Për shkak të problematikave të ndryshme që mund të dalin si pasojë e masave të marrë për parandalimin e Covid-19, Policia e Shtetit ka vendosur edhe dy numra shtesë që janë 069 41 22 223 dhe 069 41 22 224.
Këto numra do të jenë në dispozicion duke filluar nga mesnata e sotme.
Njoftim i Policisë së Shtetit:
Drejtoria e Policisë Rrugore, duke filluar prej orës 22:00 të datës 13.03.2020 deri në përfundim të situatës emergjente, do vendosë dy numra shtesë 24/24, në dispozicion të qytetarëve për të telefonuar dhe konkretisht numrat:
069 41 22 223 dhe 069 41 22 224.
Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që në këto numra të telefonojnë vetëm ata që kanë emergjencë dhe problematikë që kërkon zgjidhje dhe jo të bllokojnë linjat duke telefonuar thjesht për informacion.
Edhe njëherë Policia e Shtetit gjen rastin të apelojë për të gjithë qytetarët që të zbatojnë në vijimësi çdo masë aktuale dhe masat shtesë që merren në varësi të zhvillimit të situatës, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.