• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
27 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

  • POLITIKË

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

    Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

    Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

    Presidenti Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

    Miqtë e Ballkanit Perëndimor në Tiranë: Diplomacia parlamentare në mbështetje të integrimit evropian

    Nju Jork – Ministri Hoxha takim me Zëvendës-Ndihmës Sekretarin për Evropën Perëndimore: Shqipëri-SHBA, koordinim i vazhdueshëm për prioritetet e përbashkëta

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED
    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI
    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

    Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

    Kurti takon kongresistin amerikan Lawler, kritikon aktgjykimin e Speciales në Hagë

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Bota

Paqe e përjetëshme apo pritmëri…

18 Tetor, 2025
in Bota, FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Boshko Jakshiç-Osllobogjenje[i]

A do të fillojë Trumpi, i kënaqur që ndërpreu vrasjet në Gaza, t’i kthehet luftës në Ukrainë, rivalitetit me Kinën ose larjes së hesapeve me demokratët brenda shtëpisë, apo do të qëndrojë në Lindjen e Afërt në mënyrë që të fitojë çmimin Nobel të cilin e dëshiron aq shumë.

Lehtësimi i përzier me trishtimin erdhi pas 738 ditëve traume kolektive. Presidenti Donald Trump deklaroi në mënyrë ambicioze “agimin historik” në Lindjen e Mesme, ndërsa skeptikët, dhe të tillë ka shumë, konkludojnë se nga ndërprerja e zjarrit deri te paqa afatgjatë është një rrugë e gjatë.

Palestinezët nuk jetojnë më nën frikën e tonëve bomba dhe granata me të cilat Izraeli i ka përmbytur gjatë luftës më të gjatë, më të përgjakshme dhe më shkatrrimtare të konfliktit të tyre tetë dekadësh. U nisën nëpër Rripin e Gazës në një zhvendosje të re nëpër gërmadha në të cilat kanë gjetur vdekjen 67.000 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë. I’u gëzuan lirimit të 250 palestinezëve të cilët kryenin dënimet e përjetëshme nëpër burgjet izraelite dhe 1.700 robërve të luftës. Izraeli festoi lirimin 20 pengjeve të mbetur të Hamasit dhe trupat e katër të vdekuve gjatë kohës së robërisë, por ende pret 24 arkivolë.  Njëkohësisht kujtohet me dhimbje 7 tetori 2023, kur grupi militant palestinez masakroi 1.200 civilë të pafajshëm hebrej, gjë që ishte humbja më e madhe e jetëve të hebrejve në një ditë që nga koha e holokaustit, dhe mori peng 250 njerëz.

Trumpi, pas një varg përpjekjesh dhe negociatave indirekte arriti të bëjë paqen. Konvojët prej 600 kamionësh filluan të sjellin, me ritëm ditor, ndihmën humanitare. Njësitë e para të forcave mbrojtëse të Izraelit, nisën lëvizjen në kuadrin e tërheqjes me faza përgjatë vijës së verdhë, megjithëse ende kontrollojnë gjysmën e Rripit.

Në kundërshtim me dëshirat personale dhe ato të ekstremistëve të djathtë të koalicionit të tij, Benjamin Netanjahu nuk mundi më t’i kundërvihej aleatit të tij më të afërt strategjik. Hamasi i gërryer rëndë, lidershipi i të cilit është dhjetuar, ndërsa sistemi luftarak është zvogluar me 25.000 luftëtarë – afërsisht gjysma – ka kalkulimet e tij. Trumpi nuk humbi rastin të bënte spektakël duke shkuar në Izrael në mënyrë që në Kneset të argëtohej me dhjetra duartrokitje dhe të dëgjonte nga Netanjahu se është miku më i madh i Izraelit nga të gjithë presidnetët amerikane dhe se ka realizuar “diçka të çuditshme”. Palestinezëve në Gaza u tha se meritojnë paqen “pas dekadash horori”- me kushtin që të çlirohen nga “forcat e kaosit”.

Tone të ngjashme u dëgjuan edhe mbasi Trumpi nga Jeruzalemi udhëtoi për në qendrën egjyptiane të  pushimit Sharm el-Sheikh, ku e pritën për tri orë me radhë liderët e 20 vendeve të botës të mbledhur në ceremoninë  e nënshkrimit të paqes – në të cilën nuk morën pjesë zyrtarët e palëve në luftim. Gjithçka ishte organizuar për të kënaqur sedrën e paqebërësit të vetëshpallur më të madh të botës moderne.

Mbai humbi shumë miq dhe aleatë për shkak të Izraelit, Trumpi i krijoi vetes shansin të rithejë kredibilitetin personal dhe atë të ShBA-ve, por nuk duhet të lejojë që Netanjahu të manipulojë më me të, të minojë përsëri procesin paqesor dhe t’a pengojë, që nën justifikime të ndryshme, të vazhdojë të qëndrojë në Gaza. A do të fillojë Trumpi, i kënaqur që ndëpreu vrasjet në Gaza, t’i kthehet luftës në Ukrainë, rivalitetit me Kinën ose larjes së hesapeve me demokratët brenda shtëpisë, apo do të qëndrojë në Lindjen e Afërt në mënyrë që të fitojë çmimin Nobel që e dëshiron aq shumë?

Çfarë shkroi Trumpi në 20 pikat e tij? Shkurt: ndërperje e zjarrit, shkëmbimi i robërve dhe të burgosurve dhe fillimi i lejimit të dërgimit të ndihmës humanitare. Ofroi zgjidhje afatshkurtër dhe jo afatgjatë për të ardhmen e Gazes: formimin e Këshillit për paqen të formuar nga arabët, të cilët nuk kanë qënë asnjëherë të interesuar për palestinezët – dhe disa të huaj, mes të cilëve është edhe Toni Bleri. Trumpi mbajti për vete pozicionin komandues. Për palestinezët nuk ka vend.

Sa i sigurtë është plani i paqes? Analistët janë të prirur të interpetojnë se marrëveshja është plot me vrima të cilat të dyja palët do të mund t’i shfrytëzojnë në një rast të dhënë. Faza e tij e parë po realizohet, por shumë detaje nuk janë të sqaruar. Hamasi vlerëson se nuk ka marrë garanci të mjaftueshme se Izraeli nuk do të nisë operacione të reja pasi të kthehen pengjet. Plani nuk ofron përgjigje të qartë nëse dhe kur forcat izraelite do t’a lëshojnë Gazën. Hamasi pranoi të dorëzojë raketat, por jo të çarmatoset plotësisht. Asgjë në planin  e Trumpit nuk bën fjalë për hapjen e procesit paqesor të ndërprerë që në vitin  2014.

Kush do t’a rinovojë Gazën? Arabët e pasur, thotë Trumpi, do të japin me qindra miliardë dollarë. Ironia është se Izraeli ka shkatërruar çdo pëllëmbë të Rripit dhe askush nuk i kërkon të marrë pjesë në rekonstruksion. Nuk ka kompensime, nuk ka reparacione lufte.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë vetëm në mënyrë të mjegullt tha shkarazi se për shtetin paletsinez do të jetë e mundur të bisedohet diku në të ardhmen, gjë që është një lëshim që i bën kryeministrit izraelit i cili nuk heq dorë nga qëndrimi se shtet të Palestinës “nuk do të ketë kurrë”. Emocionet tani janë në kulm. Këto ditë nuk janë për planifikime strategjike por, ndoshta, është e qartë se marrëveshja mbi paqen nuk do të thotë automatikishte dhe fund i luftës në Gaza, megjithëse paralajmëron fillimin e erës së një faze shumë të ndërlikuar: formësimi i së ardhmes së enklavës paletsineze.

Netanjahu i humbi shumë shpejt simpatitë pas sulmit të Hamasit në jug të Izraelit. Në ndryshim nga luftërat e mëparshme, kur Perëndimi e mbronte njëzëri “të drejtën për t’u mbrojtur” të Izraelit, kësaj herë aleatët e deri para pak kohëve, si puna e Britanisë së Madhe, Francës, Kanadasë apo Australisë, zvogluan shitjen e armëve dhe njohën shtetin e Paletsinës. Dallgë demonstratash gjithandej nëpër Europë. Në kohën e sulmeve 47 përqind e amerikanëve të anketuar ishin për Izraelin, 20 përqind për palestinezët. Muajin e kaluar, anketimi i The New York Timesit dhe Univseritetit Siena tregojnë se kato shfra janë përmbysur: 30 është përqindja për paletinezët, 34 në anën e Izraelit. Megjithëse këto shifra nuk kanë për t’a ndryshuar situatën në terren, simbolika është e rëndësishme.

Opinioni publik izraelit do të kërkojë një përgjigje përse për shkakun e bllokadës mediatike nuk morën vesh shumë gjëra për krimet në Gaza. Kryeministri e ka humbur betejën  në rrjetet shoqërore. Ka kthyer kundër pjesën më të madhe të hebrejve në diasporë, ndërkohë që ka nisur një dallgë antisemitizmi te ata që janë të prirur të barazojnë Izraelin dhe popullin hebré me kryeministrin luftarak. Brenda vendit Netanjahu do të duhet të përballet me formimin e komisionit shtetëror për hetimin e rrethanave që lejuan masakrën e Hamasit gjë që e shokoi Izraelin në kohën kur qytetarët mendonin se ushtria e tyre ishte teknologjikisht më superiore dhe shërbimet e sigurisë garanatonin sigurinë.

Kryeministri, por edhe shefi i opozitës Naftali Benet, në Kneset falenderuan Trumpin, përmendën marrëveshjet e tij të Abrahamit, Arabinë Saudite dhe Sirinë, por jo palestinezët. Nuk ka patur genocid, nuk ka patur uri të qëllimshme. Disa nga deputetët më ekstremistë refuzuan të marrin pjesë në seancën ceremoniale duke sinjalizuar kësisoj se Netanjahu do të ketë probleme për të ruajtur koalicionin e sionistëve religjozë, nacionalistëve militantë dhe përfaqësuesve të Hebrejve ortodoksë. Zgjedhjeve të jashtëzakonshme vështirë se mund t’u mbijetojë sepse me kthimin e pengjeve ka shkaktuar zemërimin e atyre që pohonin se vazhdimi i luftës ishte më i çmuar se fati i të rrëmbyerve.

Izraeli do të duhet të përballet me një retrospektivë serioze: si ishte e mundur që vendi të zihej në befasi si arabët në muajin qershor të vitit 1967? Si shkoi kaq djathtas dhe lejoi që Netanjahu të jetë kryeministër me stazhin më të gjatë në histori dhe të udhëheqë qeverinë më të djathtë që nga lindja e shtetit të Izraelit në vitin 1948? Netanjahu ka tradhëtuar vendin e tij dhe popullin hebré. Për të është lëshuar urdhër arresti i Gjykatës ndërkombëtare penale. Izraeli si “shtet apartejd” është vënë në shtyllën e turpit si fillues i genocidit – gjë për të cilën bën fjalë OKB-ja, ndërsa procesi para Gjykatës ndërkombëtare të drejtëisë vazhdon ende. Izraelitët, për të bërë katarsisin e tyre, duhet t’a dërgjnë Netanjahun në Hagë.

Hamasin gjithashtu e presin pyetje të vështira. Grupi në fjalë gjithsesi mban përgjegjësi të madhe për sulmin për të cilin nuk dinin asgjë as aleatët e tyre dhe as udhëheqja politike në mërgim. Planifikuesit ushtarakë të këtij grupi luftarak duhet t’a merrnin me mend se përgjigja e Netanjahut do të ishte brutale. Hamasi gjithashtu e ka tradhëtuar popullin e tij, por ndoshta nuk do të duhet të shpjegojë përse liderët e tij luajtën me jetët e palestinezëve duke i përdorur ato si mburojë njerzore dhe u fshehën nëpër spitale, shkolla apo xhamì. Përse e pranoi armëpushimin në këmbim të tërheqjes së pjesëshme dhe jo të plotë të forcave izraelite? Përse e pranoi veton izraelite për shtatë palestinezët e dëgjuar që mbetën në burg? Grupi duhet të vendosë nëse do të mbetet lëvizje rezistence apo do të bëhet aktor politik i cili mund t’i bashkohet Organizatës për Çlirimin e Palestinës.

Pushteti rival i presidentit Mahmoud Abbas dhe Fatahu i tij për Bregun Perëndimor të pushtuar përballen me një test të ngjashëm. A është në gjendje pushteti, i akuzuar për korrupsion dhe joefikasitet, të reformohet seriozisht dhe të ndërtojë institucione të përbashkëta kombëtare, në mënyrë që një ditë, pa marrë parasysh kundërshtimin e Netanjahut, të marrë në drejtim Rripin e Gazës?

Zinxhiri i ngjarjeve të lidhura me luftën në Gaza e ka ndryshuar vërtetë Lindjen e Mesme. Izraeli i ka dhjetuar Hejzbollahët libanezë dhe për herë të parë në historinë e tij ka bërë një luftë 12-ditëshe me Iranin, gjë që kontrobuoi në dobësimin e aleatëve shiìtë të Teheranit dhe rënien e regjimit të Bashar el-Assadit. Të gjithë këto ishin qëllime të Netanjahut para 7 tetorit. Priste rastin për “asgjësim total” të Hamasit, premtim të cilin nuk e përmbushi.

Në ndryshim nga Trumpi, i cili flet për “paqe të përjetëshme”, skeptikët friëksohen se më pas do të vijë një tjetër makth – pas një pauze – dhe se paqe afatgjatë Top of Form nuk do të ketë derisa Izraeli të mos tërhiqet në kufinjtë e para luftës së vitit 1967, të mos ndërpresë okupimin e Bregut Perëndimor, Gazës dhe Jeruzalemit Lindor dhe të jetë dakord me formimin e shtetit të Palestinës. Mbështetja për një zgjidhje të tillë rritet, por është ende larg në horizont.

Pra, konflikti më i gjatë i botës moderne pret një erupsion të ri.

[i] https://www.oslobodjenje.ba/dosjei/kolumne/vjecni-mir-ili-samo-hudna-1083456/

/Argumentum.al

Related- Posts

FOKUS

27 Shtatori, Dita e Përkujtimit në Azerbajxhan: 44 ditët që ndryshuan Kaukazin Jugor

27 Shtator, 2026
Bota

Gjermani-Rusi, rikthehet dialogu pas 4 vitesh: Çfarë fshihet pas takimit Wadephul-Lavrov në OKB?

26 Shtator, 2026
Bota

Presidenti amerikan Donald Trump refuzon planin iranian për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

26 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Presidenti Vuçiç jep dorëheqjen në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

27 Shtator, 2026

27 Shtatori, Dita e Përkujtimit në Azerbajxhan: 44 ditët që ndryshuan Kaukazin Jugor

27 Shtator, 2026

Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

27 Shtator, 2026

Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

27 Shtator, 2026

Gjermani-Rusi, rikthehet dialogu pas 4 vitesh: Çfarë fshihet pas takimit Wadephul-Lavrov në OKB?

26 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.