Të ftuar të veçantë të Kryeministrit Edi Rama në episodin e radhës të Podcastit “Flasim” ishin ekipi i mjekëve të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” të cilët kryen ndërhyrjen kirurgjikale për heqjen e apendesitit të kryeministrit.
Në bashkëbisedimin me Ramën ishin të ftuar Prof. Arben Gjata, shef i Shërbimit të Kirurgjisë, njëkohësisht rektor i Universitetit të Mjekësisë, Prof. Arben Beqiri, mjek kirurg, Dr. Dritan Rehovica, mjek kirurg, Prof. Krenar Lilaj, shef i Shërbimit të Anestezi-Reanimacionit, si dhe Prof. Ass. Saimir Kuçi, mjek anestezist.
“Jam këtu bashkë me 5 burra që më hynë në trup”, u shpreh Kryeministri, ndërsa prezantoi ekipin e mjekëve.
Ai i pyeti mjekët nëse trajtimi që iu bë në QSUT është një privilegj për pozicionin që mban apo është një praktikë e ngjashme edhe për njerëzit e zakonshëm.
“Sëmundjet janë të ndryshme por pacientët janë njësoj”, iu përgjigj mjeku Arben Beqiri.
Rama kujtoi se përpara se të largoheshin mjekët erdhën te shtrati dhe i thanë se kishin operuar shumë ministra, zv.ministra, figura publike etj., por fatkeqësisht deri më sot vetëm në spitale private.
“Fakti që ju zgjodhët sistemin publik shqiptar, ndër të tjera zgjodhët një kirurg që përfaqëson një forcë tjetër politike tregon që në fakt kjo është një pjesë e emancipimit apo e rritjes së besimit”, tha dr. Beqiri.
“Unë isha i shtrirë kur profesor Gjata më tha: Kemi me vete një ish-ministër Shëndetësie. Unë thashë larg qoftë Nard Ndoka”, vijoi Rama.
Duke folur për kushtet e shërbimit spitalor, Prof. Gjata tregoi se: “Jo më pak se para disa muajsh ishim me një mikun tonë amerikan i cili ka ardhur në Shqipëri që nga viti 1991, Mark Xhonson. Ka qenë gastroeterologu personal i Bill Klinton dhe i Xhorxh W. Bush. Tha se ishte shumë i emocionuar sepse mbante mend spitalin e vjetër që gjëmonim edhe minjtë me fshesë. Kur hyri në sallë tha: ‘nuk di çfarë të them, por po e them me zë të ulët që standardet i keni njësoj’, se kishte edhe kolegë të tjerë amerikanë”.
Këtë episod të sezonit të parë të Podcastit “Flasim”, i realizuar jashtë radhës si edicion i veçantë rrjedhojë e ndërhyrjes kirurgjikale, mund ta dëgjoni nesër në