Kina kundërshton me vendosmëri pengimin prej Japonisë të veprimtarive të ligjshme të anijeve kërkimore kineze dhe i ka paraqitur protesta serioze palës japoneze, tha të martën zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning.
Duke vënë në dukje që ishulli Diaoyu dhe ishujt e tjerë të vegjël të lidhur me të janë pjesë territoriale e Kinës, Mao theksoi në një konferencë të rregullt shtypi se veprimtaritë e anijeve kërkimore kineze në ujërat pranë ishullit Diaoyu janë çështje që u përkasin të drejtave sovrane të Kinës dhe janë të ligjshme e të pakundërshtueshme./cgtn





























































