Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi është pritur në Athinë nga homologu i tij Nikos Dendias, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes.
Ministri grek, përmes një postimi në rrjetin social X, bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua mbi forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në fushën e mbrojtjes, si dhe zhvillimet në nivel rajonal dhe ndërkombëtar në fushën e sigurisë.
Dendias informoi homologun shqiptar mbi “Agjenda 2030”, programin e modernizimit të Forcave të Armatosura greke, i cili synon rritjen e kapaciteteve dhe reformimin e strukturave të mbrojtjes.
Një tjetër temë e rëndësishme e diskutimeve ishte edhe bashkëpunimi në fushën e sigurisë kibernetike, ku palët shqyrtuan mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në këtë sektor.

/Argumentum.al























































