e paqes t’i diktojnë Ukraina dhe Europa dhe jo më Moska.    

Së fundi, por jo më pak e  rëndësishme, sa i takon anës organizative,  për herë të parë nuk u përmend takimi i ardhshëm i planifikuar në Tiranë. Edhe pse kjo u konfirmua nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte në Konferencën e tij të shtypit, kjo do të vendoset më vonë me shumë gjasa që tani e tutje samitet e NATO-s të zhvillohen një herë në dy vjet. Kjo është e nevojshme për të lehtësuar barrën e madhe politike, teknike dhe organizative të Aleancës, për t’iu dhënë më shumë kohë dhe hapësirë vendeve anëtare për zbatimin e objektivave dhe vendimeve që merren në të tilla samite.  Pastaj, të mos harrojmë se liderët e NATO-s  marrin pjesë edhe në shumë  samite të tjera, si ato të OKB-së, BE-së, Komunitetit Politik Europian, G – 7, G – 20, plus samitet rajonale, duke përfshirë Ballkanin, etj. Pastaj, NATO ka një mori formatesh, forumesh, komitetesh dhe drejtorish të cilat mblidhen rregullisht, krahas takimeve të rregullta të ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes, si dhe takimeve të Asamblesë së saj Parlamentare.

Dhe në fakt, samitet deri në vitin 1990 kanë qenë shumë më të rallë. Gjatë periudhës 1949 – 1990 u bënë vetëm 10 samite, ndërsa gjatë 36 viteve të fundit, 26 të tilla.  Kjo ka qenë e justifikuar me axhendat dhe tematikat madhore shqetësuese, si zgjerimi i NATO-s, terrorizmi, agresioni rus, etj. Mirëpo tani, është koha që edhe samitet të normohen më mirë.

Dhe mbi të gjitha këto është edhe problemi me Presidentin Trump, i cili e ka shpallur edhe publikisht se nuk i ka fare për  zemër të tilla samite, ndaj dhe mikpritësit i kanë shkurtuar dhe thjeshtësuar ato.  Kështu, Deklarata e Samitit të Uashigtonit 2024 kishte 38 paragrafë të gjatë dhe me nënpika, ai i Hagës vitin e kaluar vetëm 5 dhe ky i Ankararsë 6 pika dhe fare shkurt.

Në përfundim duhen theksuar qëndrimet në përgjithësi pozitive dhe konstruktive të Presidentit Trump, njohja e kontributit  dhe vlerësimet e tij pozitive për vendet e tjera të NATO-s, vlerësimin prej tij të rritjes së shpenzimeve europiane për mbrojtjen dhe përfitimet e shumta për vetë SHBA-të, etj.

Natyrisht këtu luajtën rolin e tyre mikpritësi, Presidenti Erdogan dhe Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Mark Rutte, të cilëve u duhej të lëviznin në çdo moment në një tel tejet të hollë ekuilibri mes aleatëve europianë dhe Presidentit Trump.

Gjithsesi, në këtë qëndrim  të butë dhe pozitiv të Trumpit kanë pjesën e tyre jo më pak të rëndësishme edhe zgjedhjet e mesmandatit për Kongresin në Nëntor; dihet tashmë se trajtimi i aleatëve perendimorë është aspekt me ndjeshmëri të madhe për politikën në Uashington. Kësisoj, duke u kthyer në Uashington  me “ frymën e Ankarasë” me atë Deklaratë pozitive dhe me shifra të begata “në xhep”, Presidenti Trump e përmirëson jo pak nivelin e pëlqyeshmërisë ndaj tij dhe Republikanëve.

Nga ana tjetër, më në fund  Trump e ka kuptuar se sado e fortë të jetë SHBA-të, ato kanë nevojë për aleatë të sigurt në përballimin e sfidave të mëdha  që kanë përpara. Dhe ashtu siç e ka përmendur edhe ish Komandanti i NATO-s për Europën, Gjenerali amerikan Ben Hodges, aleati më i besueshëm janë vendet e BE-së dhe të NATO-s. Ndaj, pavarësisht nga europianizimi i pritshëm i NATO-s, në Ankara u rikonfirmoi  se ajo do të mbetet transatlantike si në frymë dhe në gërma.

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

FOKUS

Shqipëria mbi të gjitha

19 Tetor, 2026
Kryesore

Rama: “Me gurin nuk negociohet”. Kryeministri i cilëson protestat “fatkeqësi kombëtare”

19 Tetor, 2026
FOKUS

Drejtori i Policisë së Shtetit, Hita: 10 efektivë të plagosur nga sulmi ndaj Komisariatit nr. 3,

18 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kremlini: Putin, Trump dhe Xi mund të zhvillojnë një takim trilateral në Kinë muajin e ardhshëm

19 Tetor, 2026

Franca vendos shtetrrethime në zona të tensionuara pas protestave dhe grabitjeve

19 Tetor, 2026
Kosove Shqiperi

Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

19 Tetor, 2026

Shqipëria mbi të gjitha

19 Tetor, 2026

Akademikët shqiptarë të diasporës reagojnë për protestat: Të rinjtë duhet të kërkojnë ndryshime pa frikë, institucionet të mbajnë përgjegjësi!

19 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.