Në këto ditë të veshtira kur kategoria e infermiereve po ndeshet haptazi dhe me kurajo në luften kundër përhapjes së corona-virusit, ajo po përballet me vështiresi të shumta. Ndërsa ka edhe kosto shtese deri te blerja e dizinfektanteve etj. Për një arsye të tillë ajo i drejtohet qeverisë me një kërkesë publike që të shpërblehet me një page për të përmbushur këto nevoja.
Sindikata e lnfermiereve të Shqipërisë
Kërkesë e hapur Kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama.
“Pershendetje! Ju falenderojme per masat e marra dhe per vleresimin e bere per punonjesit e shendetesise, te cilet jane heronjte e vertete te kesaj lufte. Ju vleresuat pararojen e kesaj lufte, por te gjithe jane heronj te vertete sot per sakrificat qe bejne ne realizim te misionit te tyre. Neqoftese kishim nje Nene Terza e Kalkutes, sot te gjithe keta jane Nene Terezat e Shqiperise. Ne kerkojme qe per nje motivim me te madh, por edhe per plotesim te nevojave te tyre ne keto dite t’u jepet nje page shperblim dhe kjo t’u kaloje ne llogarite personale ne momentin me te afert te mundshem. Kjo do te ndikoje sadopak ne perkushtimin e tyre ne balle te kesaj lufte. Ju falenderojme per mirekuptimin SISH”
/argumentum.al/