Jorgji Kote është dekoruar me titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.
Me një karrierë të pasur në ekonomi dhe diplomaci, Kote është vlerësuar me titullin e lartë për kontributin dhe impenjimin që ka demonstruar në të gjitha detyrat e larta që i janë besuar.
Ai është autor i 500 shkrimeve në shtypin e përgjithshëm mbi aktualitetin politik dhe diplomatic teksa ka botuar dhe 6 libra që janë pritur me vlerësime brenda dhe jashtë vendit.
Kote e filloi karrierën 23 vjecc si mësues anglishteje, për tu bërë më pas përkthyes pranë Ministrisë së Tregtisë së Jashtme, teksa pas studimeve në Fakultetin e Ekonomisë u bë student i parë që u dërgua në vitin 1987 për studime pasuniversitare në Vjenë.
Ai kontribuoi në proceset e para demokratike në Shqipëri nga privatizimi tek format e reja të tregut.
Në fjalën e tij përshëndetëse Z. Kote falendëroi Presidentin Meta, e të gjithë të pranishmit, personalitete të fushave të ndryshme, si diplomate, përkthyes, gazetare etj.
/Argumentum.al