Mesazhi i sotëm i Presidentit Meta për opozitën është një alarm i madh për krejt shoqërinë. Ja se ç’shkruan ai ndër të tjera duke bërë një krahasim indirekt mes Millosheviçit dhe Edi Ramës në raport me liritë e të drejtat e qytetarëve:
“Nëse opozita në Serbi do të priste që Millosheviçi të dënonte Millosheviçin, apo të garantonte zgjedhje të lira e të ndershme, padyshim që edhe sot e kësaj dite ai mund të ishte në pushtet po të mos i pushonte zemra.
Por opozita mori vendimin më të drejtë duke u bashkuar, duke u përballur me të dhe duke e mundur. Më pas i vuri prangat dhe e përcolli për në gjykatën e Hagës”.- shkruan Meta.
Pyetja shtrohet: Ç’bën Opozita shqiptare në raport me Edi Ramën? Apo ia lëshon bashkitë përditë?! Ajo duhet të shkojë, edhe me atë kryeministër, por duke e rrëzuar me zemërimin e madh popullor.
Rama këtë pret nga opozita që të thotë ajo se “nuk futemi në zgjedhje me Ramën” ndërkohë Rama sapo të rrisë kuotat publike do ti çojë në zgjedhje për 45 ditë, papritur e pa kujtuar.
Ideale do të ishte që zgjedhjet të zhvillohen pa Ramën kryeministër, por nuk ka udhë tjetër, ndaj duhet që revolta popullore të fokuset me zgjedhje duke e rrëzuar me vota popullore. Edhe Ramiz Alia nuk ikte, por me valë zemërimi të madh e rrëzoi Sali Berisha, dikur./KJ