• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
24 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

  • POLITIKË

    PD i bashkohet protestave kundër qeverisë, simpatizantët djegin ulëset para Kryeministrisë

    Rama përsërit ftesën për dialog para protestës kombëtare, Demo njofton identifikimin e të dyshuarve për dhunë

    Rama u shtron “sofrën” protestuesve, ftesa e pestë për dialog me studentët

    Marrëveshja për Gazën, Shqipëria konfirmon angazhimin për paqen në prani të ambasadorit amerikan Eric Wendt

    Samiti BE–Ballkani Perëndimor më 25 nëntor në Bruksel, në fokus integrimi dhe reformat

    Ministri Nufi vlerëson atasheun ushtarak italian në përfundim të mandatit, mirëpret pasuesin

    Rama publikon fotot dhe inicialet e të ndaluarve në protesta: S’janë studentë, por persona me precedentë penalë

    Rama në takimin me bankat: Paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm dhe mbështetje për studentët

    Nga karriget e kuqe te ato të zeza, Rama nuk ndryshon qëndrim: dialog po, dorëheqje jo.

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

Konferenca e gjyqtarëve: Ndalim i gjuhës së urrejtjes dhe sigurim i jetës dhe integritetit profesional

9 Tetor, 2025
in JO VETEM LAJM
A A
Share on FacebookShare on Twitter

 Zëvendëskryetari i GJKKO-së, Erjon Bani, reagoi sot pas ngjarjes tragjike të 6 nëntorit, ku gjyqtari Astrit Kalaja humbi jetën në krye të detyrës, duke e cilësuar këtë si një plagë të rëndë për sistemin gjyqësor dhe një thirrje për ndërhyrje urgjente në garantimin e sigurisë në gjykata.

Në fjalën e mbajtur në mbledhjen e thirrur nga Gjykata e Lartë me pjesëmarrjen e të gjithë magjistratëve në vend, Bani theksoi se kjo ngjarje duhet të shërbejë si një pikë kthese për rishikimin e thellë të mënyrës si trajtohet siguria në ambientet gjyqësore dhe për të promovuar respektin ndaj institucioneve të drejtësisë në shoqëri.

“Shqipëria ka një plagë të hapur në raport me sistemin gjyqësor. Problemi nuk është i kufizuar vetëm brenda mureve të gjykatave, ai fillon nga mungesa e kulturës juridike në shoqëri, nga moskuptimi i rolit të drejtësisë si garanci e paqes sociale dhe përfundon tek një diskurs publik shpesh agresiv e denigrues ndaj gjyqtarëve. Është e papranueshme që një shtet që synon anëtarësimin në Bashkimin Europian të ketë ende një perceptim publik kaq të paragjykuar ndaj gjyqësorit”, tha ai.

Duke iu referuar standardeve ndërkombëtare dhe përvojave si rasti i SHBA pas sulmit ndaj gjyqtares federale Esther Salas, Bani kërkoi ndërtimin e një politike kombëtare sigurie për sistemin gjyqësor shqiptar.

Ai paraqiti një seri rekomandimesh konkrete, përfshirë: vlerësimin e infrastrukturës ekzistuese, trajnimin e detyrueshëm të stafit, standardizimin e procedurave të sigurisë, krijimin e një Këshilli të Sigurisë për Gjyqësorin dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional me Policinë e Shtetit dhe institucionet e tjera.

Bani theksoi se siguria në gjykata nuk është një privilegj i gjyqtarëve, por një kusht themelor për funksionimin e shtetit të së drejtës dhe integrimin europian të vendit.

“Ngjarja e 6 nëntorit nuk duhet të mbetet thjesht një kujtim i dhimbshëm, por një moment zgjimi kombëtar. Pa gjykata të sigurta, nuk ka pavarësi, nuk ka drejtësi dhe nuk ka shpresë”, u shpreh ai.

Dvorani: Kërkojmë ndërhyrje shtetërore për sigurinë e gjyqtarëve, sistemi gjyqësor nën presion e kërcënime

Në mbledhjen e gjyqtarëve nga i gjithë vendi të thirrur nga Gjykata e Lartë pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda ambienteve të gjykatës, zëvendëskryetari i Gjykatës Administrative të Apelit, Ardian Dvorani, kërkoi ndërhyrje të menjëhershme nga shteti për të garantuar sigurinë e jetës së gjyqtarëve dhe gjithë aktorëve të sistemit të drejtësisë.

Ai e cilësoi këtë ngjarje jo thjesht si një krim tragjik, por si një moment që duhet të shërbejë për të reflektuar thellë mbi gjendjen e sigurisë në gjykata dhe klimën e pasigurisë me të cilën përballen çdo ditë gjyqtarët në kryerje të detyrës.

Dvorani tha se në historinë e Shqipërisë, përfshirë edhe vitin e trazuar 1997, nuk kishte ndodhur një vrasje e tillë brenda një salle gjyqi, në momentin kur po shpallej një vendim në emër të Republikës. Kjo, sipas tij, tregon se sot, megjithëse jetojmë në një Shqipëri ndryshe, konfliktet politike, sociale dhe ekonomike janë po aq të mprehta dhe shpeshherë të kanalizuara në mënyrë të rrezikshme kundër sistemit të drejtësisë.

Ai ngriti shqetësimin për një klimë të organizuar presioni dhe kërcënimi që po ushtrohet ndaj gjyqtarëve, jo vetëm nga individë të rrezikshëm apo me probleme mendore, por sidomos nga segmente të caktuara të politikës, ekonomisë dhe botës së krimit, të cilët përmes mjeteve financiare, ndikimit publik dhe bashkëpunimit me media të caktuara, përpiqen të shantazhojnë, diskreditojnë dhe delegjitimojnë punën e gjyqtarëve. Sipas tij, kjo situatë është bërë e padurueshme dhe rrezikon jo vetëm jetën e individëve që përfaqësojnë drejtësinë, por edhe vetë funksionimin e shtetit ligjor.

Dvorani tha se është krijuar një narrativë e rrezikshme në publik, e ushqyer nga qëndrime të papërgjegjshme politike dhe mediatike, që paraqet sistemin gjyqësor si fajtor për gjithçka që nuk shkon në vend. Kjo, sipas tij, ndodh në një kohë kur drejtësia është duke ndërmarrë hapa seriozë për të hetuar dhe ndëshkuar korrupsionin dhe shkeljet në nivelet më të larta të pushtetit.

Ai paralajmëroi se krijimi i perceptimit se drejtësia është armike e qytetarit, e ndërsa politika e mediat janë shpëtimtaret e tij, është një strategji e rrezikshme që po gërryen themelet e paqes sociale dhe që inkurajon vetëgjyqësinë.

Duke vënë theksin tek nevoja për masa të menjëhershme dhe afatgjata për garantimin e sigurisë fizike të gjyqtarëve, ai bëri thirrje për ndërtimin e një sistemi të mirëfilltë sigurie në gjykata, bazuar në protokolle dhe standarde të ngjashme me ato të vendeve perëndimore. Ai theksoi se nuk mund të pritet më për të ndërtuar një strukturë të qëndrueshme që e vendos jetën e gjyqtarëve jashtë rrezikut.

Përtej aspektit të sigurisë fizike, Dvorani ndaloi edhe në problemet strukturore që rëndojnë mbi sistemin gjyqësor, duke përfshirë mungesën e theksuar të burimeve njerëzore, ndihmësve ligjorë dhe infrastrukturës së përshtatshme për punën e gjykatave. Ai theksoi se shumë gjykata nuk kanë ambientet minimale për funksionim, dhe se edhe nisma për të krijuar një trupë ndihmësish ligjorë të kualifikuar është bllokuar për arsye burokratike dhe mungese vizioni.

Duke folur për vonesat në trajtimin e çështjeve dhe numrin në rritje të çështjeve të pashqyrtuara, ai vuri në dukje se kjo nuk është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e gjyqtarëve, por pasojë e mungesës së kapaciteteve dhe mbështetjes nga institucionet e tjera.

Sipas tij, zgjidhja nuk mund të vijë pa një reformë të thellë në organizimin dhe mbështetjen e pushtetit gjyqësor, përfshirë këtu edhe përqafimin e zhvillimeve teknologjike, si inteligjenca artificiale dhe digjitalizimi i plotë i dosjeve dhe procedurave gjyqësore.

Dvorani theksoi se gjykatat nuk mund të jenë zgjidhja për gjithçka dhe as strehë për papërgjegjshmërinë e administratës publike apo mangësitë e politikës. Ai kërkoi që edhe institucionet e tjera të shtetit të marrin përgjegjësitë e tyre, të ndalojnë së prodhuari konflikte të panevojshme dhe të reflektojnë për vendimet dhe veprimet që çojnë qytetarët drejt dyerve të gjykatave.

Sipas tij, ligji duhet të jetë i njëjtë për të gjithë dhe administrata nuk mund të veprojë në kundërshtim me praktikën gjyqësore të konsoliduar, duke krijuar përsëritje të gabimeve që rrisin numrin e konflikteve.

Dvorani propozoi krijimin e dy grupeve të përhershme pune nga vetë trupa gjyqësore: një që do të merret me çështjet e statusit të gjyqtarëve dhe një tjetër me organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqësor. Ai e cilësoi këtë si një mënyrë për të ndërtuar një zë institucional të përhershëm të gjyqtarëve, që do të përfaqësojë interesat e tyre dhe do të marrë pjesë aktivisht në debatet publike dhe institucionale që prekin drejtësinë.

Hoxha thirrje publike për të ndalur gjuhën e urrejtjes dhe për të kontribuar në rivendosjen e respektit për drejtësinë

Gjyqtari Gerd Hoxha deklaroi sot se urrejtja dhe sulmet ndaj sistemit të drejtësisë nuk janë një fenomen i rastësishëm, por rezultat i një diskursi të qëllimshëm publik, politik dhe mediatik që prej vitesh ka ushqyer klimën e përçarjes dhe të dhunës ndaj gjyqtarëve.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të gjyqtarëve, thirrur nga Gjykata e Lartë, pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, Hoxha tha se kjo ngjarje e rëndë përfaqëson një dhimbje kolektive dhe një alarm për gjithë shoqërinë, që nuk mund të injorohet më.

Ai theksoi se ndonëse për vite me radhë gjyqtarët janë përballur me mungesën e infrastrukturës, me trajtim të padenjë financiar, me mungesë ndihmës ligjorë dhe mbështetje institucionale, askush nuk kishte menduar se një ditë do të duhej të flisnin për rrezikun real të vrasjes në vendin e punës. Në këtë kontekst, ai e përshkroi sistemin aktual si të zhytur në një klimë pasigurie të papranueshme, ku gjykatat janë kthyer në vende pune të rrezikshme, ndërkohë që duhet të ishin institucione garancie për jetën, sigurinë dhe drejtësinë.

Hoxha theksoi se vrasja e gjyqtarit Kalaja nuk ishte një rrufe në qiell të pastër, por një rezultat i një klime të ndërtuar me qëllim frikësimin dhe ndarjen e gjyqtarëve, për të kapur dhe sunduar sistemin gjyqësor. Ai tha se gjyqtarët janë vënë nën sulme të vazhdueshme verbale e institucionale, të cilat kanë krijuar një perceptim të rremë publik se gjyqësori është burimi i çdo problemi në shoqëri, duke rrezikuar jo vetëm jetën dhe integritetin e gjyqtarëve, por edhe vetë pavarësinë e sistemit të drejtësisë.

Hoxha bëri thirrje që të ndalet nxitja e gjuhës së urrejtjes në media dhe në diskursin politik, dhe të rifillohet ndërtimi i besimit në drejtësi, duke respektuar punën e magjistratëve dhe rolin që ata luajnë në garantimin e shtetit ligjor. Ai shtoi se kritikat ndaj drejtësisë janë të mirëpritura kur janë konstruktive, por jo kur nxisin urrejtje dhe veprime ekstreme siç ishte vrasja e kolegut të tyre.

Duke përmendur mungesën e kushteve minimale në gjykata, Hoxha solli në vëmendje realitetin absurd ku funksionojnë shumë prej institucioneve gjyqësore në vend, të papërshtatshme për ushtrimin e funksioneve të një institucioni themelor të shtetit. Ai tha se në këto ambiente zhvillohen gjykime me ndikim të madh për jetën dhe të drejtat e qytetarëve, por në kushte që nuk respektojnë as dinjitetin e gjyqtarëve dhe as sigurinë e askujt.

Përballë kësaj situate, Hoxha tha se gjyqtarët janë të vendosur të qëndrojnë të bashkuar, të përkushtuar në detyrën e tyre dhe të refuzojnë frikën e ndarjen.
Hoxha kërkoi që t’u bëhet thirrje publike të gjithë aktorëve institucionalë, politik dhe mediatik për të ndalur gjuhën e urrejtjes dhe për të kontribuar në rivendosjen e respektit për drejtësinë.

Ai i bëri apel qeverisë dhe Kuvendit të Shqipërisë të ndërhyjnë pa vonesë në përmirësimin e ligjeve për sistemin gjyqësor, për të garantuar rritjen e sigurisë fizike të gjyqtarëve, mbrojtjen e jetës, shëndetit dhe pronës së tyre, si dhe për të lehtësuar ngarkesën në punë, në mënyrë që drejtësia të jetë cilësore dhe e shpejtë.

Sipas tij, pa një drejtësi të mbrojtur dhe të respektuar, nuk mund të ketë as shtet ligjor, as demokraci funksionale, as besim të qytetarëve në institucionet e vendit./ATA

Related- Posts

JO VETEM LAJM

Dita e 12-të e protestave në Tiranë, përplasje me policinë dhe 13 persona të lënduar

24 Tetor, 2026
Bota

Putin: Rusia nuk kërkon luftë me Evropën, por do të përmbushë objektivat në Ukrainë

23 Tetor, 2026
Bota

Parlamenti Europian i jep Gjykatës Penale Ndërkombëtare Çmimin Saharov, mes tensioneve me SHBA-në

22 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Dita e 12-të e protestave në Tiranë, përplasje me policinë dhe 13 persona të lënduar

24 Tetor, 2026

Mundësia e fundit për një Serbi evropiane

24 Tetor, 2026

PD i bashkohet protestave kundër qeverisë, simpatizantët djegin ulëset para Kryeministrisë

24 Tetor, 2026

Trump sugjeron tarifa 200% ndaj Rusisë dhe Ukrainës për t’i dhënë fund luftës

24 Tetor, 2026

Rama përsërit ftesën për dialog para protestës kombëtare, Demo njofton identifikimin e të dyshuarve për dhunë

24 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.