• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
4 Nëntor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: Projektbuxheti 2027 forcon konsolidimin fiskal dhe krijon hapësira për investime

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

  • POLITIKË

    Rama në Bruksel: Negociatat me BE-në synohen të përmbyllen në fund të vitit 2027, ndërsa anëtarësimi në 2030 mbetet i pasigurt

    Erion Veliaj publikon letër nga burgu, akuzon Ramën për presion politik

    Ministri Hoxha: Përmbyllja e negociatave me BE-në deri në dhjetor 2027, prioritet i diplomacisë shqiptare

    Presidenti Begaj dekreton ligjin për ndarjen e re territoriale, numri i bashkive reduktohet nga 61 në 46

    Dy protesta në Tiranë, studentët dhe PD në rrugë kundër qeverisë Rama

    Diella 4.0, asistenti digjital i e-Albania, kalon në veprim: Shërbimet publike me një komandë zanore

    Presidenti Begaj dekreton 9 majin 2027 për zgjedhjet vendore

    Rrëzimi i helikopterit ushtarak në Bosnjë-Hercegovinë, Hoxha: Shqipëria qëndron krah të Italisë dhe komunitetit të EUFOR-it

    Kryeministri Rama prezanton paketën fiskale 2027 dhe u përgjigjet protestuesve: “Nuk ndalem, nuk ndalemi, nuk do të më ndalin”

  • SOCIALE / KULTURË

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Bërvenicë: Arkin Jahiji i AKI-së fiton zgjedhjet, mposht kandidatin e VMRO-DPMNE-së me 265 vota diferencë

    Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Vetëvendosje nuk është pas tyre

    Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

    Kosovë-Gjermani: Forumi Ekonomik, investimet dhe tregtia

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

Kryeministri Rama për “Francesoir”: Pas 10 vitesh, Shqipëria do të jetë në BE dhe ne do të bëjmë gjithçka për ta arritur këtë.

15 Gusht, 2022
in NGJARJE, POLITIKË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në një intervistë për medien franceze “Francesoir”, se “çelja e negociatave për anëtarësim në BE është një mundësi e shkëlqyer për të ndërtuar një shtet ligjor, një shtet demokratik që funksionon edhe më mirë dhe i garanton qytetarëve standarde që nuk varen nga njëri apo tjetri, por nga shteti”.

“Çelja e negociatave këtë verë është një lajm shumë i mirë për ne. Kjo na ndihmon të përparojmë. Kur negociohet anëtarësimi në Bashkimin Evropian, krijohet edhe mundësia që të kryhet një proces shumë i thellë mbi vetë veten tonë, sepse është një proces shumë i detajuar mbi ligjet, institucionet, funksionimin e tyre si dhe përmirësimet që i duhen bërë këtyre komponentëve”, tha Rama.

Më poshtë intervista e plotë e Kryeministrit Rama:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, na priti në rezidencën e tij të pushimeve në Dhërmi, për të folur mbi hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, që u njoftua më 18 Korrik 2022. Sipas Kreut të Shtetit, bëhet fjalë për një hap thelbësor për këtë vend të Ballkanit, që për shumë kohë ka qenë nën zgjedhën e diktaturës komuniste.

Shqipërisë sapo i është dhënë një fillim i ri. Kur vendosët të anëtarësoheni në BE dhe pse e keni bërë këtë zgjedhje?

Procedura e anëtarësimit në Bashkimin Evropian ka disa faza. Ne morëm statusin e vendit kandidat për t’u anëtarësuar në BE në vitin 2014. Nga ky moment, kanë kaluar tetë vite. Prandaj, çelja e negociatave këtë verë është një lajm shumë i mirë për ne. Kjo na ndihmon të përparojmë. Kur negociohet anëtarësimi në Bashkimin Evropian, krijohet edhe mundësia që të kryhet një proces shumë i thellë mbi vetë veten tonë, sepse është një proces shumë i detajuar mbi ligjet, institucionet, funksionimin e tyre si dhe përmirësimet që i duhen bërë këtyre komponentëve. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të ndërtuar një shtet ligjor, një shtet demokratik që funksionon edhe më mirë dhe u garanton qytetarëve standarde që nuk varen nga njëri apo tjetri, por nga shteti, dhe kjo është shumë e rëndësishme.

Kur ishit fëmijë, ndërkohë që jetonit nën regjimin komunist, e mendonit që Shqipëria do të hynte një ditë në BE?

Kurrë. Gjatë periudhës së komunizmit, as nuk e mendonim që ky drejtim do të ndryshonte ndonjëherë. Sigurisht që në fund të kësaj periudhe, me rënien e murit dhe rëniet e njëpasnjëshme të regjimeve të ndryshme në vendet e Lindjes, filluam edhe të imagjinonim se gjërat mund të ndryshonin.

Nuk e kemi pasur kurrë mundësinë për të zgjedhur. Duke qenë një vend i vogël në një pozicion gjeografik shumë strategjik (duke qenë se Shqipëria është pikë kalimi  për shumë vende) kemi pasur perandori e regjime të ndryshme për 500 vite, që nuk i kemi zgjedhur vetë, dhe jemi detyruar t’i pranojmë.

Kjo është hera e parë që ne po bëjmë një zgjedhje të lirë. Ne duam t’i përkasim familjes evropiane. Breza të tërë nuk e kanë njohur e pasur kurrë këtë mundësi.

Kombi ynë, shoqëria jonë, ka më në fund mundësinë të zgjedhë se ku do të jetojë e me çfarë normash. Është një ndjesi që vështirë të mendohet ndryshe.

A ka pasur presione e tensione në momentin që bëtë këtë zgjedhje?

Jo, në fakt, ka qenë shumë e lehtë. Ka qenë një zgjedhje kolektive, e përbashkët, ndërkohë që për çështje të tjera, komponentë të ndryshëm të shoqërisë tonë e kanë të vështirë të bien dakord. Për këtë çështje, zgjedhja ka qenë unanime.

Më konkretisht, çfarë do të ndryshojë në përditshmërinë e Shqiptarëve? A do të ndryshoni monedhën?

Këto janë çështje në diskutim, por ajo çfarë ndryshon që tani, është mënyra e të punuarit, të të imagjinuarit e ndërtuarit të ardhmen. Bëhet fjalë për ndërtimin e një shteti që nuk e kemi pasur kurrë më parë. Deri më tani, nuk e kemi njohur shtetin e ligjit, shtetin e bërë enkas për qytetarin, ku gjykatësi është gjykatës, dhe pushteti është i ndarë si duhet. Ky është një ndryshim.

Për më tepër, Shqipëria ka qenë vendi më i izoluar nga vendet komuniste. Ne nuk kishim marrëdhënie e shkëmbime madje as me vendet e Lindjes që i përkisnin dikur bllokut komunist.

Ne, ishim Koreja e Veriut e Evropës. Ky është një ndryshim thelbësor shumë i thellë.

A do e ndjekin shqiptarët këtë ndryshim?

Shqiptarët janë fantastikë kur bëhet fjalë për përshtatje. Në të gjitha vendet ku Shqiptarët kanë emigruar, ata kanë shkëlqyer, cilado qoftë puna që kanë bërë. Jashtë shtetit, ata luftojnë e gjithmonë ia dalin. Këtu, mund të jetë më e vështirë, sepse bëhet fjalë për krijimin e një komuniteti pune e vlerash, sepse është edhe çështje traditash, kulture dhe historie. Por do ia dalim!

Shqipëria ka ndryshuar vërtetë shumë. Kryeqyteti, Tirana, ka ndryshuar shumë. Është bërë një qytet modern e dinamik, shumë ndryshe nga Tirana e viteve të ”plumbit”.

Shqipëria është një vend krejt ndryshe nga si mendohet në Evropë. Ky vit është surprizë sepse kemi një numër të paparashikuar turistësh. Për shembull, Tirana ka rezultuar si vendi më i vizituar pas Antalias, që nga fundi i pandemisë. Këtë nuk e prisnim. Parashikimi ynë ishte 2.9 milionë hyrje në Shqipëri, e në fakt deri në fund të vitit do kemi tejkaluar 4 milionë. Megjithatë, edhe pse turizmi është një burim të ardhurash i rëndësishëm për t’u shfrytëzuar, sepse vendi ynë ka një potencial shumë të madh, ne duam t’a shfrytëzojmë në mënyrë të mirëmenduar e të arsyeshme për t’a zhvilluar vendin pa shkatërruar ato që zotërojmë.

Lidhur me këtë, keni shembullin e Korsikës ku janë vënë rregulla strikte për sa u përket ndërtimeve.

Korsika është një shembull i shkëlqyer, por është e vështirë të bëhet e njëjta gjë në Shqipëri. Do na duheshin korsikanët! (qesh)

Më seriozisht, ndryshimi kryesor është që Korsika është një ishull me një histori dhe të kaluar shumë të veçantë. Psikologjia e banorëve të ishujve është e veçantë, duke qenë të ndërgjegjshëm për identitetin e tyre dhe me instikte shumë të zhvilluara për mbrojtjen.

Ne duhet të veprojmë ndryshe.

Ju keni që tani një numër projektesh investimi në infrastruktura turistike si dhe për të ndjekur ‘‘boom-in”. Jeni gjithashtu në diskutime me grupin francez ”Accor”?

Po, ”Accor” ka disa kontrata këtu me shumë investitorë. Ata kanë ardhur në Shqipëri para 4 vitesh, kjo falë Nicolas Sarkozy, që është pjesë e bordit të projekteve që janë zbatuar. Ai erdhi bashkë me Carla Bruni, bashkëshorten e tij, për një vizitë dyditore. Carla dha një koncert këtu, e gjithashtu udhëtuam së bashku me helikopter, ku edhe mundën të shihnin vendin.

Gjëja e parë që më tha kur helikopteri u ul në tokë, është që ne po qëndronim mbi një minierë ari. Kur u kthye në Francë, ai nxiti vizitën e parë të grupit ”Accor” në Shqipëri. Në fakt, ata e pohuan që nuk e kishin menduar ndonjëherë operimin e tyre këtu, por gjatë vizitës u mahnitën, e sot kanë disa kontrata këtu.

”Melia Group” ka lidhur gjithashtu një numër kontratash për hotelerinë e nivelit të lartë, që mungon në Shqipëri. Është e rëndësishme që të zhvillohet kjo ofertë, që supozohet të modifikojë edhe tipologjinë e turistëve në 5 vitet e ardhshme. Në fakt, kemi që tani një rritje të rëndësishme për ofertat e turizmit klasik, e nuk duam të krijojmë efektin e turizmit në masë, por t’a diversifikojmë këtë sektor.

Sipas jush, a do të jetë Shqipëria së shpejti “the place to be”?

Po, mendoj që mungojnë ende disa gjëra, por jemi në rrugën e duhur. Vendi është i vogël, i bukur e mikpritës. Ushqimi është i mirë dhe mund të hash mirë kudo, si në restorantet e mëdha, po ashtu edhe në rrugë. Shumë shqiptarë janë kthyer në vend pasi kanë punuar në Itali në industrinë e ushqimit, dhe kjo ka pasur një efekt shumë pozitiv.

Ju keni një ministër Turizmi. A është ai mjaftueshëm aktiv e nxitës sipas jush?

Bëhet fjalë për një ministre që është frankofone dhe shumë aktive.

Ende nuk kemi zyra turizmit jashtë shtetit, në Francë për shembull, sepse për këtë duhen fillimisht burime, e së dyti sepse gjithmonë mendoj që vetë-promovimi nuk ka të njëjtën besueshmëri si të treguarit e eksperiencës nga vetë turistët, që është promovimi më i mirë që mund t’i bëhet vendit.

Ne kemi pasur një reputacion jo të mirë dikur. Në vitet ’90, kur vendi doli nga bunkeri i tij, nuk krijoi një imazh të mirë, dhe kjo na ndoqi për shumë kohë. Tani, kjo po ndryshon. Para pesë vitesh, në Francë ose nuk njiheshim fare, ose njiheshim për keq, e që nga ajo kohë, janë shkruar shumë artikuj pozitivë mbi Shqipërinë, e akoma më shumë turistë francezë që vijnë këtu.

Ju keni një diasporë shumë të madhe. Cilat janë vendet që kanë më shumë shqiptarë?

Italia, Greqia, Gjermania, Zvicra, pak në Francë, në Britaninë e Madhe, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës…

Ju jeni artist dhe gjithashtu keni jetuar në Francë. Cila është lidhja juaj me Francën?

Për shumë kohë, Franca ka qenë vendi im i dytë i zemrës. Kam jetuar aty për shkak të fushës sime të veprimtarisë: artit. Kam lexuar shumë në frëngjisht për historinë e artit që lidhet me këtë vend, muzetë e tij e artistët e tij.

Sot kam shumë miq në Francë e gjithashtu një marrëdhënie të mirë me Presidentin. Ne kemi një miqësi që besoj se do të zgjasë edhe përtej pozicioneve tona aktuale, gjë që është e rrallë.

Ne flasim për shumë gjëra e shpesh them me vete sa keq që francezët nuk e njohin. Ai është një njeri intelektualisht kurioz dhe i respektueshëm ndaj të tjerëve.

Ai është President i Francës e unë jam Kryeministër i Shqipërisë. Vendet tona nuk kanë pasur marrëdhënie të rëndësishme deri më tani, por ai ka interes për Ballkanin dhe zhvillimin e marrëdhënieve të Francës me rajonin. Është gjithashtu për të ardhur keq që francezët nuk e kuptojnë humanitetin e tij. Ai u rizgjodh President me shumë vështirësi që nuk i meritonte. Nga ana njerëzore, ai është një njeri i jashtëzakonshëm. Gruaja e tij është gjithashtu një person i veçantë. Ata janë një çift i respektueshëm e i përulur, shumë larg imazhit që duket se ka publiku francez për ta.

Si e shihni Shqipërinë pas 10 vitesh?

Pas 10 vitesh, ndoshta do të jetë në BE, nëse BE mbetet siç është tani. Në fakt, bota sot ndryshon shumë shpejt, mjafton të shihni situatën aktuale.

Pa tragjedi, pas 10 vitesh, Shqipëria do të jetë në BE dhe ne do të bëjmë gjithçka për ta arritur këtë.

Si e keni menaxhuar krizën e Covid-19?

Kemi pasur një karantinë shumë të rreptë, që e kemi vënë në zbatim shumë shpejtë. Më pas, mbajtëm vetëm disa prej ndalimeve e shumë shpejtë u rihapëm për turizmin. Nuk i kemi mbyllur kurrë kufijtë tanë.

Pse?

Ne po i ndiqnim me shumë kujdes rastet dhe situatën në spitale për të vepruar sa më mirë sipas situatës. Duhej të gjenim një ekuilibër me pjesën tjetër të jetës e veçanërisht me ekonominë. Për më tepër, ju e dini, shqiptarët nuk janë të predispozuar të ndjekin shumë rregulla për  një kohë të gjatë. Kjo mënyrë funksionoi dhe ja dolëm!

I keni ndjekur rekomandimet e OBSH-së?

Po, i kemi ndjekur, por ndërkohë kemi qenë edhe fleksibël, duke i bërë gjërat në një mënyrë që të pranoheshin dhe respektoheshin. Nëse nuk do të kishim vepruar kështu, nuk do të kishte pasur efekt.

Mendoni që në Francë rregullat ishin shumë të rrepta? Ne kemi pasur mbyllje të forta.

Ne kemi pasur vetëm një mbyllje në fillim të pandemisë, dhe nuk kemi pasur shtetrrethim.

Çfarë mendoni për vaksinimin?

Ka qenë shumë efektiv dhe tashmë na duhet të jetojmë me Covid-19.

Si ja bëni ju në krye të një shteti si Shqipëria? Jeni të detyruar të ndiqni OBSH-në? A vendosni vetë për rregullat apo konsultoheni me këtë organizatë?

Nuk jemi të detyruar t’i ndjekim. Ne kemi parë edhe veprimet e vendeve të tjera, Gjermania, Greqia, Italia, Holanda, Danimarka, Hungaria. Kemi qenë edhe në kontakt me vendet e rajonit. Kemi analizuar ndryshimet midis zgjedhjeve dhe rezultateve të ndryshme për te zgjedhur rrugën më të përshtatshme dhe ekuilibruar sipas nevojave e kufizimeve tona.

Duke parë mbrapa në kohë, çfarë do të kishit bërë ndryshe?

Do të kishim bërë të njëjtën gjë. Nuk i mbaj mend shifrat ekzakte, por rezultati është mirë.

A ka sjellë më shumë raste rihapja e turizmit?

Jo, nuk kemi pasur një rritje eksponenciale të rasteve.

Pyetja ime e fundit lidhet me islamin. Një pjesë e madhe e popullsisë në Shqipëri përbëhet nga myslimanë, praktika fetare e të cilëve shpesh konsiderohet një model evropian, për shkak të pikëpamjes shumë liberale për fenë. Si e shpjegoni këtë?

Shqipëria nuk është një vend mysliman, është një vend 100% evropian. Mënyra se si ne jetojmë ndikon në pasurinë shpirtërore dhe morale, por edhe në atë shoqërore. Ne nuk ndjejmë se jemi një vend mysliman. Shohim herë pas here gra të mbuluara, por rrallë. Feja nuk është aspak shkak për mosmarrëveshje.

Unë jam katolik, gruaja ime është myslimane dhe fëmijët nga martesat tona të mëparshme janë ortodoksë. Ne kemi një fëmijë bashkë, i cili do të vendosë vetë për veten e tij. Kështu e jetojmë ne fenë! Për më tepër, nëse kemi pasur ndonjëherë shenja radikalizimi, ato ishin sporadike e nuk zgjatën.

Çfarë mesazhi do t’u jepnit francezëve?

Nëse doni të zbuloni një vend ku një pjesë e të shkuarës është ende e pranishme, ky vend është Shqipëria. Është një udhëtim i vërtetë në të kaluarën, në natyrë, në mikpritje, në gastronomi. Fjalët e para të kushtetutës së parë të vendit tonë janë “Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut”. Kjo i thotë të gjitha.

Related- Posts

Kryesore

Rama në Bruksel: Negociatat me BE-në synohen të përmbyllen në fund të vitit 2027, ndërsa anëtarësimi në 2030 mbetet i pasigurt

3 Nëntor, 2026
JO VETEM LAJM

Erion Veliaj publikon letër nga burgu, akuzon Ramën për presion politik

2 Nëntor, 2026
POLITIKË

Ministri Hoxha: Përmbyllja e negociatave me BE-në deri në dhjetor 2027, prioritet i diplomacisë shqiptare

2 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kush po e destabilizon Poloninë? Përplasja Tusk–Nawrocki dhe hija e ndërhyrjes ruse

3 Nëntor, 2026

BE-ja rihap debatin për zgjerimin: Ballkani Perëndimor përballë një momenti vendimtar

3 Nëntor, 2026

ShBA-të po gatuajnë plan me Rusinë të cilin Europa e kundërshton, megjithëse mëton të jetë në tryezën e bisedimeve

3 Nëntor, 2026

Protestat s’e rrëzojnë Ramën, nëse qytetaria vazhdon të qëndrojë spektatore

3 Nëntor, 2026

Rama në Bruksel: Negociatat me BE-në synohen të përmbyllen në fund të vitit 2027, ndërsa anëtarësimi në 2030 mbetet i pasigurt

3 Nëntor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.