• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
14 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

    Çfarë mund të fitojë sektori rus i energjisë nga lufta në Lindjen e Mesme

  • POLITIKË

    Pas heqjes së ‘non grata’-s, nis beteja e re kundër Berishës

    Begaj në 20-vjetorin e Eurorajonit Adriatiko-Jonian: Bashkëpunimi rajonal, çelës për zhvillimin evropian

    35-vjetori i themelimit të PS, Rama: Ngjitim Shqipërinë në majën e Europës së Bashkuar

    Presidenti Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Mirënjohje për UÇK-në dhe NATO-n

    I hiqet non grata? /Sali Berisha: “Sot unë them: u ktheva. U ktheva”.

    Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet protestës, nuk marrim leksione nga një regjim që shtyp popullin e vet

    E plotë/ Rama përballë gazetarëve të huaj: Protestat, Zvërneci dhe zhvillimi i Shqipërisë

    Intervista për Reuters/ Kryeministri Rama nuk tërhiqet: Projekti i Zvërnecit nuk ndalet

    Rama reagon ndaj ministrisë së Jashtme të Iranit: Shqipëria nuk frikësohet dhe qëndron në anën e lirisë

  • SOCIALE / KULTURË

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

    Pashkët: tetë fjalë, që duhet të kuptohen, për festën më të rëndësishme të krishterë

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

    Samiti Xi–Trump 2026: një “modus vivendi” në marrëdhëniet Kinë–SHBA

    Pandëshkueshmëria, Përgjegjësia politike dhe prezumimi i pafajësisë

    9 Maji dhe hija e gjatë e një letre: A është Evropa ende projekti i Schuman-it?

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

    27 vjet nga çlirimi i Kosovës

    Beteja juridike e humbur e Serbisë dhe shfrytëzimi i Rezolutës 1244 për luftë juridike (lawfare) dhe terroriste

    Zgjedhjet e qershorit në Kosovë, nuk prodhuan as humbës klasik dhe as fitues absolut!

    Forumi i 26-të i Politikave Bujqësore 2026 përfundon me sukses në Prishtinë

    Ndahet nga jeta Arsim Zekolli, një nga zërat më të spikatur të mendimit kritik shqiptar

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Retrospektive Diplomatike

Në Jubileun e Zërit të së Vërtetës në Shqip!

19 Maj, 2023
in Retrospektive Diplomatike
A A
Share on FacebookShare on Twitter

DR. JORGJI KOTE

 Më 13 Maj, Shërbimi në Gjuhën Shqipe i “Zërit të Amerikës” kremtoi 80 Vjetorin e tij. Vlen të theksohet qysh në fillim se Seksioni shqip filloi vetëm 15 muaj pas  shërbimit botëror  të Zërit të Amerikës me pohimin epik të folësit të tij të parë, William Harlan Hale “ Lajmet mund të  jenë të mira ose të këqia, por ne do t’u themi të vërtetën” Ky lejtmotiv historik ka qenë bashkëudhëtari besnik i këtij shërbimi të shquar mediatik në të gjitha situatat dhe rrethanat; si gjatë viteve të vështira të Luftës së II Botërore, kur iu kundërvu  bashkë me BBC-në propagandës naziste dhe gjatë 45 viteve të Luftës së Ftohtë.

Pas një ndërprerje prej 6 vitesh ai rifilloi po më 13 Maj 1951 me mesazhin profetik të sekretarit amerikan të Shtetit, dashamirësit të Shqipërisë, Dean Acheson, se“ lidhja midis nesh po ripohohet, miqësia e hershme do të marrë fuqi dhe mendësi të reja. Kjo miqësi është rezultat i identifikimit të SHBA-ve me përpjekjet e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi”

Ndonëse marrëdhëniet diplomatike me SHBA-të u ndërprenë deri në vitin 1991, Zëri i Amerikës vijoi misionin e vet duke treguar me zë të lartë të vërtetën, në botën përtej detit, Europën e shtetit të së drejtës dhe të Shqipërinë totalitare. Edhe pse rregjimi i atëhershëm bëri çmos për të penguar këtë zë të madh dhe demokratik me lloj lloj akuzash të paqena dhe ndaj folësve dhe gazetarëve të saj; disa prej të cilëve ishin arratisur në rrethana të vështira dhe gjetën strehim politik në SHBA.

Dihet tashmë se Kushtetuta e re socialiste e vitit 1975 i shpalli SHBA-të si armikun më të madh të socializmit e bashkë me të edhe Zërin e Amerikës, që ishte në krye të mediave amerikane dhe botërore në denoncimin e socializmit real. Këtu nuk bëhej më fjalë për “ një llaf goje” mbasi ndjekja, dëgjimi  e ca më keq përhapja e lajmeve të Zërit të Amerikës,  sipas Nenit famëkeq 55 për propagandë dhe agjitacion të dërgonte në burg, para togës së pushkatimit, në litar, e në çdo rast pa një varr!

E megjithatë, Zëri i Amerikës mundi të depërtonte në familjet shqiptare, sepse e vërteta nuk mund të fshihej. Këtu ia vlen të citojmë ambasadorin emblematik Indian, publicistin e mirënjohur Keshan Rana, i cili në një nga librat e tij mbi rolin e diplomacisë së kulturës nënvizon se “  shumë pak vetë e vlerësojnë se sa shumë kanë ndihmuar në rënien e komunizmit dijet dhe njohuritë mbi Amerikën dhe në veçanti rolin e “Zërit të Amerikës”.

Edhe më i madh ishte roli i saj gjatë periudhës së ndryshimit të sistemit politik dhe pranverës së demokracisë pluraliste në vitet 90. Zëri i Amerikës në shqip u bë pîka e madhe e referencës për të gjitha forcat opozitare, shoqërinë civile, shtypin e lirë e të pavarur për shqiptarët kudo ku ndodheshin, burim lajmesh dhe shpresash të mëdha. Më vonë, ky rol u evidencua sërish gjatë konfliktit të armatosur në Kosovë, pastaj përpjekjeve për pavarësi, dhe përfshirjen e  saj në rrjedhat Euro-Atlantike.

Në vitin 1999, filloi paralelisht me radion transmetimi i DITARIT televiziv dhe më vonë Zëri i Amerikës kaloi dhe në internet, rrjejet sociale, në dixhitalizim, youtube, etj, duke u afruar gjithnjë e më shumë te njerëzit e të gjitha shtresave, moshave dhe profesioneve, me një katalog të larmishëm  kronikash dhe rubrikash.

Rrugtimi i tij nuk ka qenë i lehtë, sepse dhe demokracia është ndeshur dhe vazhdon të përballet me shumë probleme dhe pengesa dhe në  SHBA, Europë dhe gjetkë.

Në këtë jubile kujtohen me nderim ndihmesa për dekada të tëra e gazetarëve dhe bashkëpuntorëve të apasionuar gjatë këtyre 80 viteve, duke filluar nga drejtuesi i parë i Zërit të Amerikës në shqip, gazetari dhe përkthyesi i shquar Nelo Drizari.    Drejtuesit dhe gazetarët e tij përpara viteve 90 dhe më tej kanë treguar me punën dhe jetën e tyre deri në ditët e sotme se ishin dhe mbetën patriotë dhe demokratë të vërtetë. Dëshmimtarët e gjallë dhe më të mirë të këtij fakti janë dy drejtuesit e tij dhe të Divizionit të Euro-Azisë, Frank Shkreli dhe Elez Biberaj.  I pari punoi dhe drejtoi shërbimin shqip dhe atë europian për 30 vite deri më 2004; ai ka vazhduar  të jetë i përkushtuar ndaj çështjes shqiptare. Në vitin 1991 shoqëroi delegacionin amerikan që erdhi për çeljen e Ambasadës, amerikane në Tiranë. Veç të tjerash,  Frank Shkreli ka lobuar fort për Kosovën në fundin e viteve 90 dhe më tej për pavarësinë e saj në rrethet politike dhe legjislative amerikane. Me po atë pasion, falë lidhjeve me kongresistë dhe personalitete elitare amerikane ai vazhdon të kontribuojë gjithandej, të flasë dhe të shkruajë mbi ”Zërin e Almerikës”, mbi  aktualitetet politike, mediatike dhe diplomatike më të mprehta në Kosovë, Shqipëri, në Mal të Zi dhe gjetkë. Eshtë autor i disa librave dhe antar i Bordit të Nderit të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.

Pasardhësi i tij, Dr. Elez Biberaj filloi punën në shërbimin shqip si redaktor në dhjetor 1980, për t’u promovuar si shef i tij më 1989 dhe nga viti 2004 Drejtor  i Divizionit Euro-Aziatik.  Personalitet i spikatur shqiptaro-amerikan, i doktoruar nga i famshmi Columbia University, autor i disa librave në shqip dhe anglisht, promovues i vlerave dhe gazetarëve të rinj në Shqipëri, Kosovë dhe gjetkë. Veç të tjerash, shoqëroi Sekretarin e Shtetit, James Baker në vizitën historike në Tiranë në Qershor 1991. Ikonë e gazetarisë shqiptaro-amerikane, ” Nderi i Kombit” Elez Biberaj i ka qëndruar besnik të Vërtetës, parimi i tij udhëheqës, pa asnjë kusht dhe kompromis! Ai e ka shpjeguar bindshëm këtë fakt duke thënë se “ shumë shqiptarë në atë kohë e shikonin Zërin e Amerikës si të vetmen dritare shprese. Kolegët e mi dhe unë u angazhuam me gjithë shpirt për të përmbushur misionin e Zërit të Amerikës, t’u tregonim dëgjuesve të vëretën rreth shoqërisë së tyre dhe zhvillimet në botë, të nxisnim respektin për të drejtat e njeriut, të përhapnim lirinë dhe demokracinë, të nxisnim interesin amerikan në Ballkan dhe miqësinë tradicionale midis shqiptarëve dhe amerikanëve”.

Pas viteve 90, këto tradita i kanë çuar më tej ekipet e reja të gazetarëve të ardhur nga toka amë nën drejtimin e Dr. Elez Biberaj dhe pas vitit 2006 nga  zoti Arben Xhixho, pjestar i tij nga viti 1992. Barrë e rëndë për të, të drejtonte këtë shërbim mbas dy gjigandëve të përmendur më lart. Megjithatë, duke ecur i sigurt në gjurmët e e paraardhësve të tij emblematikë, me përvojën  e pasur tashmë mbi 35 vjeçare  si gazetar, reporter, folës, komentator me bashkëpuntorët e tij të përkushtuar, veç të tjerash,  Arben Xhixho ia ka dalë mbanë  të pasurojë më tej shërbimin shqip me  rubrika dhe lajme me tematika të larmishme në të gjitha rrafshet. Madje tani dhe në kushtet e  konkurrencës nga rrjetet e shumta mediatike kudo në trojet shqiptare, dixhitalizimit dhe sfidave të rrjeteve sociale. Dhe në mbi 15 vitet e fundit, nën kujdesin e tij janë përballuar sfida dhe vështirësi të një lloji tjetër tashmë “ demokratik”. Megjithatë, shërbimi shqip  ka mbetur i freskët, tërheqës, me vlera edukative dhe më i ndjekuri në trojet e banuara me shqiptarë.

Në vitet 60 – 70, sipas bashkëkohësve të tyre, kanë dhënë ndihmesën e tyre të vyer gazetarët, redaktorët dhe folësit e apasionuar të Shërbimit Shqip – zotërinjtë e ndjerë: Xhevat Kallajxhi, Talat Karagjozi, Jozef Paskali, Louis Prifti, Gaspër Kiçi, Ruzhdi Daca, Kleanthi Mimi, Lulë Vrioni dhe të tjerë me afate më të shkurtëra kohore, ku spikat ” Nderi i Kombit” i ndjeri Luigj Zanga. Më vonë punuan me po atë përkushtim gazetarët e shquar Gjon Kadeli, Idriz Lamaj, Gjen Gjonlekaj, Shaqir Salihu, Astrit Lulushi e të tjerë.

Pas viteve 90,  veçohet  gazetari i saj veteran për 3 dekada, Ilir Ikonomi, i cili ka kohë që lëvron fushën e historisë me botime intriguese mbi Konicën, Esat Pashë Toptanin, etj.

Gjatë kësaj periudhe, shërbimi shqip pati një risi të dukshme dhe të nevojshme: përfshirja e gazetareve që mund të konsiderohen ”ikona” të Zërit të Amerikës: Zamira Edwards, Isabella Çoçoli dhe Laura Konda; kjo e fundit trashëgimtare e denjë e çiftit të paharuar elitar të kulturës sonë, Drita&Drago Siliqi. Dhe pas përfundimit të misionit, ato kanë  kanë gdhendur personalitetin e tyre rrezatues  si aktiviste të shquara të komunitetit shqiptaro-amerikan.

Në këto vitet e fundit, shërbimi shqip ka vazhduar të ripërtërihet, sipas kritereve rigoroze profesionale me redaktorë, gazetarë/gazetare, folëse cilësore dhe specialistë të aftë në të gjitha aspektet. Këtu spikat Keida Kostreci, gazetare dinjitoze, me një përvojë të  lakmueshme mediatike në Shqipëri dhe prej 20 vitesh në Uashington; Keida i ka bërë vend vehtes dhe në elitën e komunitetit tonë në SHBA. Prej disa vitesh është integruar te ky shërbim Menana Zaimi, reportere,  moderatore dhe folëse e mirënjohur në disa televizione në Tiranë.  Disa muaj më parë atyre iu bashkua gazetarja e njohur Klementina Cenkollari; më e reja në moshë, por me 15 vite përvojë në tri televizione me emër në Tiranë, ku ka kaluar pothuajse të gjitha shkallët e ”hierarkisë” televizive. Kur ndjek Ditarin e sheh qartë ndërthurjen e harmonishme e kësaj trioje prestigjioze, ku Keida, Menada dhe Klementina rrezatojnë me finesë, seriozitet dhe kulturë të lartë vlerat, veçoritë, dhe personalitetin e tyre njerëzor dhe mediatik.

Natyrisht që arritjet e lartpërmendura në këto 30 vitet e fundit i dedikohen dhe ndihmesës së korrespondentëve të tij në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Falë këtyre cilësive aktorëve, faktorëve dhe përbërësve jetikë, Zëri i Amerikës në shqip vazhdon të shquhet për vërtetësinë e tij. Ai i përcjell lajmet  nga disa burime dhe nëpërmjet verifikimit në vend, të shoqëruara me pohimet dhe oponencën përkatëse, dhe pastaj dëgjuesi gjykon vetë. Kjo vërtetësi është realizuar dhe falë paanshmërisë së gazetarëve dhe drejtuesve të tyre, mungesës së konfliktit të interesit, qëndrimit larg pasioneve dhe zelleve partiake, etj.

Së fundi, aspekti tjetër cilësor që bën dallimin me organet e tjera mediatike është se mesazhet dhe lajmet aty shprehen dhe shqiptohen me një shqipe të pastër dhe të pasur, pa huazime të panevojshme, por dhe pa rënë në puritanzëëm gjuhësor. Këtë realitet  e ka pohuar edhe Mirela Milori, Zonjë e rrallë e ekranit tonë, e cila para disa vitesh  ka qenë pjesë e stafit të Shërbimit shqip në Uashington kur thotë se shërbimi shqip i Zërit të Amerikës është shkollë më vehte për përdorimin e saktë dhe pa ndërhyrje të gjuhës shqipe në të gjitha elementët e saj thelbësorë.  Kjo është me shumë rëndësi sidomos tani kur në gjuhën shqipe po “bëhet batërdia” duke e sakatosur nga çdo anë dhe ku fatkeqësisht edhe media po luan rol negativ.

Gjatë 35 viteve të fundit që e ndjek çdo ditë me vëmendje këtë shërbim dhe si njohës i gjuhësisë  kam parë se gazetarët dhe redaktorët e saj përdorin në vend të fjalëve të huaja mbi 300 fjalë shqipe, shembull i spikatur ky për gjithë median tonë.

/Argumentum.al

Related- Posts

Retrospektive Diplomatike

«Artikulli i Ambasadorit të Rusisë në Shqipëri për Ditën e Fitores»

9 Maj, 2026
Retrospektive Diplomatike

7 Prilli 1939 – 87 Vjet nga Pushtimi i Shqipërisë nga Italia Fashiste

7 Prill, 2026
Retrospektive Diplomatike

Shqipëria shënon 70-vjetorin e anëtarësimit në Kombet e Bashkuara

14 Dhjetor, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

A është tejet vonë për hyrjen e Europës në lojë, apo loja e vërtetë fillon tani?

13 Qershor, 2026

Dita e 14-të e protestave qytetare, mijëra qytetarë marshojnë në Tiranë: “Shqipëri e re”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”

13 Qershor, 2026

Shqiptarët u rebeluan,jo kundër flamingove, por kundër një epoke qeverisjeje denigruese

13 Qershor, 2026
The Japanese flag atop the Liberal Democratic Party (LDP) headquarters in Tokyo, Japan, on Monday, Sept. 8, 2025. Japan’s ruling party faces a tough decision over its future as it searches for a new leader to replace outgoing Prime Minister Shigeru Ishiba, stop the slide in its support at the polls and reassure investors. Photographer: Kiyoshi Ota/Bloomberg

CMG: Po jepet një tjetër sinjal i rrezikshëm për “rimilitarizimin” e Japonisë

13 Qershor, 2026

Ministria e Jashtme e Kinës kritikon dredhitë politike të Sekretarit të Mbrojtjes së Filipineve

13 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.