I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të mbërrijë nesër në Tiranë, për një vizitë zyrtare.
Sipas medieve, Escobar do të vizitojë Tiranën në datat 11-13 prill, ku pritet të takohet me zyrtarë të lartë e përfaqësues të opozitës.
Escobar do të takohet me Presidentin Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama. Ndërkohë nga opozita pritet që të takohet me kreun e komanduar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeajn, Gazment Bardhin e Jorida Tabakun.
Hera e fundit që Escobar vizitoi Tiranën ishte në prillin e vitit të kaluar kur ai shoqëronte ndihmëssekretaren amerikane të Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried.