• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
21 Mars, 2023
  • KREU
  • EKONOMI

    Rama në Athinë, merr pjesë në forumin e organizuar nga “DELPHI Economic Forum”

    Në 24 orë 40% e totalit të aplikimeve të 2022-shit, ministrja Krifca: Rritje e besimit të fermerëve tek Skema Kombëtare

    Falimentimi i Silicon Valley Bank trondit tregjet financiare

    Vaji i certifikuar i ullirit gjen tregje në Europë e në SHBA

    Kreditimi i Bujqësisë, Krifca: Skema e fondit të garancisë, zgjidhje për zbutjen e rreziqeve

    Ministrja Krifca në Berlin: Forcimi i bashkëpunimit rajonal, shprehje të plotë në bujqësi

  • POLITIKË

    Raporti i DASH: Mangësitë në pavarësinë e gjyqësorit, mungesa e pavarësisë në media dhe korrupsioni, problemet kryesore në Shqipëri.

    Xhaçka me Imzot Paul Richard Gallagher: Marrëdhëniet me Vatikanin, me dimension të fortë shpirtëror

    Kryeministri Rama propozon Vlora Hysenin për drejtore të SHISH-it

    Takimi i 12-të i Këshillit të Stabilizim-Asociimit në Tiranë, BE: Shqipëria progres në reforma. Duam të zbatojmë në Shqipëri 10 projektet kryesore.

    Mbahet sot në Tiranë takimi i 12-të i Këshillit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri

    Ambasadori britanik King-Smith: Partitë politike të vetojnë kandidatët në zgjedhje

    “Bashkë fitojmë”, Berisha dhe Meta regjistrojnë koalicionin në KQZ për zgjedhjet lokale

    KQZ: Partia Demokratike nuk mund të regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit, mungon baza ligjore

    Rama dhe Berisha në festimet e Ditës së Verës në Elbasan

  • SOCIALE / KULTURË

    Drama “Gjaku i martirëve të kombit”, në katedralen e Shën Palit nën kujdesin e Arqipeshkvit Arjan Dodaj

    “Kthim te Kodiku Beratinus”/ Mbrëmje kulturore kushtuar Kodikut të Purpurt të Beratit në Bruksel

    Punësimi i të rinjve në Ballkanin Perëndimor: Arritjet dhe Perspektivat

    Dhjetë vjet nga papati i Atit të Shenjtë, Papa Françesku: Për përvjetorin tim do të doja paqe

    Lumi Vjosa shpallet Park Kombëtar

    Raporti i Freedom House: Shqipëria pjesërisht e lirë. Korrupsioni dhe krimi i organizuar probleme serioze

    Vendimi për vulën e PD-se/ KLGJ: Thirrjet publike për vetëgjyqësi, haptazi kundër rendit kushtetues

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ Ambasadori i RMV-së në Shqipëri, z. Danço Markovski: Kryesimi i OSBE-së një projekt me rëndësi kombëtare për Maqedoninë e Veriut

    Ekskluzive/ Ambasadori i Kroacisë në Shqipëri, Z. Zlatko Kramaric: Miqësia, marrëdhëniet tona të mira politike duhet të vërtetohen me veprimtari konkrete, jo me fjalë!” 

    Përvjetori i parë i emërimit Arqipeshkv në krye të Kishës Katolike/ Mons. Arjan Dodaj: Vetem Zoti mund të jetë autori i ecjes sonë!  

    Ambasadori i Azerbajxhanit z. Anar Huseynov: Vizita e Presidentit Aliyev në Shqipëri hapi një faqe të re në marrëdhëniet tona dypaleshe

    Ministri i Brendshëm i RMV-së, Z. Oliver Spasovski: Ballkani i Hapur dhe Procesi i Berlinit plotesojnë njëri-tjetrin për bashkëpunimin ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor  

    Ekskluzive/ Ambasadori i Kinës në Shqipëri Z. Zhou Ding: Kina e Shqipëria duhet të shikojnë nga historia për të ndërtuar të ardhmen!

    Gjashtë muaj nga pushtimi rus i Ukrainës, Ambasadori Shkurov: “Lufta filloi me Krimenë dhe do të përfundojë me Krimenë, ukrainasit do ta mbrojnë pavarësinë e tyre deri në fund”

  • OP/ED

    POLONIA GJITHMONË NË ANËN E LIRISË

    Kina dhe Shqipëria në një marrëveshje monumentale për heqjen e vizave

    Pikëpamja e Uashingtonit e Janusz Bugajskit: Parandalimi i një lufte tjetër ballkanike

    Opozita, mazhoranca dhe ndërkombëtarët 1990-2023!

    “Korrupsioni Gërryen Potencialin e Shqipërisë”

    “ Roli në rritje i Kroacisë në Integrimin e Ballkanit”

    3 Nëntori berlinez çmontoi Ballkanin e Hapur 

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Escobar: Marrëveshja Kosovë – Serbi, historike dhe duhet të zbatohet menjëherë

    Vuçiq: Serbia nuk mund të nënshkruajë marrëveshje juridike ndërkombëtare me Kosovën

    Perëndimi mirëpret marrëveshjen Kosovë – Serbi, mëdyshje në të dyja vendet

    Escobar për REL-in: Nuk jemi të fokusuar te nënshkrimi, por te finalizimi i marrëveshjes

    Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi

    Borell në Shkup: Po bëjmë përpjekje për një të ardhme të përbashkët

  • MAGAZINË

    Tenisti serb, Novak Gjokoviq fiton për herë të 10-të në Australian Open

    Ndahet nga jeta legjenda braziliane e futbollit, Pele

    Ndahet nga jeta, njeriu që frymëzoi filmin e Tom Hanks/ Jetoi 18 vjet në aeroportin e Parisit

    Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bullgaria nuk do të marrin pjesë në “Eurovision” 2023

    500 vjet më parë: Udhëtimi i Magelanit rreth botës

    25 vjet pa Princeshën Diana

    Seria më e re e telefonave të palosshëm Samsung Galaxy Z prezantohet në Tiranë

    Ndahet nga jeta regjisorja e njohur Vjosa Berisha

    Incidenti në ceremoninë e Oscar, Will Smith godet Chris Rock

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
  • EnglishEnglish
No Result
View All Result
Argumentum
  • KREU
  • EKONOMI

    Rama në Athinë, merr pjesë në forumin e organizuar nga “DELPHI Economic Forum”

    Në 24 orë 40% e totalit të aplikimeve të 2022-shit, ministrja Krifca: Rritje e besimit të fermerëve tek Skema Kombëtare

    Falimentimi i Silicon Valley Bank trondit tregjet financiare

    Vaji i certifikuar i ullirit gjen tregje në Europë e në SHBA

    Kreditimi i Bujqësisë, Krifca: Skema e fondit të garancisë, zgjidhje për zbutjen e rreziqeve

    Ministrja Krifca në Berlin: Forcimi i bashkëpunimit rajonal, shprehje të plotë në bujqësi

  • POLITIKË

    Raporti i DASH: Mangësitë në pavarësinë e gjyqësorit, mungesa e pavarësisë në media dhe korrupsioni, problemet kryesore në Shqipëri.

    Xhaçka me Imzot Paul Richard Gallagher: Marrëdhëniet me Vatikanin, me dimension të fortë shpirtëror

    Kryeministri Rama propozon Vlora Hysenin për drejtore të SHISH-it

    Takimi i 12-të i Këshillit të Stabilizim-Asociimit në Tiranë, BE: Shqipëria progres në reforma. Duam të zbatojmë në Shqipëri 10 projektet kryesore.

    Mbahet sot në Tiranë takimi i 12-të i Këshillit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri

    Ambasadori britanik King-Smith: Partitë politike të vetojnë kandidatët në zgjedhje

    “Bashkë fitojmë”, Berisha dhe Meta regjistrojnë koalicionin në KQZ për zgjedhjet lokale

    KQZ: Partia Demokratike nuk mund të regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit, mungon baza ligjore

    Rama dhe Berisha në festimet e Ditës së Verës në Elbasan

  • SOCIALE / KULTURË

    Drama “Gjaku i martirëve të kombit”, në katedralen e Shën Palit nën kujdesin e Arqipeshkvit Arjan Dodaj

    “Kthim te Kodiku Beratinus”/ Mbrëmje kulturore kushtuar Kodikut të Purpurt të Beratit në Bruksel

    Punësimi i të rinjve në Ballkanin Perëndimor: Arritjet dhe Perspektivat

    Dhjetë vjet nga papati i Atit të Shenjtë, Papa Françesku: Për përvjetorin tim do të doja paqe

    Lumi Vjosa shpallet Park Kombëtar

    Raporti i Freedom House: Shqipëria pjesërisht e lirë. Korrupsioni dhe krimi i organizuar probleme serioze

    Vendimi për vulën e PD-se/ KLGJ: Thirrjet publike për vetëgjyqësi, haptazi kundër rendit kushtetues

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ Ambasadori i RMV-së në Shqipëri, z. Danço Markovski: Kryesimi i OSBE-së një projekt me rëndësi kombëtare për Maqedoninë e Veriut

    Ekskluzive/ Ambasadori i Kroacisë në Shqipëri, Z. Zlatko Kramaric: Miqësia, marrëdhëniet tona të mira politike duhet të vërtetohen me veprimtari konkrete, jo me fjalë!” 

    Përvjetori i parë i emërimit Arqipeshkv në krye të Kishës Katolike/ Mons. Arjan Dodaj: Vetem Zoti mund të jetë autori i ecjes sonë!  

    Ambasadori i Azerbajxhanit z. Anar Huseynov: Vizita e Presidentit Aliyev në Shqipëri hapi një faqe të re në marrëdhëniet tona dypaleshe

    Ministri i Brendshëm i RMV-së, Z. Oliver Spasovski: Ballkani i Hapur dhe Procesi i Berlinit plotesojnë njëri-tjetrin për bashkëpunimin ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor  

    Ekskluzive/ Ambasadori i Kinës në Shqipëri Z. Zhou Ding: Kina e Shqipëria duhet të shikojnë nga historia për të ndërtuar të ardhmen!

    Gjashtë muaj nga pushtimi rus i Ukrainës, Ambasadori Shkurov: “Lufta filloi me Krimenë dhe do të përfundojë me Krimenë, ukrainasit do ta mbrojnë pavarësinë e tyre deri në fund”

  • OP/ED

    POLONIA GJITHMONË NË ANËN E LIRISË

    Kina dhe Shqipëria në një marrëveshje monumentale për heqjen e vizave

    Pikëpamja e Uashingtonit e Janusz Bugajskit: Parandalimi i një lufte tjetër ballkanike

    Opozita, mazhoranca dhe ndërkombëtarët 1990-2023!

    “Korrupsioni Gërryen Potencialin e Shqipërisë”

    “ Roli në rritje i Kroacisë në Integrimin e Ballkanit”

    3 Nëntori berlinez çmontoi Ballkanin e Hapur 

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Escobar: Marrëveshja Kosovë – Serbi, historike dhe duhet të zbatohet menjëherë

    Vuçiq: Serbia nuk mund të nënshkruajë marrëveshje juridike ndërkombëtare me Kosovën

    Perëndimi mirëpret marrëveshjen Kosovë – Serbi, mëdyshje në të dyja vendet

    Escobar për REL-in: Nuk jemi të fokusuar te nënshkrimi, por te finalizimi i marrëveshjes

    Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi

    Borell në Shkup: Po bëjmë përpjekje për një të ardhme të përbashkët

  • MAGAZINË

    Tenisti serb, Novak Gjokoviq fiton për herë të 10-të në Australian Open

    Ndahet nga jeta legjenda braziliane e futbollit, Pele

    Ndahet nga jeta, njeriu që frymëzoi filmin e Tom Hanks/ Jetoi 18 vjet në aeroportin e Parisit

    Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bullgaria nuk do të marrin pjesë në “Eurovision” 2023

    500 vjet më parë: Udhëtimi i Magelanit rreth botës

    25 vjet pa Princeshën Diana

    Seria më e re e telefonave të palosshëm Samsung Galaxy Z prezantohet në Tiranë

    Ndahet nga jeta regjisorja e njohur Vjosa Berisha

    Incidenti në ceremoninë e Oscar, Will Smith godet Chris Rock

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
  • EnglishEnglish
No Result
View All Result
Argumentum
No Result
View All Result
Home Retrospektive Diplomatike

Marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë në kohën e Skenderbeut

29 Mars, 2021
in Retrospektive Diplomatike
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Shtetet e Evropës Juglindore, të prekur nga i njëjti agresor, kishin detyrë të përbashkët përballimin e rrezikut osman. Lufta kundër të njëjtit armik i afroi ato dhe i bëri aleatë të natyrshëm. Si rrjedhim, me kohë u vendosën lidhjet ndërmjet shteteve, principatave e zotërimeve të tjera të kësaj pjese të Evropës.

Krijimi nga Skënderbeu i një fronti lufte të organizuar e të fuqishme, e nxori vendin tonë në ballë të forcave antiosmane. Shqipëria gjithnjë e më tepër shikohej nga bashkëkohësit si një fuqi e rëndësishme, e dorës së parë, që ushqente shpresa për dëbimin e osmanëve nga viset e pushtuara të Evropës. Prandaj me kohë u krijuan lidhje ndërmjet vendeve të kërcënuara nga i njëjti rrezik, pushtimi osman.

Në këtë kuadër dallohen marrëdhëniet e shqiptarëve me Hungarinë. Deri më 1456, kur vdiq Janosh Huniadi, Hungaria luftoi me vendosmëri kundër pushtuesve osmanë dhe ishte kështu aleati më i rëndësishëm i shqiptarëve. Të dyja palët, duke goditur të njëjtin armik, secila në sektorin e vet, lehtësonin barrën e njëra-tjetrës. Bashkëpunimin ndërmjet tyre Skënderbeu dhe Huniadi u përpoqën ta shtrinin deri në organizimin e fushatave ushtarake të përbashkëta, me gjithë vështirësitë që rridhnin nga largësia e madhe që ishte midis vendeve të tyre. Kështu ndodhi më 1448, me ekspeditën ushtarake të Huniadit në Fushë-Dardani dhe më 1456 me atë të Beogradit. Burimet historike të kohës tregojnë se Skënderbeu ndërmori masa energjike për të marrë pjesë në ato dy beteja përkrah Huniadit, respektivisht me 20 mijë dhe 30 mijë luftëtarë. Por vështirësitë që vinin nga largësia e madhe ndërmjet vendeve të tyre dhe nga qëndrimi i sundimtarëve fqinjë, vasalë të sulltanit, që nuk e lejuan ushtrinë e Skënderbeut të kalonte nëpër rrugët e zotërimeve të tyre, penguan realizimin e këtyre projekteve. Pas vdekjes së Huniadit, Hungaria përkohësisht u tërhoq nga veprimtaria aktive ushtarake dhe rrjedhimisht u dobësuan lidhjet e saj me Shqipërinë. Ato u rigjallëruan në mesin e viteve 60, kur trupat hungareze arritën të çlironin Bosnjën Veriore.

Marrëdhëniet e Skënderbeut me sundimtarët sllavë të shteteve fqinjë qenë më të kufizuara se me Hungarinë. Një bashkëpunim pati me ta kryesisht gjatë luftës kundër Venedikut në vitin 1448, kur krahas shqiptarëve vepruan edhe reparte ushtarake të mbretit të Bosnjës, Stefan Tomasheviqit. Kundër rrezikut kryesor, pushtuesve osmanë, nuk u arrit ndonjë bashkëpunim i shqiptarëve me ta, sepse synonin të ruanin vasalitetin e tyre me sulltanët osmanë. Despoti serb, Gjergj Brankoviçi, pengoi kalimin nëpër zotërimet e tij të luftëtarëve të Skënderbeut që të bashkoheshin me forcat hungareze. Pas betejës që trupat hungareze zhvilluan më 18 tetor 1448 në Fushë-Dardani, despoti serb përndoqi ushtrinë e shpartalluar hungareze dhe arrestoi Huniadin. Kurse mbreti i Bosnjës, Stefan Tomasheviqi, bashkoi trupat e veta me ushtrinë osmane, që në prill të vitit 1456 u dërgua kundër Skënderbeut. Nuk do të vononte që vetë ata, më parë se të tjerët, t’i ndienin pasojat negative të vasalitetit nënshtrues të tyre. Megjithëkëtë duke vlerësuar rrjedhimet negative që sillte zgjerimi i pushtimit osman, Skënderbeu i ndihmoi ata në çastet më të vështira. Me rënien e plotë të Despotatit të Rashës në duart e osmanëve, despoti i saj, Stefani, djalë i Gjergj Brankoviçit, erdhi në vitin 1459 në Shqipëri dhe u strehua disa vjet pranë Skënderbeut, me të cilin u bë edhe baxhanak, duke u martuar me vajzën e Gjergj Arianitit, Angjelinën. Vendosja e tij në Krujë dhe lidhjet martesore që krijoi me drejtuesin kryesor të qëndresës shqiptare dëshmojnë më së miri se lufta e shqiptarëve i mbante të gjalla shpresat e ballkanasve për dëbimin e osmanëve nga viset e tyre. Në pranverë të vitit 1463, kur ushtritë osmane filluan pushtimin e Bosnjës, Skënderbeu u tregua i gatshëm ta ndihmonte atë. Por ndërsa pritej miratimi i Republikës së Venedikut për të lejuar kalimin e luftëtarëve shqiptarë nëpër rrugët e zotërimet e saj, ushtritë osmane e pushtuan Bosnjën.

Me qytetin e Raguzës, që kishte lidhje të ngushta me Hungarinë dhe, për të ruajtur paprekshmërinë e qytetit prej osmanëve, e cila u paguante një tribut të madh vjetor sulltanëve, shqiptarët kishin lidhje tradicionale e të vazhdueshme. Si qytet-shtet tregtar kryesor i brigjeve lindore të detit Adriatik, Raguza kishte një veprimtari të gjallë tregtare në viset e Ballkanit Perëndimor, në Kosovë etj. Tregtarët raguzanë vinin në bregdetin shqiptar për të shitur mallrat e tyre dhe për të marrë prodhime të ndryshme bujqësore e blegtorale, metale, lëndë ndërtimi, kripë etj. Shqiptarët blinin në Raguzë kryesisht armë dhe mjete të tjera luftarake. Me pozitën gjeografike dhe qëndrimin politik të saj, Raguza ishte një pikë shumë e rëndësishme ndërlidhjeje ndërmjet shqiptarëve dhe vendeve të tjera të Evropës. Prandaj ajo mbante një qëndrim të pavendosur ndaj pushtuesve osmanë dhe në ndonjë rast, të pafavorshëm për forcat antiosmane. Skënderbeu gjeti në Raguzë një mbështetje të gjerë morale për luftën e popullit të vet, si dhe një përkrahje të vogël ekonomiko-financiare. Dhe, për më tej, për të mos zemëruar osmanët, në çastet më të vështira për shqiptarët, Senati i Raguzës nuk pranoi kërkesën e Skënderbeut për të zbritur në këtë qytet, në nëntor të vitit 1466 dhe në prill të vitit pasues, gjatë nisjes e kthimit të tij nga Italia.

Pa dyshim edhe me shtete e zotërime të tjera të Gadishullit Ballkanik, Skënderbeu ka patur marrëdhënie, por për shkak të mungesës së dokumenteve ato kanë mbetur të panjohura.

Lidhjet e Shqipërisë me shtetet italiane

Lufta e popujve të Evropës Juglindore, në ballë të së cilës qëndronin shqiptarët, pengoi vërshimin osman në drejtim të Evropës Qendrore e Perëndimore dhe mbrojti kështu zhvillimin ekonomik, shoqëror, politik e kulturor të këtyre vendeve. Për këtë rol të luftës së shqiptarëve, si pengesë e fuqishme për kalimin e osmanëve në Evropën Perëndimore, ishte plotësisht i ndërgjegjshëm edhe vetë Skënderbeu. Më 1460 ai i shkruante një princi italian: “në qoftë se unë do të thyhesha, me siguri Italia do ta ndiente dhe si rrjedhim, ai zotërim që ju thoni se është juaji do të ishte i turqve”.

I nisur nga kuptimi realist se rreziku ishte i përbashkët, si për vendet e Evropës Juglindore, të kërcënuara drejtpërdrejt nga pushtimi osman, ashtu edhe nga vendet e tjera evropiane, dhe duke vlerësuar drejt rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar, Skënderbeu u kushtoi vëmendje marrëdhënieve me vendet që ende nuk ishin rrezikuar drejtpërdrejt nga osmanët. Vëmendje të veçantë u kushtoi Skënderbeu marrëdhënieve të tij me Venedikun, Papatin, Napolin etj., si për afërsinë e këtyre shteteve me tokat shqiptare, ashtu dhe për interesat e synimet që këto vende kishin në drejtim të Ballkanit.

Duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë të krijuar në vendet që ishin në luftë me osmanët, Republika e Venedikut shtiu në dorë një sërë qytetesh e krahinash në Ballkan, nga të cilat siguronte të ardhura të rëndësishme dhe kushte të favorshme për zhvillimin e tregtisë në tërë pellgun e Mesdheut e më gjerë. Ajo përdori rrugë e mjete të ndryshme për ruajtjen dhe për forcimin e pozitave të veta në këto rajone, prandaj herë pas here nënshkruante traktate paqeje me sulltanët osmanë (si më 1419, 1430, 1446, 1451, 1454), duke u dhënë atyre tribut të përvitshëm, për të siguruar paprekshmërinë e zotërimeve të veta në Ballkan, duke përfshirë edhe ato që kishte në tokat shqiptare. Më vonë, sidomos gjatë viteve 60, kur u dëmtuan rëndë zotërimet e interesat tregtarë të Republikës së Venedikut nga pushtimet osmane në Peloponez, qe vendosur një afrim e bashkëpunim më i madh ndërmjet Skënderbeut dhe Venedikut. Shprehje e këtij afrimi është edhe dhënia e titullit “fisnik venecian”, më 1463, prej dukës Kristofor More, djalit të Skënderbeut, Gjonit, i cili ende ishte fëmijë.

Papati u përpoq aktivisht të ruante pozitat e besimit kristian në Ballkan që po dëmtoheshin rëndë prej pushtuesve osmanë, bartës të një besimi fetar tjetër. Veprimtarinë shpirtërore e politike të Papatit në drejtim të Ballkanit e lehtësoi Koncili XVII ekumenik, i mbajtur në fund të viteve 30 të shek. XV, në Ferrarë, ku u vendos bashkimi i të dy kishave kristiane nën drejtimin e Papës. Në Shqipëri mungonte një kishë kombëtare, që predikimi të bëhej në gjuhën shqipe. Në Shqipërinë e Epërme dhe Qendrore ushtronin veprimtarinë e tyre kishat katolike, ku meshohej latinisht, dhe kishat ortodokse të ritit sllav dhe, në një hapësirë më të kufizuar, ato bizantine. Kurse në Shqipërinë e Poshtme ushtronin veprimtarinë e tyre kishat bizantine, në të cilat meshohej greqisht. Gjuha që përdorej në kishat e Shqipërisë ishte e pakuptueshme për banorët vendas, prandaj në përgjithësi pozitat e besimit fetar ishin të dobëta dhe për këtë Barleci, që vetë ishte prift katolik, shkruante se “shqiptarët janë më tepër luftëtarë sesa fetarë”. Mungesa e shërbimit fetar ishte aq e theksuar në Shqipëri sa që në Krujë, vihej në dukje më 1453, nuk kishte “as prift dhe as diakon katolik”. Në këto rrethana një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Skënderbeut, peshkopi i Durrësit, Pal Engjëlli, shkroi në gjuhën shqipe më 8 nëntor të vitit 1462 formulën e pagëzimit, që prindërit t’i pagëzonin vetë fëmijët e tyre. Në kushte të tilla të pafavorshme të veprimtarisë fetare në Shqipëri, bashkimi politik i shqiptarëve nga Skënderbeu vlerësohej pozitivisht prej Papatit, si një proces që fuqizonte frontin e luftës antiosmane dhe lehtësonte shërbimin fetar e përhapjen e katolicizmit. Papët e vlerësuan shumë luftën antiosmane të shqiptarëve, e mbështetën moralisht, e propaganduan gjerësisht atë, i dhanë Skënderbeut titujt Mbrojtës i krishterimit dhe Kapiten i përgjithshëm i Selisë së Shenjtë. Papët kërcënuan me shkishërim çdo prirje separatiste e afrimi me osmanët, që u shfaq te disa fisnikë shqiptarë, si te Dukagjinët në vitin 1452 etj. Nuk mungoi përkrahja financiare e Papatit për luftën shqiptare, sidomos në vitet 60, por gjithsesi ajo qe larg kërkesave të mëdha për mbajtjen në këmbë të qëndresës së shqiptarëve. Vend qendror dhe rol të veçantë i dhanë papët rolit të ushtrisë së Skënderbeut në projektet e tyre për organizimin e një lufte të përbashkët në shkallë evropiane për shkatërrimin e Perandorisë Osmane, që ata e propagandonin si një kryqëzatë fetare.

Skënderbeu u përpoq që vendet e tjera të merrnin pjesë aktive në luftën antiosmane, të siguronte përkrahje e ndihmë ushtarake e materiale për luftën e popullit të tij. Për këtë qëllim ai i kërkoi Republikës së Venedikut më 1451 të vendoste në Krujë një garnizon ushtarak për ta përfshirë atë në luftën antiosmane. Kjo kërkesë në atë kohë ishte në kundërshtim me politikën veneciane, prandaj Senati e hodhi poshtë atë.

Në këtë drejtim disa përfundime pozitive arriti Skënderbeu në marrëdhëniet e tij me mbretin e Napolit, Alfonsin V. Ky mendonte se duke u dhënë shqiptarëve e ballkanasve të tjerë një përkrahje të vogël ushtarake e materiale, do të dëboheshin osmanët nga Ballkani dhe nën kurorën e tij mund të krijohej një shtet i madh mesdhetar. Për këtë qëllim, në fillim të viteve 50 Alfonsi V lidhi një numër traktatesh me përfaqësuesit e disa zotërve shqiptarë dhe të viseve të tjera të Ballkanit. Në bazë të këtyre ai zotohej se do të dërgonte ushtarë që të luftonin për çlirimin e viseve të Ballkanit, me kusht që, pas çlirimit të tyre, si kryezot të njihej Alfonsi V, kurse fisnikët vendas do të qeverisnin në to si vasalë të tij.

Në zbatim të traktateve të nënshkruara gjatë vitit 1451, Alfonsi V dërgoi në Krujë një garnizon të vogël ushtarak dhe në vitin 1455 disa qindra ushtarë për çlirimin e viseve shqiptare që ishin nën pushtimin osman. Trupat napolitane u vunë nën urdhrat e Skënderbeut, i cili ishte komandant i përgjithshëm i tyre dhe zot i qytetit të Krujës. Pas betejës së Beratit të vitit 1455, i informuar mirë për vështirësitë e mëdha që kishte zhvillimi i luftës kundër ushtrive osmane, Alfonsi V hoqi dorë nga synimet e tij në drejtim të Lindjes dhe tërhoqi nga Shqipëria ushtarët dhe përfaqësuesit e vet. Meqenëse me ndihmën e trupave napolitane nuk u çlirua asnjë zonë e Shqipërisë, Skënderbeu nuk bëri ndonjë homazh ndaj tij, siç e parashikonte traktati i vitit 1451. Skënderbeu dhe Alfonsi V qëndruan deri në fund aleatë. Pas vdekjes së Alfonsit V, në vitin 1458, i biri, Ferranti I, hoqi dorë plotësisht nga ideja për t’u shtrirë në drejtim të Ballkanit dhe për rrjedhim marrëdhëniet e Mbretërisë së Napolit me Shqipërinë përkohësisht u dobësuan.

Ndihma ushtarake e Skënderbeut për Mbretërinë e Napolit

Për të gjallëruar marrëdhëniet me Mbretërinë e Napolit Skënderbeu e gjykoi të nevojshme t`i jepte ndihmë ushtarake mbretit Ferdinand në luftën që kishte shpërthyer midis tij dhe kundërshtarëve të vet politikë, që ishin baronët e Italisë së Jugut. Këta ishin bashkuar me princin francez Rene të Anzhuinëve, i cili pretendonte fronin e Mbretërisë së Napolit.

Me këtë hap Skënderbeu shihte mundësinë për të siguruar më pas ndihmë për qëndresën e shqiptarëve prej mbretit Ferdinand dhe aleatëve të tij, papa Piu II dhe dukës së Milanos, Françesk Sforcës, të cilët formonin bllokun politik më të fuqishëm në Itali. Këta ishin propaganduesit kryesorë të idesë për organizimin e një fushate ushtarake antiosmane me pjesëmarrjen e shumë shteteve, duke përfshirë edhe vendet e tyre.

Në shtator të vitit 1460, pasi bëri armëpushim me osmanët, Skënderbeu dërgoi në Itali grupin e parë të luftëtarëve të drejtuar nga i nipi, Koiko Stres Balsha. Zbarkimi i trupave shqiptare në Itali shkaktoi tronditje të thellë në radhët e kundërshtarëve të mbretit Ferdinand. Një nga kundërshtarët kryesorë të mbretit, princi i Tarantit, Xhovan Antonio de Orsini, i kërkoi Skënderbeut të hiqte dorë nga përkrahja për mbretin Ferdinand, duke i shkruar me një farë ironie se lufta në Itali do të ishte për të e pasuksesshme. Në përgjigjen e tij të 31 tetorit 1460, me kulturë të gjerë prej humanisti, duke evokuar historinë e lavdishme të popullit të vet, Skënderbeu i ka shkruar princit të Tarantit se “në qoftë se kronikat tona nuk gënjejnë, ne quhemi epirotë. Duhet ta dini se në kohë të tjera, paraardhësit tanë kaluan në vendin që ju mbani sot dhe patën bërë luftime të mëdha me romakët dhe, nga sa dimë, në të shumtën e herës u ndanë me nder sesa me turp”.

Në fund të gushtit të vitit 1461, në krye të 2-3 mijë luftëtarëve, Skënderbeu u nis vetë për në Itali dhe zbarkoi në Barletë, ku gjendej i rrethuar mbreti Ferdinand, bashkë me një pjesë të ushtrisë së vet. Luftëtarët shqiptarë, me Skënderbeun në krye, me të zbritur në tokën italiane, filluan sulmet energjike e shumë të shpejta, duke shkaktuar panik në radhët e forcave kundërshtare. Këta hoqën dorë nga rrethimi i Barletës, filluan tërheqjen drejt jugut, arritën në Andria dhe, pasi lanë pas Barin, u vendosën në Akuaviva.

Skënderbeu organizoi sulme të njëpasnjëshme për të shtënë në dorë qendrat e fortifikuara, që mbaheshin nga kundërshtarët e mbretit Ferdinand. Pasi la në roje të Barletës një pjesë e trupave, me të tjerët Skënderbeu marshoi në veri të saj, çliroi Sant Anxhelon dhe San Xhovani Rotondon dhe u rikthye në Barletë. Pas kësaj, të përforcuar edhe me reparte italiane dhe duke ndjekur forcat kundërshtare, luftëtarët shqiptarë zbritën deri në jugperëndim të Barit, në Altamurë, dhe u futën në zotërimet e princit të Tarantit. Përballë gjendjes shumë të vështirë ushtarake, Xhovan Antonio de Orsini hyri në bisedime me Skënderbeun dhe kërkoi që ky të ndërmjetësonte për të lidhur paqe me mbretin Ferdinand. Ndërkohë udhëheqësi shqiptar organizoi arrestimin e komandantit të qytetit të Tranit, i cili nuk pranoi të bashkohej me mbretin Ferdinand, dhe, pas kësaj, i gjithë garnizoni i atij qyteti iu dorëzua Skënderbeut.

Luftëtarët shqiptarë i dhanë një ndihmë të vyer ushtarake mbretit Ferdinand për të shpartalluar kundërshtarët e vet dhe ajo ndikoi në gjallërimin e marrëdhënieve të Skënderbeut me Mbretërinë e Napolit dhe aleatët e saj. Duke vlerësuar ato ditë rëndësinë e kësaj ndihme, duka i Milanos, Françesk Sforca, i ka shkruar Skënderbeut në fund të shtatorit të vitit 1461 se “ne kemi po atë detyrim ndaj madhërisë suaj, siç e ka edhe ajo madhëri (Ferdinandi) … dhe që tani e përgjithmonë po afrohemi për të gjitha kënaqësitë, nevojat dhe nderet e të sipërthënit zotërisë suaj, si një vëlla i mirë e i përzemërt”. Në shenjë mirënjohjeje për këtë ndihmë, mbreti i Napolit i dhuroi Skënderbeut feudet e Monte Sant Anxhelos e të San Xhovani Rotondos, si dhe një pension vjetor prej 1 200 dukatesh. Për të kryer formalitetet e nevojshme feudale për pronat që iu dhuruan dhe për të nxitur interesimin e shteteve italiane për fillimin e një lufte të përbashkët antiosmane, gjatë muajve mars e prill të vitit 1464 Skënderbeu shkoi vetë në Napoli. Skënderbeu krijoi lidhje edhe me shtete të tjera italiane, si me Dukatin e Milanos, Mantovën, Sienën etj., madje edhe me vende të largëta evropiane si me dukatin e Burgonjës, por ato nuk ishin aq intensive si me Napolin, Venedikun e Papatin. Marrëdhëniet me Milanon e me Burgonjën lidheshin kryesisht me projektet për organizimin e një fushate të përbashkët antiosmane, pjesëmarrës të së cilës parashikohej se do të ishin edhe ato. Me Spanjën dhe me vendet e Evropës Qendrore, si me Poloninë etj., lidhjet ishin rrjedhim i sundimit në to i po atyre dinastive që ishin përkatësisht edhe në Napoli dhe në Hungari.

Marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e Evropës i forcuan edhe vizitorët e vullnetarët e huaj që erdhën nga vende të ndryshme, deri nga Franca e nga Anglia, dhe luftuan në ushtrinë e Skënderbeut. Ndër ta përmendet më 1457 anglezi Xhon Njupor. Lidhje krijoi Skënderbeu edhe me vende përtej kufijve të Evropës. Dokumentet e kohës përmendin p.sh. marrëdhëniet e tij me emirin Ibrahim të Karamanisë në Azinë e Vogël. Ibrahimi në një projekt të tij për luftë të përbashkët kundër Perandorisë Osmane një vend qendror i dha aksionit të shqiptarëve.

Vendi i shqiptarëve në projektet e fushatave ushtarake evropiane

Politika pushtuese e sulltanëve osmanë gjatë shek. XV shkaktoi në Evropë një shqetësim gjithnjë në rritje. Përballë këtij rreziku forcat largpamëse të kohës kërkuan organizimin në shkallë evropiane të një lufte të përbashkët për të ndalur vërshimin e mëtejshëm të ushtrive osmane dhe për t’i dëbuar ato nga viset e pushtuara të Ballkanit. Këto kërkesa u përhapën sidomos pas pushtimit më 29 maj 1453 prej sulltan Mehmetit II të kryeqytetit të Perandorisë Bizantine, Konstandinopojës, të cilën e bëri kryeqytet të Perandorisë Osmane dhe i vuri emrin Istanbul (Stamboll). Tani frika ndaj rrezikut të pushtimit osman u bë më e përgjithshme dhe përfshiu edhe sundimtarët e disa vendeve evropiane. Në këto rrethana filluan të hartoheshin projekte për shkatërrimin e Perandorisë Osmane, nëpërmjet një lufte të përbashkët, me pjesëmarrjen e shumë vendeve. Papët e propaganduan këtë ide gjithnjë e më shumë, duke i dhënë një veshje fetare si një “kryqëzatë kundër të pafeve”. Por në këtë periudhë kushtet për një veprim të tillë nuk ishin të favorshme, sepse shtetet e Evropës dhe sidomos ato italiane ishin të përçara e në grindje me njëra-tjetrën. Në projektet që hartoheshin barra kryesore për realizimin e tyre u lihej popujve që luftonin dhe kryesisht shqiptarëve dhe hungarezëve. Në planet strategjike të mbretit të Napolit, Alfonsit V, parashtruar papa Nikollës V me rastin e konferencës së shteteve italiane, që u zhvillua nga vjeshta e vitit 1453 deri në pranverën e vitit 1454, si dhe në projektet e mëvonshme, luftëtarëve të Skënderbeut u caktohej një rol i rëndësishëm në fushatën e përbashkët kundër osmanëve. Po kështu u vlerësua qëndresa e shqiptarëve edhe në dietat perandorake të shteteve gjermane të mbajtura në Ratisbonë, Frankfurt dhe Viner-Noishtad, si dhe në dietat hungareze, të mbledhura gjatë viteve 1454-1455.

Edhe emiri i Karamanisë, Ibrahimi, në projektin e tij për luftë të përbashkët kundër sulltan Mehmetit II, drejtuar në mesin e viteve 50 papës dhe mbretit të Napolit, u jepte një vend qendror shqiptarëve, të udhëhequr nga Skënderbeu. Ai kishte projektuar një ofensivë të madhe, që do të shpërthente njëkohësisht në tokë dhe në det, si në Azi ashtu edhe në Evropë. Kundër ushtrive osmane, sipas projektit të tij, do të angazhoheshin me forca tokësore në Evropë shqiptarët dhe hungarezët, në Azi vetë Ibrahimi, kurse në det do të vepronte një flotë e fuqishme evropiane. Ibrahimi i jepte veçanërisht rëndësi bashkërendimit të operacioneve që do të zhvilloheshin në frontin shqiptar dhe në atë danubian prej hungarezëve për t’i vënë forcat osmane, që gjendeshin në Ballkan, ndërmjet dy zjarreve.

Idesë për organizimin e një “kryqëzate kundër të pafeve” në shkallë evropiane iu dha një vend i gjerë në propagandën e Papatit pas vitit 1455, kur u bë papë Kaliksi III dhe sidomos në kohën e pasardhësit të tij, Piut II. Me nxitjen e këtij të fundit, në vitin 1459, u organizua në Mantovë të Italisë një kongres ndërkombëtar. Në të morën pjesë një numër i konsiderueshëm sundimtarësh evropianë dhe u vendos që të fillonin përgatitjet për fillimin e një luftë të përbashkët kundër pushtuesve osmanë. Por ndryshe nga deklaratat e premtimet, pjesëmarrësit nuk u angazhuan seriozisht në organizimin e kësaj fushate dhe rrjedhimisht ajo u shty nga viti në vit.

Në projektin e papa Piut II, që u parashtrua me atë rast, ushtria e përbashkët evropiane parashikohej të kishte 40 mijë veta. Gjysma e tyre, 20 mijë ushtarë, do të grumbulloheshin në Itali e në vende të tjera evropiane dhe me papën e dukën e Burgonjës në krye do të zbarkonin në Raguzë për t’u bashkuar me forcat shqiptare. Kurse pjesa tjetër prej 20 mijë vetash do të përbëhej nga luftëtarët e Skënderbeut. Të gjitha këto trupa prej 40 mijë vetash do të formonin frontin qendror. Si komandant i përgjithshëm i ushtrisë së përbashkët shqiptaro-europianoperëndimore papa shpalli Skënderbeun, të cilit me këtë rast do t’i jepte skeptrin mbretëror si dhe zotërimin e Maqedonisë, pasi ajo të çlirohej. Në projektin e papës parashikohej që në frontin e Danubit të vepronin hungarezët, kurse në Greqi dhe në det flota ushtarake e shteteve italiane.

Vendimet e Kongresit të Mantovës Skënderbeu i pa me interes të veçantë. Por shpresat për realizimin e projektit të papa Piut II nuk vazhduan gjatë, sepse pjesëmarrësit kryesorë të Kongresit të Mantovës kishin mosmarrëveshje dhe nuk u angazhuan seriozisht për të. Shumë prej tyre e propaganduan fushatën e përbashkët antiosmane, me qëllim që të nxirrnin sa më shumë përfitime materiale për vete. Për këtë, një vëzhgues i këtyre ngjarjeve Gerard de Kolis, në mesin e viteve 60, shkruante se “zotërinjtë kanë nxjerrë të holla nga popujt e tyre me pretekstin e kësaj ndërmarrjeje dhe pastaj i kanë futur në xhep për dobinë e tyre”. Në këto rrethana, kur nuk po bëhej asnjë përgatitje për organizimin e luftës së përbashkët në shkallë evropiane, Skënderbeu pranoi propozimin e sulltan Mehmetit II dhe në pranverë të vitit 1463 lidhi me të një paqe me afat 10-vjeçar, e cila nuk vazhdoi gjatë. Menjëherë pas saj, vetë sulltan Mehmeti II u vu në krye të trupave osmane për pushtimin e rajoneve të Shqipërisë së Epërme e të Ballkanit.

Në fund të vitit 1463 Skënderbeu veproi energjikisht për të nxitur përgatitjet për fillimin e fushatës së përbashkët antiosmane. Për këtë qëllim, në pranverë të vitit 1464 ai shkoi vetë në Napoli dhe dërgoi ambasadorë në Romë dhe te duka i Milanos, i cili kishte deklaruar se për të filluar luftën do të dërgonte në Shqipëri 2 mijë kalorës dhe 1 mijë këmbësorë. Skënderbeu kthehet në Shqipëri me përshtypjen se më në fund lufta e përbashkët do të shpërthente. Në gusht të vitit 1464 ai u nis në Raguzë për të pritur ushtritë evropiane që do të vinin nga Ankona. Por në Ankonë u grumbulluan pak forca dhe me vdekjen aty të papa Piut II, më 14 gusht të vitit 1464, dështoi përfundimisht organizimi i fushatës ushtarake të përbashkët në shkallë evropiane kundër pushtuesve osmanë.

Në këto rrethana po bëhej gjithnjë e më i përgjithshëm mendimi se me luftën e tyre shqiptarët mbronin jo vetëm vendin e tyre, por edhe lirinë e vendeve të tjera, sepse, siç është shprehur në vitin 1464 mbreti i Hungarisë, Matia Korvini, sulltani ndërmjet Shqipërisë donte të kalonte “si nëpër një urë” për të pushtuar vendet e tjera. Personalitete të shquara e largpamëse të kohës kërkuan fuqizimin e qëndresës së shqiptarëve, duke i ndihmuar ata nga ana financiare. Humanisti i shquar italian Françesk Filelfo, në shtator të vitit 1464, i shkruante papës se Skënderbeu dhe mbreti i Hungarisë duheshin ndihmuar me të holla, që ata të përgatisnin ushtri të fuqishme tokësore për shkatërrimin e Perandorisë Osmane. Por këto kërkesa largpamëse nuk u realizuan. Në fund të vitit 1464 papa Pali II hartoi një projekt financiar në “përkrahje” të luftës antiosmane. Papa nëpërmjet tij kërkonte që vendet e ndryshme, sipas premtimeve që i kishin bërë në Kongresin e Mantovës paraardhësit të tij, papa Piut II, të derdhin mjetet financiare. Për të nxitur realizimin e projektit financiar të tij, papa Pali II deklaroi me këtë rast se po vinte 100 mijë dukate në përkrahje të atyre që luftonin.

Pas dështimit të përpjekjeve për organizimin e fushatës së përbashkët evropiane, Skënderbeu u përpoq që të fuqizonte mbrojtjen e vendit dhe të vinte nën drejtimin e tij, një front sa më të gjerë antiosman. Ai iu drejtua vendeve që rrezikoheshin drejtpërdrejt prej sulmeve osmane po të mposhtej qëndresa shqiptare. Skënderbeu i kërkoi Republikës së Venedikut të vinte nën komandën e tij forcat ushtarake që ajo kishte në zotërimet e saj në Shqipëri. Qysh nga fillimi i viteve 60, Venediku ishte angazhuar në luftë me osmanët, prandaj tani u kushtonte vëmendje të veçantë përpjekjeve të Skënderbeut për forcimin dhe mbrojtjen e vendit, duke përfshirë edhe zotërimet veneciane. Republika pranoi që Skënderbeu të ishte komandant i përgjithshëm edhe për trupat e saj në Shqipëri. Në përforcim të garnizonit shqiptar të kështjellës së Krujës, Skënderbeu vendosi aty një numër të kufizuar ushtarësh venecianë si dhe ushtarë napolitanë, të cilët mbreti Ferdinand i dërgoi në ndihmë të tij.

Përpjekje bëri Skënderbeu që të merrte një pjesë nga 100 mijë dukatët që papa Pali II i kishte deklaruar se i kishte vënë në dispozicion të luftës antiosmane. Gjatë viteve 1465-1467, që ishin vite kulmore e më të vështirat e luftës së shqiptarëve, papa Pali II i dha Skënderbeut rreth 6 650 dukate, që realisht ishte një shumë e vogël parash në krahasim me nevojat e mëdha të luftës së shqiptarëve. Kurse nga shtetet e tjera evropiane kjo ndihmë qe edhe më e paktë.

/wikipedia

 

Ndajeni këtë me të tjerët:

  • Twitter
  • Facebook

Të afërta

Tags: gjergj kastrioti skenderbeumarredehniet diplomatikeShqiperia

Related Posts

Kryesore

Diplomaci dhe paqe vetëm pas luftës fitimtare!

22 Shkurt, 2023
Retrospektive Diplomatike

A mund të shmangej marrja e pushtetit nga Hitleri më 1933?

2 Shkurt, 2023
Retrospektive Diplomatike

MBI JUBILEUN E 60 TË TRAKTATIT TË ELIZESË!

20 Janar, 2023

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Konflikti midis NATO-s dhe Rusisë do të çojë në Luftën e Tretë Botërore, thotë ministri i Jashtëm i Hungarisë

21 Mars, 2023
Press conference by NATO Secretary General Jens Stoltenberg for the release of his Annual Report for 2022

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s prezanton Raportin e tij Vjetor për vitin 2022

21 Mars, 2023

Rama në Athinë, merr pjesë në forumin e organizuar nga “DELPHI Economic Forum”

21 Mars, 2023

Në 24 orë 40% e totalit të aplikimeve të 2022-shit, ministrja Krifca: Rritje e besimit të fermerëve tek Skema Kombëtare

21 Mars, 2023

Escobar: Marrëveshja Kosovë – Serbi, historike dhe duhet të zbatohet menjëherë

20 Mars, 2023
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
  • EnglishEnglish

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.