• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
6 Nëntor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: Projektbuxheti 2027 forcon konsolidimin fiskal dhe krijon hapësira për investime

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

  • POLITIKË

    Rama: Progresraporti i KE-së përcakton një rrugëtim të ri, fati europian i Shqipërisë është në duart tona

    Paketa e Zgjerimit 2026/ Shqipëria vlerësohet për përparimin në negociata, objektivi mbetet viti 2027

    epa09044890 Albania Prime Minister Edi Rama during a joint press conference after an EU - Albania Association Council meeting in Brussels, Belgium, 01 March 2021.  EPA/JOHN THYS / POOL

    Kryeministri Rama: Shqipëria merr vlerësimin më të lartë ndonjëherë në raportin e progresit të Komisionit Europian

    Rama në Bruksel: Negociatat me BE-në synohen të përmbyllen në fund të vitit 2027, ndërsa anëtarësimi në 2030 mbetet i pasigurt

    Erion Veliaj publikon letër nga burgu, akuzon Ramën për presion politik

    Ministri Hoxha: Përmbyllja e negociatave me BE-në deri në dhjetor 2027, prioritet i diplomacisë shqiptare

    Presidenti Begaj dekreton ligjin për ndarjen e re territoriale, numri i bashkive reduktohet nga 61 në 46

    Dy protesta në Tiranë, studentët dhe PD në rrugë kundër qeverisë Rama

    Diella 4.0, asistenti digjital i e-Albania, kalon në veprim: Shërbimet publike me një komandë zanore

  • SOCIALE / KULTURË

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Albin Kurti kritikon BE-në pas publikimit të raportit: Kosova ende pa status kandidat, pavarësisht progresit të arritur

    Bërvenicë: Arkin Jahiji i AKI-së fiton zgjedhjet, mposht kandidatin e VMRO-DPMNE-së me 265 vota diferencë

    Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Vetëvendosje nuk është pas tyre

    Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

    Kosovë-Gjermani: Forumi Ekonomik, investimet dhe tregtia

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Highlights

Presidenti Begaj në Kosovë: “Vij në shtëpi dhe në shtëpinë e shqiptarisë si bir e vëlla, aty ku shtëpia është e mikut dhe Zotit”

15 Gusht, 2022
in Highlights, POLITIKË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Republikes, Bajram Begaj nis vizitën zyrtare në Kosovë. Vizita e Presidentit Begaj, e para që pas zgjedhjes së tij në krye të shtetit.

Presidenti Bajram Begaj, në një deklaratë të përbashkët për shtyp pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, vlerësoi qëndrimin e Kosovës për vazhdimin e dialogut me Serbinë, si e vetmja mënyrë që të bëhet e qartë se realiteti i Kosovës së pavarur është i pakthyeshëm dhe i pandryshueshëm.

“Formula e zgjidhjes së dialogut Serbi-Kosovë, e shprehur nga Presidenti Biden, si ‘marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve, e fokusuar në njohjen reciproke’, apo qëndrimi i ripërsëritur i Kancelarit Gjerman Scholz se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia është kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE – janë inkurajuese në përpjekjet tona që rezultati përfundimtar të jetë një Marrëveshje e detyrueshme ligjore, që përcakton qartësisht njohjen e ndërsjellë, anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe BE, si dhe trajtim të drejtë të minoriteteve, konform Kushtetutës së Kosovës”, tha ai.

Po ashtu, Begaj tha se “asnjë raport i trilluar që tenton të njollosë gjakun dhe vetëflijimin e shqiptarëve në mbrojtje të lirisë, flamurit dhe identitetit kombëtar nuk do të arrijë kurrë të zbehë këtë trashëgimi të lavdishme”.

“Ibrahim Rugova ishte një udhëheqës vizionar e qëndrestar dhe themelues i pavarësisë së Kosovës. Vizioni i tij është shembull frymëzimi për të gjithë politikanët në Kosovë dhe në Shqipëri. UÇK-ja përbën një faqe të ndritur të historisë sonë të përbashkët, që bën krenar çdo shqiptar”, shtoi ai.

Begaj tha se “Kosova dhe Shqipëria, jo vetëm gëzojnë këtë lidhje të pazgjidhshme vëllazërore e strategjike, por edhe të njëjtin vizion dhe aspirata, të ardhmen në Bashkimin Evropian dhe në NATO”.

“Reformat integruese,për forcimin dhe demokratizimin e institucioneve, ndërtimin e shtetit ligjor, konsolidimin e ekonomisë së tregut nga njëra anë  dhe një perspektivë e besueshme evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor, nga ana tjetër, mbeten thelbësore për të siguruar stabilitetin rajonal, për të mbështetur mirëqenien dhe paqen në rajonin tonë”, shtoi ai.

Begaj tha se “hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian është një arritje e shumëpritur dhe një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, por edhe për Kosovën dhe gjithë rajonin”.

Po ashtu, ai theksoi se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një premtim i vonuar dhe një e drejtë që ata duhet ta gëzojnë si të gjithë qytetarët e tjerë të rajonit.

Fjalimi i plotë:

Vij në shtëpi dhe në shtëpinë e shqiptarisë si bir e vëlla, mes bijve të kësaj toke krenare dhe vëllezërve të të njëjtit identitet, aty ku shtëpia është e mikut dhe Zotit. E dashur Vjosa, faleminderit për pritjen e ngrohtë, vëllazërore, si dhe bisedën që zhvilluam sot me shkëmbime idesh, pikëpamjesh, qëndrimesh dhe vizioni për dy vendet tona!

Jam i nderuar të jem në Prishtinë, në vizitën time të parë si President– dhe kjo jo thjesht në respekt të traditës, por si një simbolikë e natyrshme, që mishëron lidhjen tonë të pandashme dhe të pandryshueshme – e vulosur nga historia, gjuha jonë e përbashkët dhe heronjtë tanë ndër shekuj.  Dy dialekte dhe një gjuhë, dy Republika dhe një komb, kjo është harta jonë e përbashkët patriotike me destinacion Brukselin dhe bashkimin tonë në aleancën EuroAtlantike.

Së bashku fituam luftën, bashkë duhet të luftojmë për të ruajtur paqen. Ky është amaneti dhe trashëgimia solemne e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit; e Ibrahim Rugovës dhe Adem Jasharit; e çdo luftëtari të UÇK-së, e çdo kulm-kulle në çdo pëllëmbë të kësaj toke që quhet Republika e Kosovës.

Ibrahim Rugova ishte një udhëheqës vizionar e qëndrestar dhe themelues i pavarësisë së Kosovës. Vizioni i tij është shembull frymëzimi për të gjithë politikanët në Kosovë dhe në Shqipëri.

UÇK-ja përbën një faqe të ndritur të historisë sonë të përbashkët, që bën krenar çdo shqiptar.

Asnjë raport i trilluar që tenton të njollosë gjakun dhe vetëflijimin e shqiptarëve në mbrojtje të lirisë, flamurit dhe identitetit kombëtar nuk do të arrijë kurrë të zbehë këtë trashëgimi të lavdishme.

Ndamë sot të njëjtin qëndrim me Presidenten Osmani se Kosova dhe Shqipëria, jo vetëm gëzojnë këtë lidhje të pazgjidhshme vëllazërore e strategjike, por edhe të njëjtin vizion dhe aspirata, të ardhmen në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Reformat integruese, – për forcimin dhe demokratizimin e institucioneve, ndërtimin e shtetit ligjor, konsolidimin e ekonomisë së tregut – nga njëra anë – dhe një perspektivë e besueshme evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor, – nga ana tjetër – , mbeten thelbësore për të siguruar stabilitetin rajonal, për të mbështetur mirëqenien dhe paqen në rajonin tonë.

Hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian është një arritje e shumëpritur dhe një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, por edhe për Kosovën dhe gjithë rajonin.

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një premtim i vonuar dhe një e drejtë që ata duhet ta gëzojnë si të gjithë qytetarët e tjerë të rajonit, për të cilën unë e sigurova Presidenten Osmani se Shqipëria do të vijojë mbështetjen e saj për përmbylljen me lajm pozitiv, sa më parë të jetë e mundur.

Shqipëria mbështet fuqimisht anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe vlerëson se NATO mbetet një garant i paqes në rajon dhe aleat strategjik i Kosovës dhe Shqipërisë. Ne mbështesim anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe vlerësojmë se aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës ishte vendimi i duhur. E sigurova presidenten Osmani se gjatë mandatit në Këshillin e Sigurimit dhe si anëtare e OKB-së, Shqipëria do të jetë zëdhënëse e interesave të Kosovës, përforcuese e zërit të saj, në promovimin e shtetit të pavarur të Kosovës, pakthyeshmërinë e këtij fakti, njohjet e reja dhe rrugëtimin e saj euro-atlantik.

Lufta në Ukrainë na tregon edhe një herë se paqja është delikate dhe si asnjëherë më parë bota përballet me kërcënime të reja. Siguria kombëtare, pavarësia energjitike, siguria ushqimore, pandemitë, siguria kibernetike, rezervat ujore etj., janë fusha me rëndësi prioritare dhe që më shumë se kurrë kërkojnë bashkëpunim të shtuar.

Përshëndes maturinë e shtetit të Kosovës në përballimin e krizës se 31 korrikut dhe mbështes plotësisht të drejtën e saj legjitime për shtrirjen e autoritetit dhe vendosjen e sundimit të ligjit në veri të vendit, në bashkëpunim me partnerët tanë ShBA-në dhe BE-në. Vlerësoj qëndrimin e Presidentes dhe qeverisë së Kosovës në vazhdimin e dialogut me Serbinë, si e vetmja mënyrë që të bëhet e qartë se realiteti i Kosovës së pavarur është i pakthyeshëm dhe i pandryshueshëm.

Formula e zgjidhjes së dialogut Serbi-Kosovë, e shprehur nga Presidenti Biden, si “marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve, e fokusuar në njohjen reciproke”, apo qëndrimi i ripërsëritur i Kancelarit Gjerman Scholz se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia është kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE – janë inkurajuese në përpjekjet tona që rezultati përfundimtar të jetë një Marrëveshje e detyrueshme ligjore, që përcakton qartësisht njohjen e ndërsjellë, anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe BE, si dhe trajtim të drejtë të minoriteteve, konform Kushtetutës së Kosovës.

Kosova dhe Shqipëria janë dhe duhet të mbeten faktorë stabiliteti në rajon dhe vende kontribuuese të rëndësishme për sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Bashkëpunimi dhe bashkërendimi i politikave dhe veprimeve të gjitha institucioneve tona duhet të jetë një objektiv i qëndrueshëm dhe parësor, pasi kështu krijojmë të gjitha premisat që faktori shqiptar të konsolidohet si faktor strategjik dhe faktor stabiliteti në rajon.

Vlerësuam se bashkëpunimi i shkëlqyer midis shteteve, qeverive dhe institucioneve tona në kuadër të mbledhjeve të përbashkëta, bashkëpunimit ndërparlamentar apo në kuadër më të gjerë ndërinstitucional, duhet të vijohet me punë intensive dhe të matshme për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve.

Të dy vendet duhet të vijojnë përpjekjet për të shfrytëzuar maksimalisht potencialet tona ekononomike. Hapat e ndërmarra tashmë në lehtësimin e qarkullimit ndërkufitar për njerëzit, mallrat, shërbimet dhe kapitalin (si heqja e kontrollove kufitare për periudhën e verës, marrëveshja për qëndrimin e përkohshëm 5 vjeçar), apo projektet për ndërtimin e portit në Porto-Romano, Portit të Thatë në Prishtinë dhe lidhja e tyre me hekurudhën Durrës-Tiranë janë hapat e duhur, në drejtimin e duhur si investime prioritare, që jo vetëm do të forcojnë pozitat strategjike të dy vendeve tona në rajon, por edhe do t’i japin një impuls të ri e të nevojshëm bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve.

Në këtë kontekst, ne duhet të përfitojmë nga proceset dhe mekanizmat integruese evropiane apo rajonale, për të materializuar projektet tona të përbashkëta. Një aspekt shumë i rëndësishëm i bashkëpunimit dypalësh, por që kërkon kultivimin e vazhdueshëm nga të gjithë ne është ai në fushën e arsimit dhe kulturës. Projekti madhor mbarëkombëtar për hartimin e Enciklopedisë Shqiptare do të përbëjë një gur kilometrik në promovimin ndërkombëtar të identitetit kombëtar, të gjuhës, kulturës, trashëgimisë dhe historisë sonë kombëtare.

Vetëm një qasje përbashkuese, e mbështetur në politika të mirë-planifikuara e afatgjata do të mundësojë që brezat e rinj shqiptarë, kudo ku ndodhen: në Shqipëri, Kosovë, rajon, diasporë e kudo tjetër të rriten dhe arsimohen me vetëdijen e pangatërrueshme se i përkasin të njëjtit trung kombëtar. Përfundoj, duke theksuar se për vendimmarrje jetike në procese historike dhe të një rëndësie mbarëshqiptare, ne duhet të jemi të gjithë bashkë dhe të ecim përpara me urtësi e maturi në mbrojtje të interesave tona, të qytetarëve tanë dhe në mbrojtje të paqes në rajon.

/Argumentum.al

Related- Posts

JO VETEM LAJM

Pete Hegseth, “kurbani” i parë politik i humbjes së Trump? Lufta në Iran e vendos sekretarin e Mbrojtjes në shënjestër

5 Nëntor, 2026
POLITIKË

Rama: Progresraporti i KE-së përcakton një rrugëtim të ri, fati europian i Shqipërisë është në duart tona

5 Nëntor, 2026
FOKUS

Evropa rishikon hartën e zgjerimit: Kush po afrohet dhe kush po mbetet pas?

4 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Cilat do të jenë pasojat për Trumpin, ShBA-të dhe botën pas rrënimit zgjedhor të republikanëve

5 Nëntor, 2026

Lufta pa fronte: Si po ndryshon natyra e konflikteve dhe siguria globale

5 Nëntor, 2026

Pete Hegseth, “kurbani” i parë politik i humbjes së Trump? Lufta në Iran e vendos sekretarin e Mbrojtjes në shënjestër

5 Nëntor, 2026

Rama: Progresraporti i KE-së përcakton një rrugëtim të ri, fati europian i Shqipërisë është në duart tona

5 Nëntor, 2026

J.D. Vance: Humbja e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit lidhet me luftën dhe pakënaqësinë e votuesve ndaj politikës së Trump

5 Nëntor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.