E dërguara kineze i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të rishikojë qëllimin fillestar të promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, ndërsa Këshilli i të Drejtave të Njeriut shënon 20-vjetorin e themelimit të tij, duke kërkuar veprime konkrete mbi politizimin.
Li Xiaomei, zv/Kryetare e delegacionit kinez, i bëri deklaratat në një debat të përgjithshëm mbi situatën e të drejtave të njeriut, të zhvilluar gjatë sesionit të 61-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut (UNHCR) në Gjenevë të Zvicrës.
Li tha se multilateralizmi dhe kauza globale e të drejtave të njeriut, po përballen me sfida të papara. Ajo shtoi se situatat rajonale po ndikojnë thellësisht në paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, duke sjellë katastrofa të të drejtave të njeriut dhe në çështjet humanitare.
Politizimi, instrumentalizimi dhe standardet e dyfishta mbi të drejtat e njeriut po intensifikohen, tha e dërguara kineze.
Li u shpreh se mekanizmi i Këshillit të të Drejtave të Njeriut me 13 vende specifike, synon vendet në zhvillim dhe shpenzon dhjetra miliona dollarësh, ndërsa çështjet e vërteta të të drejtave të njeriut, nuk kanë marrë vëmendjen e duhur.
Duke vënë në dukje se ky vit shënon 20-vjetorin e Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, Li u bëri thirrje palëve përkatëse të shfrytëzojnë rastin për të rishikuar qëllimin fillestar të promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, për të zhvilluar dialog dhe bashkëpunim mbi bazën e barazisë dhe respektit të ndërsjellë, si dhe për të bërë gjëra konkrete për të zhvilluar këtë kauzë.
Sesioni i 61-të i UNHCR-së po mbahet nga 23 shkurt deri më 31 mars 2026./cgtn





























































