Gjatë dy muajve të parë të vitit, vëllimi i import-eksporteve të mallrave të Kinës arriti në 7 trilionë e 732 miliardë juanë, duke realizuar një rritje prej 18.3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, bëri të ditur të hënën zëdhënësi i Drejtorisë Kombëtare të Statistikave të Kinës në një konferencë shtypi, të organizuar nga Zyra e Informacionit pranë Këshillit të Shtetit të Kinës.
foto nga VCG
Më konkretisht, eksportet arritën në 4 trilionë e 618 miliardë juanë, me një rritje prej 19.2%, ndërkohë importet 3 trilionë e 114 miliardë juanë, me një rritje prej 17.1%.
Import-eksportet me vendet në ndërtimin e përbashkët të nismës “Një brez, një rrugë” patën një rritje prej 20%.
Vëllimi i import-eksporteve të realizuara nga kompanitë private u rrit 22.8%.
Eksportet e produkteve mekatronike u rritën 24.3%.
foto nga VCG
/cgtn





























































