• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
22 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

  • POLITIKË

    Rama në takimin me bankat: Paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm dhe mbështetje për studentët

    Nga karriget e kuqe te ato të zeza, Rama nuk ndryshon qëndrim: dialog po, dorëheqje jo.

    Berisha u bën thirrje shqiptarëve t’u bashkohen studentëve: Nesër, në orën 10:00, para Universitetit

    Dita e tetë e protestave në Tiranë: Rama ofron dialog, protestuesit kërkojnë dorëheqjen

    SPAK merr të pandehur Belinda Ballukun, ish-zëvendëskryeministres i komunikohen zyrtarisht akuzat

    Rama u përgjigjet organizatave të shoqërisë civile: “Jepeni ju të parët shembullin e dialogut dhe ne do të jemi aty”

    Rama: “Me gurin nuk negociohet”. Kryeministri i cilëson protestat “fatkeqësi kombëtare”

    Ervin Demo: “Ka kaluar vija e kuqe”, 295 të lënduar në 6 ditë protestash: Dhuna nuk është mjet negocimi

    Moska i përgjigjet Ramës për protestat: “Mos na hidhni fajin, zgjidhini vetë problemet tuaja”

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

    Maqedonci takon komandantin e ri të KFOR-it: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, prioritet strategjik

    Kosova reagon për protestat në Shqipëri, Haxhiu: Institucionet të dëgjojnë qytetarët

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

Mbledhja e qeverisë/Kurti: Serbia paraqet rrezik për stabilitetin në rajon

10 Janar, 2024
in JO VETEM LAJM, KOSOVA
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Kurti, ka thënë se Serbia po paraqet rrezik për qytetarët e vendit e po ashtu stabilitetin në rajon.

Duke folur në mbledhjen e parë të Qeverisë së tij këtë vit, Kurti e akuzoi Serbinë për arrestimin, siç e cilësoi, të padrejtë, të qëllimshëm dhe dashakeq të qytetarëve kosovarë dhe torturimin e qytetarëve të vet.

“Serbia nuk është rrezik siç shihet e dihet vetëm për qytetarët tanë, sigurinë tonë, stabilitetin rajonal në Ballkan. Ajo së fundmi ka dëshmuar se paraqet rrezik edhe për qytetarët e saj, sidomos ndaj atyre që kanë guximin të pranojnë se përmes kërkim faljes për gjenocidin e Serbisë në Kosovë, ndërtojnë bazë të zhvillimit të marrëdhënieve të mira paqësore e të pajtimit. Kështu është rasti me liderin opozitar serb, Nikolla Sandulloviq, Kryetar i Partisë Republikane atje, për të cilin krahas torturave fizike ndaj tij, shteti serb zgjedh të ngritë aktakuzë për nxitje të urrejtjes kombëtare, sepse ai u përkul para varrit të 7-vjeçares Blerina Jashari, e vrarë nga forcat serbe në Prekaz, në marsin e vitit 1998”, ka deklaruar Kurti.

Sipas tij, trajtimi i Nikolla Sandulloviq nga Agjencia i Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë flet për mendësinë të cilën fqinji ynë e kultivon brenda vetes.

“Mënyrat, sjelljet dhe veprimet anti-demokratike pasqyrojnë realitetin e hidhur atje, vendin ku nuk njihet fjala e lirë, nuk vlejnë konventat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të pakicave, e ku me frikë dhe dhunë tentohet të mposhtet opozitarizmi dhe çdo zë që i kundërvihet pushtetit autokratik të Aleksandër Vuçiqit. Serbia është vendi ku Millan Radojçiq, përgjegjës për sulmin terrorist në Banjskë, në vend se të përgjigjet para autoriteteve të rendit, merr pjesë në rrahjen brutale të Nikolla Sandulloviq. E përcjellë në dritën e shkeljeve të të drejtave të njeriut e çdo zëri opozitar e paqësor, Serbia vazhdon rrugëtimin drejt metodave të Putinit nga frikësimi e deri te torturimi çnjerëzor i kundërshtarëve politikë, në drejtim të kundërt me obligimet në kuadër të Marrëveshjes bazike për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona, ata gjithnjë e më larg vlerave të Bashkimit Evropian dhe të integrimit evropian e euroatlantik, të cilin edhe në teori e pretendojnë gjithnjë e më pak”, ka deklaruar Kurti.

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës

Prishtinë, 10 janar 2024

 Të nderuar zëvendëskryeministra, ministra dhe zëvendësministra,

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Mirë se po takohemi në mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2024. Një vit i ri ky për nga kalendari, por edhe me shumë punë, të cilat na presin përpara.

Derisa angazhohemi çdo ditë, që masave të padrejta të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës t’ju vjen fundi, jemi shumë të lumtur që në këtë fillimvit i erdhi fundi masës më të padrejtë e më të gjatë që Bashkimi Evropian praktikisht kishte mbi qytetarët e Republikës sonë, regjimin e vizave.

Kemi qenë shteti i fundit dhe i vetëm në Ballkan e Evropë, që nuk ka mundur të lëvizë lirshëm përtej shteteve fqinje. Ai regjim, përkundër urimeve e festave, premtimeve e kompromiseve, megjithatë i përshkoi të gjitha qeveritë pararendëse. Përfundimit të kësaj epoke duhet t’i gëzohemi që të gjithë. Fitoret, sukseset dhe arritjet e këtij muaji, së pari janë të shtetit të Kosovës, nga të cilat përfitojnë qytetarët e vendit tonë para se gjithash e mbi të gjitha, e që në fakt, njëkohësisht, janë edhe më meritorët.

Andaj, le të ecim përpara, me disponimin dhe optimizmin e muajit janar, me angazhimin e vendosmërinë e këtyre tri viteve të qeverisjes sonë të mirë e demokratike dhe në të njëjtën kohë këtë le ta bëjmë natyrisht, drejt rezultateve të reja dhe arritjeve të radhës.

Megjithatë, përkundër ndryshimeve pozitive e progresiste për vendin tonë, edhe ky vit po na e trashëgon një fqinj të vjetër, i cili po përkeqësohet.

Javën e kaluar dy qytetarë të Republikës së Kosovës, Hasan dhe Xhavit Dakaj u ndaluan dhe u arrestuan në kufi me Serbinë. Hasan Dakaj edhe sot vazhdon të mbahet atje padrejtësisht dhe në mënyrë arbitrare. Kjo nuk është hera e parë dhe as nuk paraqet një rast të izoluar. Kjo është sjellje e qëllimshme dashakeqe e Serbisë, që bie ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Serbia vazhdon të mbajë në paraburgim edhe një qytetarë tjetër të Republikës së Kosovës, Nezir Mehmetaj. I mbajtur nga autoritetet serbe për gjoja kryerjen e krimeve kundër popullatës civile gjatë luftës në Kosovë. Nezir Mehmetaj ka qëndruar me muaj të tërë në paraburgim pa aktakuzë, në kundërshtim edhe me vet ligjet e Serbisë, të gjetura këto që i ka theksuar edhe Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi.

Petrit Dula kishte vuajtur burgimin bazuar në vendimin e gjykatës së shkallës së parë në Beograd, përkundër që dëshmitari në rastin e tij ka mohuar që Dula është autori i veprës, edhe kur është marrë në pyetje nga autoritetet në Podgoricë në vitin 2011.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në dritë të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe në dritë të rrugës së normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona, kishte kërkuar transferimin e Petrit Dulës dhe Neziraj Mehmetajt nga autoritet e Serbisë. Përgjigje nuk kemi pranuar kurrë, vetëm lajme për vazhdim të procesit gjyqësor kundër dy shtetasve tanë.

Të dashur qytetarë, 

Me datën 27 shkurt 2023, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, deklaroi që Marrëveshja bazike ndërmjet dy palëve, Kosovës dhe Serbisë ishte arritur. Kjo Marrëveshje udhëzohet nga parimet e mbrojtura me Konventën e Kombeve të Bashkuara, në veçanti ato të respektimit të pavarësisë dhe integritetit territorial, të të drejtës për vetëvendosje, mbrojtjes dhe të drejtave të njeriut dhe mos diskriminimit. E posaçërisht, në nenin 1 të Marrëveshjes, pra qysh në fillim të saj, theksohet që palët, domethënë Kosova dhe Serbia, do zhvillojnë marrëdhënie të mira fqinjësore me njëra-tjetrën, bazuar në të drejta të barabarta.

Serbia, megjithëkëtë, zgjedh pothuajse çdo gjë mbi zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore me neve. Ajo, në të vërtetë, e zgjedh të sulmojë Kosovën, ashtu siç ka bërë me datën 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit, e pastaj të mbrojë nga burgimi kryerësit e kësaj vepre terroriste, në krye me Millan Radojçiqin.

Serbia nuk është rrezik siç shihet e dihet vetëm për qytetarët tanë, sigurinë tonë, stabilitetin rajonal në Ballkan. Ajo së fundmi ka dëshmuar se paraqet rrezik edhe për qytetarët e saj, sidomos ndaj atyre që kanë guximin të pranojnë se përmes kërkim faljes për gjenocidin e Serbisë në Kosovë, ndërtojnë bazë të zhvillimit të marrëdhënieve të mira paqësore e të pajtimit. Kështu është rasti me liderin opozitar serb, Nikolla Sandulloviq, Kryetar i Partisë Republikane atje, për të cilin krahas torturave fizike ndaj tij, shteti serb zgjedh të ngritë aktakuzë për nxitje të urrejtjes kombëtare, sepse ai u përkul para varrit të 7-vjeçares Blerina Jashari, e vrarë nga forcat serbe në Prekaz, në marsin e vitit 1998.

Trajtimi i Nikolla Sandulloviq nga Agjencioni i Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë flet për mendësinë të cilën fqinji ynë e kultivon brenda vetes. Mënyrat, sjelljet dhe veprimet anti-demokratike pasqyrojnë realitetin e hidhur atje, vendin ku nuk njihet fjala e lirë, nuk vlejnë konventat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të pakicave, e ku me frikë dhe dhunë tentohet të mposhtet opozitarizmi dhe çdo zë që i kundërvihet pushtetit autokratik të Aleksandër Vuçiqit. Serbia është vendi ku Millan Radojçiq, përgjegjës për sulmin terrorist në Banjskë, në vend se të përgjigjet para autoriteteve të rendit, merr pjesë në rrahjen brutale të Nikolla Sandulloviq.

E përcjellë në dritën e shkeljeve të të drejtave të njeriut e çdo zëri opozitar e paqësor, Serbia vazhdon rrugëtimin drejt metodave të Putinit nga frikësimi e deri te torturimi çnjerëzor i kundërshtarëve politikë, në drejtim të kundërt me obligimet në kuadër të Marrëveshjes bazike për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona, ata gjithnjë e më larg vlerave të Bashkimit Evropian dhe të integrimit evropian e euroatlantik, të cilin edhe në teori e pretendojnë gjithnjë e më pak.

Ju falemnderit për vëmendjen, e tash po vazhdojmë me pikat e rendit të ditës së paraparë për mbledhjen e sotme.

 /Argumentum.al

Related- Posts

KOSOVA

Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

22 Tetor, 2026
JO VETEM LAJM

Merz: Dhuna dhe polarizimi nuk mund të jenë përgjigje ndaj sfidave politike

22 Tetor, 2026
JO VETEM LAJM

Merz në Mal të Zi: Gjermania mbështet anëtarësimin e shpejtë të Ballkanit Perëndimor në BE

22 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Europa dhe Kina: partneritet i cili është ngritur në problem strategjik

22 Tetor, 2026

Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

22 Tetor, 2026

Merz: Dhuna dhe polarizimi nuk mund të jenë përgjigje ndaj sfidave politike

22 Tetor, 2026

Merz në Mal të Zi: Gjermania mbështet anëtarësimin e shpejtë të Ballkanit Perëndimor në BE

22 Tetor, 2026

Xi Jinping-u merr pjesë në konferencën përkujtimore për 90-vjetorin e fitores së Marshimit të Madh

22 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.