Një i dërguar kinez hodhi poshtë të enjten akuzat e pabaza të ShBA-së lidhur me politikën klimatike të Kinës.
Në një mbledhje të Këshillit të Sigurimit për klimën dhe sigurinë, përfaqësuesi i ShBA-së Dan Negrea sulmoi në mënyrë të fshehur Kinën, duke e akuzuar për përfitimin e epërsive të padrejta ekonomike me anë të pengimit të konkurrentëve të vet ekonomikë dhe duke u bërë thirrje vendeve anëtare të OKB-së të shikojnë Shtetet e Bashkuara si model.
Geng Shuang, zv.përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Kombet e Bashkuara, iu përgjigj akuzave të ShBA-së, duke thënë se Kina, një vend me popullsi prej 1.4 miliardë banorësh dhe që radhitet në vendin e dytë në botë për PBB, “po kontribuon çdo vit me më shumë se 30 për qind në rritjen ekonomike botërore dhe shkarkimi i saj për frymë i karbonit nuk është ndër më të lartët në botë”.
Kina njihet nga bashkësia ndërkombëtare si një nga vendet me vullnetin më të madh, veprimet më të forta dhe rezultatet më të jashtëzakonshme në përmbushjen e angazhimit të saj për uljen e shkarkimit, shtoi ai. “Kina është pa dyshim një vend që bën gjëra për sa i përket përgjigjes globale ndaj ndryshimeve klimatike.”
“Dua të theksoj në mënyrë të tërthortë që ne kemi një vend tjetër anëtar të përhershëm të Këshillit të Sigurimit, shkarkimi total i gazeve serrë të të cilit në histori zë vendin e parë në botë dhe shkarkimi i tij për frymë është gjithmonë numri një në botë. Ky vend anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit ka bërë një hap të madh prapa në histori duke u tërhequr dy herë nga Marrëveshja e Parisit, duke minuar rëndë përpjekjet për qeverisjen globale të klimës,” tha Geng.
“Për sa u përket ndryshimeve klimatike, kush po ndërmerr veprime? Kush po u shmanget përgjegjësive? Kush e promovon bashkëpunimin? Kush po e prish bashkëpunimin? Bashkësia ndërkombëtare i sheh të gjitha qartë”, shtoi ai.
Geng i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të promovojë bashkëpunimin dhe solidaritetin, në vend të akuzave ndaj tjerëve ose shmangies së përgjegjësive në veprimin global për klimën./CGTN





























































