Prof. Dr. Jan-Philipp Büchler nga universiteti Fachhochshule Dortmund është një ekspert që merret prej vitesh me studimin e menaxhimit të ndëmarrjeve. Në një intervistë të fundit që i dha Grupit Mediatik të Kinës, ai vuri në dukje që, ashtu si ekonomitë e tjera, edhe ekonomia kineze po përballet me sfida, por ajo ka rezistencë të fortë, pasi Kina zotëron aftësi të përparuar prodhimi, infrastrukturë moderne, nivel teknologjik në ngritje dhe frymë eksplorimi. Sipas tij, ndjekja e rrugës së zhvillimit me cilësi së lartë nga Kina mund t’i shtojë botës qëndrueshmërinë, ndërkohë që vendet e tjera mund të përfitojnë nga tregu dhe teknologjia me hapje të nivelit të lartë të Kinës. Prof. Büchler është i mendimit se për ndërmarrjet gjermane, Kina ende mbetet si një destinacion i rëndësishëm investimesh. Sipërmarrjet europiane jo vetëm mund të futen në tregun gjigant kinez, por edhe mund të integrohen në ekosistemin e fuqishëm vendor të risive, dhe të gjitha këto janë faktorë të çmuar. Ndërmarrjet gjermane dhe kineze kanë bazë të shëndoshë bashkëpunimi dhe ato duhet ta thellojnë më tej këtë lidhje, për t’u sjellë përfitime të dypalëve.
Prof. Dr. Jan-Philipp Büchler, profesor i administrim biznesit, veçanërisht menaxhimit të biznesit global, Fachhochshule Dortmund:
Foto nga VCG
Edhe ekonomia kineze përballet me sfida, sigurisht, ashtu si të gjitha ekonomitë në botë. Kjo përfshin në rastin e Kinës, sipas pikëpamjes sime, veçanërisht demografinë, disa sfida dhe rregullime në sektorin e pasurive të paluajtshme, si edhe tensionet tregtare globale. Ato prekin të gjithë botën, për fat të keq. Por Kina është gjithashtu një burim i fortë i qëndrueshmërisë, për mendimin tim. Kjo, para së gjithash, lidhet me kapacitetin industrial, me infrastrukturën moderne, frymën e sipërmarrjes dhe ngritjen e nivelit teknologjik. Pra, nëse Kina vazhdon të ecë përpara në rrugën e saj të kalimit nga sasia drejt cilësisë, nëse vazhdon rrugën e saj të inovacionit në fushat kryesore të teknologjisë së të ardhmes, e mbështetur nga Plani i 15-të Pesëvjeçar, e mbështetur nga ekosistemet e inovacionit për të cilat folëm më parë, mendoj që Kina mund të vazhdojë të ofrojë qëndrueshmëri jo vetëm për rajonin aziatik, por për disa kontinente, veçanërisht për marrëdhëniet Evropë-Azi, por edhe për Amerikën. Pra, në shkallë globale, kjo mund të ofrojë qëndrueshmëri dhe është një burim i rëndësishëm i rritjes globale. Dhe kjo në fund do të thotë produktivitet, inovacion, qëndrueshmëri, mirëqenie dhe integrim më të mirë në zinxhirët globalë të vlerës gjithashtu. Pra, vendet e tjera mund të përfitojnë nga hapja e nivelit të lartë të tregjeve dhe fushave të teknologjisë nga Kina.
Foto nga VCG
Kina mbetet një destinacion shumë i rëndësishëm investimi për kompanitë gjermane, veçanërisht për ndërmarrjet e mesme dhe të vogla gjermane që janë të përparuara në fusha specifike në botë, dhe për të ashtuquajturat “kampione të fshehura” në veçanti. Pra, jo vetëm ndërmarrjet e mëdha dhe të fuqishme, por edhe ndërmarrjet e mesme dhe të vogla e vlerësojnë shumë Kinën dhe ekosistemin industrial të saj, veçanërisht sepse nuk siguron vetëm hyrje në treg, por edhe njohuri teknologjike dhe aftësi zhvillimi dhe një ekosistem inovacioni. Dhe “kampionet e fshehura” kineze furnizojnë me përbërës për robotikën humanoide ose sisteme bujqësore inteligjente, dhe ato shkëlqejnë në fusha të caktuara teknologjike, të cilat janë thelbësore e të lidhura dhe me zemrën dhe ADN-në e kompanive të mesme evropiane dhe gjermane. Pra, nga kjo mund të shohim që nëse doni vërtet të përparoni në këto fusha, bashkëpunimi dhe afërsia me klientët janë thelbësore. Dhe ajo që përjetoni gjithashtu në tregjet kineze është një afërsi dhe gatishmëri e madhe e konsumatorëve në Kinë për të aplikuar teknologji të reja. Pra, në këtë fushë, në Kinë nuk keni vetëm një treg, por edhe ekosisteme inovacioni dhe kërkesë të klientëve që është gjithnjë e më e sofistikuar dhe e hapur ndaj teknologjisë, për të testuar teknologji të reja, për t’i zbatuar ato dhe më pas për t’i shkallëzuar.
Foto nga VCG
Në përgjithësi, përshtypja ime është se Kina dhe Gjermania kanë një bazë të mirë për një bashkëpunim më të thelluar. Ato kanë pika të forta përplotësuese, kështu që në njëfarë mase janë të ndryshme, por pikërisht ky ndryshim është arsyeja pse ato duhet të bashkëpunojnë më shumë, të mësojnë nga njëra-tjetra. Por, nga ana tjetër, ato kanë ngjashmëri të mëdha kur bëhet fjalë për një grup shumë ambicioz kompanish të mesme për t’u zhvilluar e për t’u rritur ndërkombëtarisht. Ky është gjithashtu një emërues i përbashkët dhe pikërisht këtu kompanitë, kompanitë e mesme, i afrohen njëra-tjetrës. Kjo është arsyeja pse kompanitë nga të dyja palët bashkëpunojnë vërtet shumë mirë me njëra-tjetrën tashmë dhe besoj që duhet të thellojmë pikërisht këtë bashkëpunim./cgtn





























































