• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
10 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

    Delegacioni i Kongresit amerikan në Tiranë, Peleshi: Partneritet strategjik me SHBA-në

    Rama: Mbi 127 mijë kërkime në “Flamingo Mirror”, platforma zmbraps 122 sulme kibernetike

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

    Kosova zhbllokon krizën institucionale, Kuvendi zgjedh presidenten e re

    KPM u kërkon mediave në Kosovë raportim të saktë dhe të përgjegjshëm gjatë protestave

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Kryesore

Kongresi Zgjedhor, Rama: Sot nis projekti i PS-së për Shqipërinë 2030

28 Korrik, 2024
in Kryesore, POLITIKË, SHQIPËRI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste shprehu sot bindjen se Partia Socialiste do t’i fitojë zgjedhjet e vitit 2025, ndërsa theksoi se “sot nis projekti i PS-së për Shqipërinë 2030”.

Në fjalën e mbajtur në Kongresin Zgjedhor të PS-së, Rama u shpreh se “sot nis mbjellja e fushës së fitores që do të korret pranverën e ardhshme”.

“Ky është një stacion në rrugëtimin e PS. Jo thjesht sepse do të zgjedhim përfaqësuesit e familjes së madhe politike në Asamblenë Kombëtare prej të cilës në sezonin e ardhshëm politik, do të dalin dhe Kryesia dhe Sekretariati i ri i PS-së. As sepse sot nis praktikisht mbjellja e fushës së fitores që do të korrim pranverën e ardhshme me një punë të gjithëanëshme. Sot nis natyrshëm projekti i PS të vitit 2030”, theksoi Rama.

Sipas tij, kjo është kjo koha e duhur për të nisur një tjetër investim të ri për kapitalin njerëzor të PS-së, dhe për të punuar në një ambicie të re, të madhe.

“Jo vetëm për Shqipërinë e 2030-ës, por dhe për PS-në e 2030-ës”, theksoi ai.

Kryeministri falënderoi Lindita Nikollën, e cila sipas tij, “shërbeu për disa vite dhe bëri më të mirën e saj si gjithmonë”.

“Ashtu si në ditën e parë në shërbimin publik, si mësuese, si drejtoreshë shkolle, kryetare e Njësisë Bashkiake nr. 3, ministre e Arsimit dhe kryetare Kuvendi. E ka vënë unin e vetë në shërbim të komunitetit politik”, nënvizoi ai.

Rama vlerësoi se Lindita Nikolla është shembull kuptimplotë se si duhet të jetë në çdo rrethanë dhe vështirësi, individi i zgjedhur nga ky komunitet dhe në çdo hap përfaqësimi.

“Faleminderit për forcën e shembullit që ti je”, iu drejtua Rama Nikollës nga foltorja e Kongresit.

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij u shpreh se, “ne jemi këtu të bëjmë të pamundurën çdo ditë që ta bëjmë këtë vend krenarinë e çdo shqiptari jo vetëm për bukuritë, historitë, për trashëgiminë kulturore, për malet dhe për detet por edhe për shtëpinë e përbashkët të shtetit shqiptar. Ndërkohë që kujt na do të keqen, i them vetëm kaq: i kanë hapur vetes një punë shumë të sikletshme sepse që të na duash ne të keqen duhet të na dalësh përpara. Kur të na dalësh përpara duhet të llogarisësh që je i mundur, i mundur! Edhe i mundur jo me dhunë dhe me shembullin e forcës, por me forcën e shembullit dhe me panumërsinë e provave dhe fakteve që këtë vend o e bën PS o se bën askush tjetër dhe që patjetër ne e dimë vet që s’jemi më të mirët por më të mirë se Partia Socialiste këtu në këtë vend harroje se gjen. Harroje se gjen”.

“Unë kam shumë besim tek nuhatja politike e shqiptarëve të cilët kujtojnë se janë ekspertë të futbollit por në fakt janë shumë më tepër ekspertë politikë që u japin ujin në bisht të lugës të gjithë atyre komentatorëve të lodhur politikë të kanaleve të portaleve. Prandaj, dhe këta të shkretët që u plakën me laps këtu në vesh, si llogaritarë të gabuar, në veshin që nuk mbush dhe me sy në vrimën që nuk mbushet, duke luftuar ekraneve me Partinë Socialiste e sidomos me mua personalisht, janë të dënuar të zhgënjehen sa herë numërohen votat. Dhe  bëhen pastaj qesharakë duke folur për vjedhje, për blerje votash po dhe nuk kanë faj në fakt, se atë që të bën Partia Socialiste nuk ka as tërmet e as breshër që ta bën kur i del përballë”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste u tregua sot kritikë ndaj atyre deputetëve socialistë që nuk përmbushin detyrën duke qëndruar pranë zgjedhësve.

Gjatë punimeve të Kongresit Zgjedhor të PS-së, Rama theksoi se karrigia dhe tryeza e kuvendit janë për t’u ulur për vendimarrjen, por detyra e deputetit matet me kilometrat e bëra në këmbë në lagjet, rrugët, shtëpitë dhe vendet ku jeton e punon komuniteti që i ka dhënë mandatin”.

“Puna e deputetit matet me takimet me komunitetin e njerëzit më në nevojë, grupet e interesit, anëtarësia, ku dora, fjala dhe urtësia e deputetit janë kusht për shëndetin e mirë dhe mbarëvajtjen e jetës së çdo qelize të partisë. Deputeti mund të jetë ose jo i gojës, por nuk mund të jetë asnjë gjë tjetër veçse shembulli i njerëzve që dëgjon njerëzit, që ka ambicien të zgjidhë edhe probleme të mëdha edhe halle të vogla”, theksoi Rama.

Kjo, sipas tij, vlen për çdo deputet pa dallim por mbi të gjitha duhet të vlejë për këdo që merr vlerësimin dhe ka nderin të jetë deputet i PS-së.

“Të jesh deputet i kësaj partie është diçka që unë personalisht e konsideroj një privilegj të pakrahasueshëm me asnjë privilegj. Të zgjidhesh deputet nga shumica e shqiptarëve është për mua një borxh i jashtëzakonshëm i cili nuk lahet kurrë deri në fund. Unë nuk kam se si të rri dot asnjë orë rehat, përderisa nga ata që mua ma kanë bërë këtë nder, ka shumë që nuk janë rehat në atë orë. Kjo nuk është sot çështje natyre, por detyre”, tha Rama.

Kryeministri u kërkoi ndjesë sot të gjithë atyre që nuk janë deputetë por kanë investuar mundin e tyre dhe kanë dhënë votën e tyre që një grusht njerëzish të PS-së të jenë këtu sot si deputetë.

“Dua t’u kërkojë ndjesë për ata deputetë që janë këtu të ulur mes nesh dhe nuk e kanë përmbushur në kohë detyrën. Kërkoj ndjesë për ata deputetë që dalin në popull vetëm për të më shoqëruar mua kur shkoj në zonat e tyre, apo shkojnë në organizatat e partisë për të bërë një foto prezence kur zhvillohet një fushatë anëtarësimesh”, tha Rama.

“Kërkoj ndjesë për ata deputetë që u del zëri vetëm kur trokasin në zyrat e shtetit për punët e tyre, të familjes së tyre, të tarafit të tyre. Apo edhe për ata deputetë që qysh se kanë zbritur në sallë nga tryeza e qeverisë, duken në foltoren e Kuvendit një herë në hënë e flasin sikur kanë ardhur nga hëna, ndërsa takimet me njërizit i bëjnë vetëm me njëri- tjetrin, natyrisht për vatanin, por kryesisht për të rejat e fundit të portaleve për qeverinë”, shtoi Rama.

Rama kërkoi një ndjesë të veçantë, edhe për disa që u është bërë ves të bëjnë komentarorin e kolegëve e të qajnë halle karriere me dashakeqës lloj-lloj ndaj kësaj shtëpie”.

“Apo të gjuajnë brenda shtëpisë nga frëngjitë e disa kanaleve dhe portaleve duke hedhur gurin e fshehur dorën, por duke harruar jashtë gjuhën e tyre që nuk pushon”, tha Rama.

Rama u kërkoi ndjesë po ashtu kujtdo nga deputetët që nuk i takojnë këto fjalë, ndërsa shtoi se “fatmirësisht nuk janë të gjithë kështu”.

“Nuk janë të gjithë dembelë e moskokëçarës ndaj detyrave që ose e nderojnë deputetin bashkë me PS-në në sytë e zgjedhësve, ose e turpërojnë deputetin por edhe PS-në në sytë e gjithë njerëzve. Fatmirësisht i kemi deputetët pa të cilët nuk do të kishim arritur shumëçka në këtë mandat të tretë dhe i kemi edhe deputetët që nuk mungojnë as kur duhet të ulen në karrige për të marrë vendime, as kur duhet t’i japin këmbëve për të takuar zgjedhësit”, shtoi ai.

Kryeministri veçoi shembullin e deputetit Vullent Sina.

“Vullnet Sina është njëri prej tyre. I ka në rregull punët e veta do thuhej në kafene, por në fakt në rregull i kishte edhe para se të hynte në familjen tonë. Ai nuk është i vetmi, por ja zura emrin sepse para disa kohësh më tha se donte ta mbyllte angazhimin e tij. Kurrë asnjëherë nuk më ka shqetësuar për asgjë personale, por nuk e ka pasur problem të më shkruaj pas mesnate duke u kthyer i lodhur në një nga zonat më të thella e të vështira ku ka bërë më shumë se qeveria. Shembull të tillë nuk na mungojnë. Mbi shembuj të tillë do të ndërtojmë skuadrën e radhës, ku do të hyjmë jo thjesht për të marrë mandatin e katërt por për të marrë fitoren më shembullore”, shtoi ai.

Related- Posts

POLITIKË

Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

9 Tetor, 2026
EKONOMI

Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

9 Tetor, 2026
POLITIKË

Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

9 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

10 Tetor, 2026

Galaja muzikore “Të lulëzojmë së bashku!” e CMG afron zemrat në të dy anët e Ngushticës së Tajvanit

10 Tetor, 2026

Ukraina reagon me zemërim: “Deal” nafte i Trumpit me Rusinë

10 Tetor, 2026

Peng Liyuan bën thirrje për zhvillimin e arsimit digjital dhe inteligjent për gratë

10 Tetor, 2026

Trump pas telefonatës me Putinin: Rusia do të furnizojë tregjet globale me karburant për të ulur çmimet

9 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.