• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
5 Dhjetor, 2023
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Guvernatori Sejko: BSH, 2 strategji në mbështetje të objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm

    Shqipëri-Kosovë, autoritetet kombëtare të Ushqimit forcojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë

    KE prezanton një plan të ri të rritjes për Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë 6 miliardë euro grante dhe kredi

    Nënshkruhet marrëveshja/ Shqipëria vendi i nderit i ITB Berlin 2025, panairit më të madh të turizmit në botë

    Banka e Shqipërisë rrit normën bazë të interesit në 3.25%

    Qeveria miraton pr/buxhetin 2024, Mete: Parashikojmë rritje ekonomike prej 3.8%

  • POLITIKË

    “JU FLET TIRANA”/ 85-vjetori i Radio Tiranës, Presidenti Begaj: Promovuese e Shqipërisë dhe e potencialeve të saj

    Kryeministri Rama pret homologun portugez: Projekte inovative digjitale

    Samiti i Klimës COP 28, Rama: Shqipëria, një prej vendeve të rralla që s’ka emetime të dioksidit të karbonit nga prodhimi i energjisë

    DASH-i konstaton dobësi në trajtimin e të dënuarve në Shqipëri dhe Kosovë për vepra që lidhen me terrorizmin

    Rama në Emiratet e Bashkuara Arabe, merr pjesë në Samitin Botëror të Klimës, COP28

    Lehtësohet lëvizja e shtetasve shqiptarë nga Shqipëria drejt SHBA-së

    Begaj, Nikolla dhe Rama homazhe pranë monumentit “Nënë Shqipëri”: Respekt përjetësisht dëshmorëve të rënë për liri

    Ministri Hasani në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s: Aleanca të reagojë njëzëri ndaj çdo përshkallëzimi të mundshëm

    111-vjetori i Pavarësisë, Veliaj: Shqiptarët e bashkuar e çojnë vendin vetëm përpara!

  • SOCIALE / KULTURË

    Nga Muzeu Kombëtar te burgu famëkeq i Spaçit, zbardhen projektet e kulturës për 2024

    Aktivitetet për 111-vjetorin e Pavarësisë, Seferi: Marrin pjesë 150 kryetarë bashkish dhe komunash nga trevat shqipfolëse

    Samiti i Diasporës/ Prof. Altimari: Gjuha arbëreshe, mundësi për t’u rivitalizuar

    Historia e një kryeqendre të madhe përmes një cikli dokumentarësh

    Nëntori i flamurit, nisin ditët e Javës Kulturore Kombëtare

    JICA mbështet Shqipërinë për paralajmërimin e zjarreve në pyje

    Dokumentarë të historisë së lashtë, por edhe të re të Pekinit

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ Ambasadori rus në Shqipëri z. Mikhail Afanasiev: Rusia synon vetëm të përfundojë atë luftë, të nisur nga Perëndimi në Ukrainë

    Ekskluzive/ Ambasadori i RMV-së në Shqipëri, z. Danço Markovski: Kryesimi i OSBE-së një projekt me rëndësi kombëtare për Maqedoninë e Veriut

    Ekskluzive/ Ambasadori i Kroacisë në Shqipëri, Z. Zlatko Kramaric: Miqësia, marrëdhëniet tona të mira politike duhet të vërtetohen me veprimtari konkrete, jo me fjalë!” 

    Përvjetori i parë i emërimit Arqipeshkv në krye të Kishës Katolike/ Mons. Arjan Dodaj: Vetem Zoti mund të jetë autori i ecjes sonë!  

    Ambasadori i Azerbajxhanit z. Anar Huseynov: Vizita e Presidentit Aliyev në Shqipëri hapi një faqe të re në marrëdhëniet tona dypaleshe

    Ministri i Brendshëm i RMV-së, Z. Oliver Spasovski: Ballkani i Hapur dhe Procesi i Berlinit plotesojnë njëri-tjetrin për bashkëpunimin ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor  

    Ekskluzive/ Ambasadori i Kinës në Shqipëri Z. Zhou Ding: Kina e Shqipëria duhet të shikojnë nga historia për të ndërtuar të ardhmen!

  • OP/ED

    25 Vjet Kushtetutë – Një analizë e identitetit të Kushtetutës dhe sfidave në zbatimin e Saj

    “Gjithsesi, nuk do të ketë luftë në Ballkan”!

    Kina dhe Modernizimi: një filozofi e re zhvillimi

    Masakrat me armë, kjo sfidë tragjike amerikane!

    Kina dhe bota në një dekadë të nismës “Një brez, një rrugë”

    Dollari amerikan përballë BRICS!

    Historia e martirizimit të Ulmas duhet të njihet botërisht

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Maqedoni e Veriut, palët dakordësohen për zgjedhje të dyfishta në pranverë

    Saga e rregjistrimit të popullsisë në Malin e Zi

    Zbardhet vrasja e 14-vjeçares në Shkup, në mesin e të dyshuarve edhe babai i saj

    Mali i Zi: Fillon regjistrimi i shumëpërfolur i popullsisë

    Shkup, përfundon takimi i OSBE-së,

    Shkup, fillon punimet Këshilli i 30-të Ministerial i OSBE-së

  • MAGAZINË

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

    Suedezja Loreen fiton Eurovision Song Contest 2023

    Tenisti serb, Novak Gjokoviq fiton për herë të 10-të në Australian Open

    Ndahet nga jeta legjenda braziliane e futbollit, Pele

    Ndahet nga jeta, njeriu që frymëzoi filmin e Tom Hanks/ Jetoi 18 vjet në aeroportin e Parisit

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
  • EnglishEnglish
No Result
View All Result
Argumentum

Home RAJONI KOSOVA

Kosovë/ Qeveria Kurti anullon vendimin e Qeverisë Hoti

13 Prill, 2021
in KOSOVA, NGJARJE
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e Republikës së Kosovës e drejtuar nga Kryeministri, Albin Kurti, ka mbajtur mbledhjen e rregullt të radhës, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar dokumente nga fushat e përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore.

Koncept-dokumenti për çështjen e pasurisë  së fituar në mënyrë të pajustifikueshme, është dokumenti i parë që ka marrë miratimin e kabinetit qeveritar në mbledhjen e sotme. Ky Koncept-dokument përcakton pasurinë e fituar me kryerje të veprës penale, si nxitës kryesor të kriminalitetit. Kjo pasuri i siguron kryesit të veprave penale burim për vazhdimin e aktivitetit kriminal.

Nisur nga kjo, shumë shtete, duke përfshirë këtu edhe Kosovën, bënë përpjekje që të parandalojnë aktivitetet kriminale, duke siguruar që kryesit e këtyre veprave nuk do të përfitojnë nga veprimtaritë e paligjshme. Duke larguar motivin për kryerjen e këtyre veprimeve, shteti synon që të parandalojë dhe të pengojë funksionimin e krimit të organizuar. Konfiskimi i pasurisë së fituar në mënyrë të pajustifikueshme është çelës i luftimit të suksesshëm  të krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Janë të identifikuar tre mekanizma kryesorë që përdoren për realizimin e këtij qëllimi:

  1. Konfiskimi penal i pasurisë,
  2. Konfiskimi administrativ, dhe
  3. Konfiskimi civil

Megjithëse  është dëshmuar se mekanizmi më i pranueshëm është përmes procedurës penale, ka edhe raste kur një proces i tillë mund të mos jetë i disponueshëm për prokurorinë shtetërore.  Kjo nga shkaku se prokuroria nuk ka prova të mjaftueshme që do të lidhnin pasurinë e personit të dënuar me veprën penale.

Ky Koncept-dokument analizon situatën në Kosovë dhe rekomandon zgjidhje për zbatim të suksesshëm të legjislacionit dhe luftimit efikas të krimit dhe korrupsionit në vendin tonë. Kjo do të arrihet përmes ligjit të ri, i cili mundëson realizimin e konfiskimit të pasurisë së fituar në mënyrë të pajustifikueshme edhe në mungesë të një aktgjykimi dënues. Kjo zgjidhje realizon konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme në procedurë civile dhe në mungesë të aktgjykimit dënues dhe të nxisë demotivimin e kriminalitetit në vendin tonë.

Pas miratimit të këtij Koncept-dokumenti, Ministria e Drejtësisë do të fillojë hartimin e projektligjit të bazuar në analizën e zhvilluar në këtë dokument.

Në vazhdim të mbledhjes, ka marrë miratimin e kabinetit qeveritar edhe Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale. Përmes plotësimeve dhe ndryshimeve të bëra, mundësohet zbatimi i gjykimit në mungesë, me theks të veçantë në çështjet e afatit të hetimeve, duke e deroguar nenin që i referohet afatit të hetimeve në vend të nenit që i referohet pezullimit të hetimeve. Ndryshimet do të krijojnë mundësinë e adresimit të hetimit të krimeve të luftës dhe do të heqë pengesat për dënimin në mungesë.

Këto plotësime dhe ndryshime do t’ju mundësojnë prokurorëve të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës të zhvillojnë hetime në rastet ku hetimet kanë filluar vite më parë dhe ka pasur fare pak veprime hetimore të kryera.

Grupi i ekspertëve për hartimin e plotësim ndryshimit të Kodit të Procedurës Penale është duke vazhduar punën dhe shumë shpejt do të procedojë Projekt Kodin e Procedurës Penale në pajtim edhe me rekomandimet e Komisionit të Venecias. Por, çështjet e adresuara në Projektligjin e miratuar janë imediate dhe të rëndësisë së veçantë dhe për këtë arsye janë trajtuar ndaras.

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për themelimin e strukturave koordinuese ndërinstitucionale për procesin e integrimeve evropiane. Ky vendim ka për qëllim të përcaktojë përbërjen, fushën e veprimit të funksioneve dhe mënyrën e punës së këtyre strukturave koordinuese. Këto struktura janë të domosdoshme për të siguruar  përgatitjen e vendimmarrjes për zbatim të reformave për përmbushjen e obligimeve që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit dhe mekanizmat e tjerë të integrimit në Bashkimin Evropian.

Vendimi rregullon funksionimin e strukturave koordinuese për integrim evropian përmes:

Këshillit ministror për integrime evropiane;

Komitetit punues për integrime evropiane; dhe

Grupet punuese sektoriale për integrime evropiane.

  1. a)      Grupi punues për tregti, industri, dogana dhe tatime;
  2. b)      Grupi punues për bujqësi dhe peshkatari;
  3. c)      Grupi punues për treg të brendshëm dhe konkurrencë;
  4. d)     Grupi punues për çështje ekonomike, financiare dhe statistika;
  5. e)      Grupi punues për qeverisje;
  6. f)       Grupi punues për inovacion, shoqëri të informacionit dhe politika sociale; dhe
  7. g)      Grupi punues për transport, energji, mjedis dhe zhvillim rajonal.

Në mbledhjen e sotme është miratuar edhe vendimi që Sistemi Nacional për Monitorimin e Spektrit të trajtohet projekt me qëllim të mbrojtjes nacionale. Projekti Sistemi Nacional për Monitorimin e Spektrit frekuencor do të mundësojë monitorimin e brezit frekuencor për institucionet që kanë të bëjnë me mbrojtjen nacionale, sigurinë nacionale, mirëmbajtjen e rendit publik, aviacionin civil, sigurinë e hekurudhave dhe për funksionet tjera komerciale dhe jo komerciale të shtetit dhe institucioneve shtetërore.

Me një vendim të miratuar në mbledhjen e sotme, është miratuar nisma e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për negocim të Marrëveshjes për amendamentim të Marrëveshjes Kornizë të Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për financim të projektit “Reagimi emergjent ndaj COVID-19”. Amandamentimi i marrëveshjes synon sigurimin e një shtese prej 25 milionë eurove të kredisë, që do të përdoret për blerjen e vaksinave kundër COVID-19.

Kabineti qeveritar ka miratuar edhe vendimin për ri-aprovim të Raportit Financiar për vitin 2020, i cili në përputhje me Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësive, do të procedohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Raporti ri procedohet për shkak të ndryshimit të legjislaturës pas zgjedhjeve dhe të disa ndryshimeve teknike.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka informuar kabinetin qeveritar me Raportin për funksionimin e komunave të Republikës së Kosovës, bazuar në Ligjin për vetëqeverisjen lokale. Raporti pasqyron aktivitetin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal në monitorimin e komunave përmes tele-prezencës, monitorimit fizik, bashkëpunimit në mes të nivelit lokal dhe qendror të qeverisjes, si dhe koordinimit ndërinstitucional. Raporti paraqet rezultatet e punës së organeve komunale, analizon transparencën komunale, aktivitetet e komunave që dalin nga Programi Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, planifikimin e buxheteve komunale, realizimin e të hyrave dhe shpenzimet buxhetore dhe pasqyron opinionet e raporteve të auditorit të përgjithshëm për komunat.

Gjithashtu nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal Qeveria e Republikës së Kosovës është informuar edhe me Raportin për vlerësimin e ligjshmërisë së akteve të nxjerra nga kuvendet e komunave për vitin 2020. Gjatë këtij viti, kuvendet e komunave të Republikës së Kosovës kanë miratuar gjithsejtë 1802 akte të ndryshme, 111 rregullore dhe 1691 vendime. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka vlerësuar 1171 akte, ndërsa në ministritë e linjës janë dërguar 631 akte. Sipas Raportit, 1118 akte janë vlerësuar të ligjshme, 53 akte janë rikthyer për rishqyrtim nga kuvendet komunale nga të cilat komunat i kanë harmonizuar 47 akte sipas kërkesës së Ministrisë. 6 akte janë përcjellë në Ministrinë e Drejtësisë për procedim në gjykatë.

Me miratimin e vendimit nga kabineti qeveritar është anuluar Vendimi, me të cilin Qeveria e Republikës së Kosovës i ka propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidatët për Kryesues të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. Vendimi është arsyetuar se në mesin e kandidatëve të dërguar për votim në Kuvend, ka kandidatë që nuk i përmbushin kriteret e përcaktuara me nenin 6, paragrafi 2, nën paragrafi 3, të Ligjit për Rregullatorin e Energjisë.

Lista e kandidatëve të vlerësuar si të suksesshëm nga Komisioni Rekrutues nuk përkon në tërësi me vlerësimet e dhëna nga ambasada britanike, si partner në procesin e rekrutimit sipas Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës , dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut. Madje në raportin e përgatitur nga partnerët britanikë, thuhej se edhe pas përpjekjes për të arritur konsensus, rezultati përfundimtar i komisionit intervistues dhe ai i vëzhguesve të partnerit implementues kishin dallime të mëdha.

Prandaj, me qëllim të rekrutimit të personave të pavarur, profesionalë e me integritet në pozitat e larta të institucioneve dhe organeve publike përmes një procesi të drejtë dhe transparent të rekrutimit, Qeveria vendosi anulimin e vendimit.

Tags: Albin Kurtimledhjaqeveriaqeveria hoti

Related Posts

GAZA CITY, GAZA - OCTOBER 30: Flames and smoke rise in Tel al-Hawa neighborhood as Israeli attacks continue on the 24th day in Gaza City, Gaza on October 30, 2023. (Photo by Ali Jadallah/Anadolu via Getty Images)
Bota

Telekomunikacioni dhe interneti janë ndërprerë në Gaza ndërsa sulmet izraelite intensifikohen

4 Dhjetor, 2023
Bota

Samiti Kinë-BE do të mbahet në Pekin

4 Dhjetor, 2023
NGJARJE

“JU FLET TIRANA”/ 85-vjetori i Radio Tiranës, Presidenti Begaj: Promovuese e Shqipërisë dhe e potencialeve të saj

4 Dhjetor, 2023

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Tregjet e bukura të Krishtlindjeve të Gjermanisë

4 Dhjetor, 2023

Maqedoni e Veriut, palët dakordësohen për zgjedhje të dyfishta në pranverë

4 Dhjetor, 2023
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
  • EnglishEnglish

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.