Kritikat e Shteteve të Bashkuara ndaj lëshimit normal të një rakete nga Kina përbëjnë një shembull tipik të standardeve të dyfishta dhe hegjemonizmit, u shpreh zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Mao Ning gjatë konferencës së rregullt për shtypin të enjten në përgjigje të deklaratave të palës amerikane lidhur me provën e fundit raketore të Kinës.
Ajo theksoi që Kina publikoi në kohë informacionin përkatës dhe i njoftoi paraprakisht Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera, duke dëshmuar hapjen dhe transparencën e ushtrisë kineze.
Mao i bëri thirrje palës amerikane ta shohë zhvillimin e mbrojtjes kombëtare dhe të forcave të armatosura të Kinës në mënyrë objektive e të arsyeshme, si edhe të ndërmarrë hapa konkretë për të mbrojtur qëndrueshmërinë strategjike globale./CGTN





























































