Ministria e Shëndetësisë së Kosovës bën me dije se i ka dërguar një listë Ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri, për personat të cilët kanë shprehur gatishmërinë për t’u vaksinuar vullnetarisht kundër COVID-19 në Kukës.
Në një njoftim të MSH thuhet se 60 mjekë dhe infermierë kanë shprehur gadishmërinë për të bërë vaksinën.
“Ministri Zemaj e ka informuar homologen e tij, ministren Ogerta Manastirliu për listën e vullnetarëve për vaksinim dhe në koordinim midis autoriteteve të dy shteteve, do ta bëhet edhe aranzhimi i aspekteve logjistike dhe vaksinimi i tyre.
Në ndërkohë, do të pranohen edhe vullnetarë të tjerë të cilët shprehin interesim për vaksinim brenda numrit të ofruar të dozave për profesionistët nga Kosova, derisa procesi të fillojë edhe në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë që qeveria Shqiptare ka ofruar 500 doza për mjekët e Kosovës, të cilët mund të vaksinohen në Kukës.
Kosova është vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor që ende ka nisur fushatën e imunizimit kundër koronavirusit.