Ministri i Jashtëm Gent Cakaj ka pritur në një takim në Tiranë homologun e tij sllovak, Kryetarin e radhës së OSBE-së dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës Sllovake, Miroslav Lajčák.
“Në këtë mbledhje nuk kam mundur të aktroj sikur në Tiranë nuk ka ndodhur asgjë. Kemi diskutuar edhe për rrethanat e brendshme në Shqipëri dhe për sjelljen e opozitës në veçanti. Ajo çka kam siguruar ministrin Lajçak qoftë në cilësin si ministër i punëve të jashtme të Sllovakisë dhe qoftë si Kryetar i radhës i OSBE-së është se axhenda progresive do të vazhdojë pa asnjë diskutim përkundër sjelljeve të dhunshme që mund të karakterizojnë Tiranën ditët e fundit ose do të shtohen ndërkohë. Është tepër e rëndësishme që zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor dhe nuk ka forcë që i ndalon. Dhuna e opozitës është e papranueshme për imazhin që ka Shqipëria aktualisht dhe nuk i kontribuon cilësisë së reformave. ”
Kryetari i radhës së OSBE-së dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës Sllovake, Miroslav Lajçak ka folur për incidentin me ambasadorin e OSBE në vendin tonë, Bernd Borchardt në banesën e të cilit disa persona shkruan “Borchardt shame on you”.
Gjatë konferencës me ministrin Cakaj në Tiranë, Lajçak tha se Dhuna dhe frikësimi i zyrtarëve të organizatave ndërkombëtare është e papranueshme.
Lajçak: Vendimi i opozitës për të hequr dorë nga mandatet e tyre është për të ardhur keq. Demokracia kërkon kontroll dhe balancë dhe opozita ka një rol të rëndësishme. Pjesëmarrja në institucionet demokratike është e vetmja rrugë drejt pushtetit politik. Dhuna dhe frikësimi i zyrtarëve të organizatave ndërkombëtare është e papranueshme. Ne e përbuzim fuqimisht përpjekjet e bëra ndaj misionit të OSBE. Ndaj falënderojmë qeverinë për ndërmarrjen e veprimeve të duhura në këtë drejtim.
© Argumentum