Presidenti i Republikës Bajram Begaj përshëndeti sot vendimin e Komitetit të Ministrave për kalimin në Asamblenë Parlamentare të kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Në një postim në rrjetet sociale, Begaj uroi Kosovën për anëtarësim sa më të shpejtë në KiE.
“Përshëndes vendimin e Komitetit të Ministrave, për kalimin në Asamblenë Parlamentare të kërkesës legjitime të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Urime Kosovë dhe sa më shpejt anëtare me të drejta të plota në KiE!”, shkroi Begaj.
Kërkesa e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës u miratua me 33 vota, nga 31 vota të nevojshme, për t’u shqyrtuar nga Asambleja Parlamentare.