Ka përfunduar pas gati dy orësh takimi i krerëve të partive opozitare në selinë blu. Në përfundim të mbledhjes, aleatët e Opozitës së Bashkuar kanë dalë me një qëndrim unanim, duke deklaruar se me Edi Ramën në krye të qeverisë, dëmtohet interesi kombëtar për nisjen e negociatave me Bashkimin Europian.
Sipas tyre, nëntë kushtet e vendosura nga Bundestagu për Shqipërinë, janë udhërrëfyesi që vendi ynë duhet të ndjekë pa vonesa, në mënyrë që të bindë vendet anëtare për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Europian.
Sakaq, aleatët e Opozitës së Bashkuak kanë ndarë të njëjtin mendim me kreun e PD-së, Lulzim Basha, se vendit i duhen zgjedhje të parakohshme për të patur një qeveri të re që udhëheq integrimin europian.