Të enjten pasdite, në orën 15:00, në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin, u mbyll sesioni i katërt i legjislaturës së 14-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës. Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, president i Republikës Popullore të Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, Xi Jinping, si edhe udhëheqës të tjerë të Partisë dhe të shtetit, morën pjesë në mbledhjen përmbyllëse të këtij sesioni.
Sesioni miratoi rezolutat dhe ligjet e mëposhtme:
Rezolutë mbi raportin e punës së qeverisë
Rezolutë mbi projektin e Planit të 15-të Pesëvjeçar për Zhvillimin Ekonomik dhe Shoqëror Kombëtar
Kodi për mbrojtjen ekologjike dhe mjedisore i Republikës Popullore të Kinës
Ligji për promovimin e unitetit dhe përparimit etnik i Republikës Popullore të Kinës
Ligji për planifikimin e zhvillimit kombëtar i Republikës Popullore të Kinës
Rezolutë mbi zbatimin e Planit Kombëtar të Zhvillimit Ekonomik dhe Shoqëror 2025 dhe Planit Kombëtar të Zhvillimit Ekonomik dhe Shoqëror 2026
Rezolutë mbi zbatimin e buxhetit qendror e vendor 2025 dhe buxhetin qendror e vendor 2026
Rezolutë mbi raportin e punës së Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore
Rezolutë mbi raportin e punës së Gjykatës së Lartë Popullore
Rezolutë mbi raportin e punës së Prokurorisë së Lartë Popullore
Vendim mbi miratimin e raportit të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore për punën e rishikimit ligjor dhe trajtimin e ligjeve dhe akteve përkatëse
Sesioni i katërt i legjislaturës së 14-të të Asamblesë Kombëtare Popullore u mbyll me sukses pas përfundimit të të gjitha pikave të rendit të ditës./cgtn





























































