• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
10 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

  • POLITIKË

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

    Delegacioni i Kongresit amerikan në Tiranë, Peleshi: Partneritet strategjik me SHBA-në

    Rama: Mbi 127 mijë kërkime në “Flamingo Mirror”, platforma zmbraps 122 sulme kibernetike

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

    Kosova zhbllokon krizën institucionale, Kuvendi zgjedh presidenten e re

    KPM u kërkon mediave në Kosovë raportim të saktë dhe të përgjegjshëm gjatë protestave

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Bota

Misioni i ambasadorit Li Hui në Evropë ngjall shpresa për t’i hapur rrugën bisedimeve për arritjen e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës

5 Qershor, 2023
in Bota
A A
In this photo provided by the Ukrainian Foreign Ministry Press Office, Ukrainian Foreign Minister Dmytro Kuleba, center left, and Li Hui, Chinese envoy, center right, during their talks in Kyiv, Ukraine, Wednesday, May 17, 2023. (Ukrainian Foreign Ministry Press Office via AP)

Share on FacebookShare on Twitter

Genc Mlloja

Në vazhdim të angazhimit të premtuar pas kërkesës së Presidentit të Ukrainës Volodomir Zelenski në një bisedë telefonike me Presidentin Xi Jinping për ndërmjetësimin e Kinës në vendosjen e dialogut midis Ukrainës dhe Rusisë për ti dhënë fund luftës shkatërruese, që tashmë është futur në muajin e 16-të, një emisar i lartë diplomatik kinez ndërmori një turne vizitash në kryeqytetet e vendeve ndërluftuese si dhe në disa vende perëndimore dhe selinë e BE-së në Bruksel.

Me Moskën si ndalesën e fundit, i dërguari i posaçëm i qeverisë kineze për Çështjet Euroaziatike, Li Hui përfundoi turneun e tij më 26 maj, që përfshinte Ukrainën, Poloninë, Francën, Gjermaninë, Brukselin dhe selinë e Bashkimit Europian që ndodhet në këtë qytet të Belgjikës.

Gjatë turit diplomatik gati dy-javor, i cili filloi më 15 maj, diplomati veteran kinez u takua me liderë, zyrtarë të lartë e diplomatë europianë dhe pati shkëmbime të gjera me të gjitha palët për zgjidhjen politike të krizës ukrainase, duke shpjeguar pozicionin dhe propozimet e Kinës, duke dëgjuar mendime dhe sugjerime nga të gjitha palët për të ndërtuar më shumë konsensus ndërkombëtar rreth zgjidhjes së konfliktit.

Udhëtimi i shumëpritur por edhe mjaft i komentuar nga mediat ndërkombëtare erdhi disa javë pas një telefonate midis krerëve të shteteve të Kinës dhe Ukrainës në të cilën udhëheqësi kinez rikonfirmoi angazhimin e Pekinit për të qëndruar në anën e paqes lidhur me krizën në Ukrainë. Në një dokument prej 12 pikash, që detajon pozicionin e saj të deklaruar në shkurt të këtij viti, Kina ka theksuar ndër të tjera rëndësinë e respektimit të sovranitetit të të gjitha vendeve, zgjidhjen e krizës humanitare dhe mbajtjen e centraleve bërthamore të sigurta, duke sugjeruar se rruga e vetme për arritjen e paqes ishte dialogu midis palëve në konflikt.

Pavarësisht kursit që do të ndjekin luftimet midis Ukrainës dhe Rusisë, që në fakt janë kthyer nga luftime midis dy shteteve por edhe me një palë të tretë e angazhuar intensivisht në furnizimin e ushtrisë ukrainase me armatime nga më shkatërrueset të përdorura ndonjëherë në konfliktet e kohëve të fundit, duhet thënë që në krye të herës se misioni i vështirë e kompleks diplomatik por kurajoz e konstruktiv i kryesuar nga diplomati i lartë Li Hui e plotësoi objektivin e tij, duke hapur rrugën e ndërmjetësimit nga një fuqi e madhe si Kina.

E si gjithmonë diplomacia e Pekinit ishte mëse e hapur dhe e sinqertë në njoftimin e opinionit publik botëror e veçanërisht kancelaritë diplomatike të të gjithë vendeve të botës dhe median ndërkombëtare me përmbajtjen e bisedimeve në secilin vend, duke pasqyruar thelbin e qëndrimit  kinez si dhe të vendeve përkatëse një për një për të mos lënë asnjë shteg për asnjë hamendësim apo keqinterpretim. E ajo që bie në sy është se palët ndërluftuese shprehën botërisht vlerësimin e tyre për rëndësinë e këtij misioni të vullnetit të mirë që Moska e Kievi ti qasen dialogut për ti dhënë fund kësaj lufte gjakatare me humbje të panumërta njerëzore e shkatërrime të papara ndonjëherë në kontinentin europian që nga Lufta e Dytë Botërore.

Elias Jabbour, profesor në Universitetin Shtetëror të Rio de Zhaneiros të Brazilit, e interpretoi udhëtimin e të dërguarit kinez si “turin më të rëndësishëm diplomatik të bërë” që nga fillimi i konfliktit në shkurt 2022. “Vetëm Kina, sot, është një vend i aftë të ulet në tryezën e bisedimeve me vende me pikëpamje kaq të ndryshme për luftën”, tha Jabbour për CGTN.

Mirëpo në morinë e vlerësimeve, analizave e opinioneve konstruktive, intervistave të autoriteteve në rangje më të larta, çka tregon vëmendjen e jashtëzakonshme qe kishte tërhequr misioni se ne fakt ishte mision i jashtëzakonshëm në një terren të vështirë, nuk munguan dizinformacionet e disa mediave amerikane dhe të ndonjë vendi tjetër perëndimor, rutinë e zakonshme e tyre lidhur me çdo gjë që ndodh në Kinë, rreth saj apo politikën e saj të jashtme. Duke parë suksesin e diplomacisë kineze, veçanërisht në një rol primar në diplomacinë ndërkombëtare si vendi më autoritar dhe i besueshëm i palëve ndërluftuese dhe fuqive të tjera perëndimore të interesuara në përpjekjen për të ndalur luftën në Ukrainë nëpërmjet ndërmjetësimit të një dialogu edhe në këtë rast kuzhina amerikane mediatike e lëshoi helmin e trillimit, duke shkelur çdo etike mediatike raportimi pa u përmbajtur në fushatën e saj dizinformuese rreth misionit dhe qëndrimit kinez ndaj luftës në Ukrainë.

E konkretisht në ballë të këtij qëndrimi të paprinciptë dizinformacioni u vu ‘The Wall Street Journal’, e cila pretendonte se një zyrtar Perëndimor, që kishte njohuri lidhur me bisedimet midis ambasadorit kinez dhe qeverive europiane, kishte bërë të ditur se Kina kishte propozuar një marrëveshje armëpushimi, e cila do t’i lejonte Rusisë të zotëronte pjesë të Ukrainës.

Një trillim i tillë sigurisht gjeti jehonë në ndonjë media perëndimore, por natyrshëm mori përgjigjen e së vërtetës nga diplomacia kineze. E shikoj me vend botimin e plotë të përgjigjes së zëdhënëses të diplomacisë kineze Mao Ning për pyetjen lidhur me këtë temë të bërë nga një gazetar i Reuters në një konferencë shtypi të organizuar në Pekin më 29 maj si më poshtë:

“Reuters: Zyrtarët perëndimorë të njohur me udhëtimin e fundit të të dërguarit të posaçëm Li Hui në Evropë thonë se Kina po propozon një armëpushim që do të linte Rusinë në zotërim të pjesëve të Ukrainës, sipas një njoftimi në ‘The Wall Street Journal’. A mund të konfirmoni se Kina po e propozon këtë dhe pse?

Mao Ning: Kina ka publikuar në kohë zbardhje të njoftimeve për vizitën e Përfaqësuesit Special Li Hui. Ju lutemi referojuni atyre për informacion autentik. Vura re gjithashtu se Ministri i Jashtëm i Ukrainës tha publikisht se ai kontaktoi palët e tjera dhe asnjë vend nuk kishte thënë se Përfaqësuesi Special Li Hui kishte bërë komentet e raportuara nga ‘The Wall Street Journal’”.

Domosdo një shpifje e tillë krijoi më shumë shqetësim në Kiev se kudo tjetër dhe për të shpërndarë çdo mjegullnajë të këtij njoftimi të rreme të njohur tashmë si ‘fake news’ kryediplomati ukrainas Dmytro Kuleba publikoi vetë një video në Facebook më 27 maj, duke hedhur poshtë çdo trillim. Ai kishte kontaktuar të gjithë homologët e tij në vendet që vizitoi ambasadori kinez dhe nuk kishte gjetur asnjë konfirmim që Kina kishte biseduar me ata për këtë “propozim” sipas të cilit Rusia të merrte në zotërim pjesë të pushtuara të Ukrainës.

Në Kiev që ishte vizita e parë më 16-17 maj emisari i lartë diplomatik kinez u takua me presidentin Volodymyr Zelenskyy dhe zhvilloi bisedime të veçanta me shefin e zyrës së Presidentit ukrainas Andriy Yermak, Ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba dhe zyrtarë të ministrive ukrainase të infrastrukturës, energjisë dhe mbrojtjes. Pra një interesim i jashtëzakonshëm i të gjithë aparatit shtetëror të këtij vendi për të biseduar ballë për ballë me emisarin kinez të paqes. Duke ndjekur qëndrimin e pandryshueshëm parimor dhe konstruktiv të shprehur edhe në propozimin prej 12 pikash i dërguari kinez tha se nuk ka ilaç për të zgjidhur krizën. “Palët e përfshira duhet të dalin nga vetja, të grumbullojnë besim të ndërsjellë dhe të krijojnë kushte për përfundimin e konfliktit dhe nxitjen e bisedimeve të paqes”, thuhej në mesazhin e diplomatit kinez.

Kurse pala ukrainase deklaroi si më poshtë: Ukraina shprehu kënaqësinë e saj për vizitën e të dërguarit special të Kinës menjëherë pas bisedimeve telefonike midis liderëve. Ajo i kushton rëndësi të madhe rolit të rëndësishëm të Kinës në çështjet ndërkombëtare si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe mirëpret rolin pozitiv të saj në përfundimin e konfliktit dhe rivendosjen e paqes.

Në qoftë se Kievi ishte ndalesa e parë e turneut ai u mbyll me vizitën në Moskë ku Hui zhvilloi bisedime me ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov dhe Andrei Rudenko dhe Mikhail Galuzin, të dy zëvendësministra të jashtëm të Rusisë më 26 maj.

Kina ndjek gjithmonë qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së, mban një qëndrim objektiv dhe të drejtë dhe promovon në mënyrë aktive bisedimet e paqes, u deklaroi Li diplomatëve më të lartë të Rusisë. “Kina gjithmonë bën gjykimin e saj në mënyrë të pavarur bazuar në meritat e çështjes. Kina qëndron gjithmonë në anën e paqes dhe dialogut dhe në anën e duhur të historisë”, deklaroi ambasadori.

Nga ana e saj, pala ruse u shpreh se Rusia vlerëson dëshirën e sinqertë dhe përpjekjet praktike të Kinës për të promovuar një zgjidhje paqësore të krizës në Ukrainë dhe beson se parimet dhe qëndrimi përkatës i Kinës janë të favorshme për një zgjidhje paqësore.

Një emërues të përbashkët kishin qëndrimet e vendeve të tjera europiane dhe të diplomatëve të lartë të BE-së që vizitoi emisari i lartë diplomatik: vlerësim i rolit pozitiv të Kinës në nxitjen e paqes dhe të bisedimeve, pritshmëri që Kina të vazhdojë të luajë rolin e saj konstruktiv dhe dëshira e këtyre vendeve, përfshi BE, për të bashkëpunuar me Kinën.

Kësisoj Polonia, vend fqinj si me Rusinë ashtu edhe me Ukrainën, shprehu shpresën se Kina do të vazhdonte rolin e saj pozitiv lidhur me çështjen e Ukrainës për të kontribuar drejt arritjes së paqes sa më shpejt të jetë e mundur. Në vijim të turneut Franca e vlerësoi shumë vizitën e Përfaqësuesit Special Li Hui dhe Parisi priste që Kina të vazhdojë rolin e saj konstruktiv në ndërprerjen e armiqësive. Kurse në Berlin pala gjermane nënvizoi se ishte shumë e dobishme dhe e nevojshme që Gjermania dhe Kina të forconin dialogun për një sërë çështjesh kryesore ndërkombëtare dhe rajonale, duke përfshirë çështjen e Ukrainës. Nga ana e tyre, zyrtarët e BE-së deklaruan se mirëpresin rolin pozitiv që Kina luan në zgjidhjen paqësore të konfliktit dhe thanë se vlerësojnë parimet në dokumentin që përshkruan pozicionin e Kinës për zgjidhjen politike të krizës në Ukrainë. Sipas tyre, BE ndan shumë interesa të përbashkëta në lidhje me çështjen e Ukrainës me Kinën.

Ky realitet sikurse ka ndodhur i zhvillimeve më të fundit diplomatike në skenën botërore lidhur me arritjen e një zgjidhje paqësore të luftës në Ukrainë ku diplomacia kineze ka dal në plan të parë si bashkëbiseduese e të gjitha palëve – atyre ndërluftuese por edhe vendeve europiane, që në fakt nuk janë të gjithë në një mëndje në mes tyre me zgjatjen e luftës, nuk i ka shkuar për shtat aspak SHBA, e veçanërisht qarqeve militariste për të cilët lufta në Ukrainë është bërë burim fitimesh kolosale, por edhe poligon për testimin  e armatimeve të tyre të reja. Prandaj si gjithnjë ata përdorin median e në këtë rast ‘The Wall Street Journal’ për të shtrëmbëruar sadopak qëndrimin e Kinës nëpërmjet ‘fake news’.  Por misioni diplomatik i përfaqësuesit special të qeverisë kineze, sipas Wang Yiwei, drejtor i Qendrës për Studimet e BE-së në Universitetin e Kinës, arriti të gjejë konsensus nga qëndrime të ndryshme e madje konfrontuese mbi konfliktin. “Nëse udhëtimi i të dërguarit të posaçëm mund të përmblidhej me një frazë, do të ishte ‘kërkimi i gjuhës së përbashkët duke ruajtur dallimet”, tha Wang për CGTN, duke cituar një mençuri dhe filozofi konvencionale kineze.  Është hera e parë në histori që Kina luan dhe pritet të luajë një rol kaq të rëndësishëm në sigurinë dhe paqen e Evropës, tha Wang. “Kjo është me rëndësi historike”, theksoi ai.

Ndërsa SHBA-ja, si fuqi e madhe, nuk ka arritur të luajë një rol konstruktiv në frenimin e konfliktit dhe aktivizimin e bisedimeve, Kina ka bërë përpjekje serioze për të ndërmjetësuar konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës për arritjen e paqes botërore, u shpreh Dr. Michael Borchmann, ish-drejtor i Departamentit të Çështjeve Europiane dhe Ndërkombëtare të landit Hesen të Gjermanisë, këshilltar i lartë i Qendrës së Nxitjes së Investimeve Ndërkombëtare të Kinës.

Pikërisht ky rol i flamurtarit të paqes, sigurisë e zhvillimit global është i mirëpritur dhe inkurajohet nga i gjithë komunitetit ndërkombëtar, prandaj sikurse u arrit me sukses paqja midis Arabisë Saudite dhe Iranit me rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis tyre pas një konflikti të gjatë me ndërmjetësimin e diplomacisë kineze, shpresat janë që misione të tilla të Kinës si ky i fundit i të dërguarit special Li Hui të shërbejnë për t’iu hapur rrugën bisedimeve për armëpushin dhe arritjen e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës./cri

Related- Posts

Bota

Ukraina reagon me zemërim: “Deal” nafte i Trumpit me Rusinë

10 Tetor, 2026
Bota

Trump pas telefonatës me Putinin: Rusia do të furnizojë tregjet globale me karburant për të ulur çmimet

9 Tetor, 2026
NATO headquarters in Brussels with 32 flags
Bota

NATO zhvillon manovrat bërthamore “Steadfast Noon”, 17 vende aleate marrin pjesë në stërvitjen në Itali

9 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

10 Tetor, 2026

Ukraina reagon me zemërim: “Deal” nafte i Trumpit me Rusinë

10 Tetor, 2026

Peng Liyuan bën thirrje për zhvillimin e arsimit digjital dhe inteligjent për gratë

10 Tetor, 2026

Trump pas telefonatës me Putinin: Rusia do të furnizojë tregjet globale me karburant për të ulur çmimet

9 Tetor, 2026

Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

9 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.